Moncef Marzouki, president i Tunizisë nga 2011 në 2014, ka qendisur një analizë ku parashikon, ashtu si unë, rënien e Islamizmit. Po citoj nga një shkurtim dhe përkthim i MiddleEastEye.net prej origjinalit në arabisht që është botuar në Aljazeera.net.
Ish-presidenti i Tunizisë, Moncef Marzouki, ka dalë këtu në Këshillin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në shtator 2013, parashikon se rënia e Islamizmit është shumë afër. |
Marzouki, një aktivist liberal i të drejtave të njeriut, që u kthye nga mërgimi pas revoltës popullore që rrëzoi diktatorin Zine El Abidine Ben Ali, u bë President në bazë të një marrëveshje koalicioni, pas zgjedhjeve të para të lira parlamentare, në Tunizi, në 11 tetor. Ai drejtoi një qeveri ku shumicën e kishte partia islamiste Ennahda. "Nuk kemi të njëjtat pikëpamje për të drejtat e grave, të drejtat e njeriut, e kështu me radhë", u ankua ai në revistën "Time", në 2012.
Këtë artikull. Marzouki e fillon duke vendosur Islamizmin në kontekst me tre "izma" të tjerë: nacionalizmin, pan-Arabizmin, dhe komunizmin, të cilat kanë shënuar të gjitha rënie. Sot, shkruan ai, "do të shohim së shpejti rënien e valës së katër, Islamizmin, pasi qemë dëshmitarë të zanafillës së tij në fillim të viteve 1970, dhe që arriti kulmin në fund të viteve 1990".
Ashtu si izmat e tjera, "Islamizmi u zgjerua si rezultat i dëshirës së shoqërisë për të zgjidhur disa, në mos të gjitha, problemet e saj". Sot, "pyetje të vështira" po bëhen: "A i keni përmbushur premtimet tuaja? A i përligjët shpresat e mëdha që u varën te ju? Çfarë fituat në fund të fundit?"
Ai vë në dukje arritjet reklamuara islamiste por i përçmon ato, duke na kujtuar se Bashkimi Sovietik "shihej si një fuqi që do të ishte këtu edhe për një mijë vjet të tjera", mirëpo, në fakt, "u rrëzua si të ishte prej kartoni, ndonëse gradualisht, por pak njerëz e parashikuan këtë. Kjo është pikërisht ajo që po ndodh sot për sa i përket rrymës islamiste".
Shumica e partive Islamiste e dalin nga rruga dhe "shndërrohen në parti të krahut të djathtë në kërkim të një vendi në pushtet", pa e vrarë mendjen për moral apo parim". Islamistët "përdorin ideologjinë si mbulesë për të fshehur një tirani që është.... shtypëse dhe e korruptuar".
Marzouki i quan shumicën e grupeve të armatosura islamiste si "fatkeqësia më e madhe bashkëkohore me të cilin përballen, jo vetëm kombet arabe e muslimane - por edhe vetë Islami... Në sajë të tyre, e gjithë bota na sheh si një komb që nuk kemi asgjë për të dhënë përveçse të pjellin terrorizëm. Na perceptojnë si një kërcënim për pjesën tjetër të botës".
Në një op-ed të vitit 2013, vura në dukje se lëvizjet islamiste janë duke u bërë gjithnjë më të përçara përveçse sektare, sipas vijave ideologjike, politike dhe taktike (të cilat më pas i kam diskutuar shumë më në detaje këtu). "Nëse kjo prirje copëzimi do të vazhdojë, lëvizja islamiste i ka ditët e numëruara, ashtu si fashizmi dhe komunizmi", kam shkruar unë, "duke përfunduar asgjë më shumë sesa një kërcënim civilizional që mund të shkaktojë dëme, por që kurrë nuk do të triumfojë".