Daniel J Pipes

Shkoni në Faqen për Celular

Daniel Pipes – Një biografi e shkurtër

Daniel Pipes (Deniëll Pajps), historian, është presidenti i Forumit të Lindjes së Mesme (Middle East Forum). Ish-zyrtar në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe në atë të Drejtësisë, ai ka dhënë mësim në Universitetin e Çikagos, Harvard, Pepperdine, si dhe në Kolegjin e Luftës Detare në SHBA (U.S. Naval War College).

Z. Pipes ka shkruar gjashtëmbëdhjetë libra. Kolona e tij e përdyjavshme botohet në The Washington Times, National Review, dhe gazeta të tjera. Vëmendja e tij është aktualisht e përqendruar te përmbysjet politike në Lindjen e Mesme. Mund ta ndiqni në Tuitër si @DanielPipes.

Faqja e tij e internetit, DanielPipes.org, me një arkiv të shkrimeve dhe daljeve të tij në media, shënon 70 milion faqe të vizituara që nga themelimi në vitin 2000. Më shumë se 11,000 përkthime të shkrimeve të tij janë botuar në 37 gjuhë.

Të dy presidentët Bush e kanë emëruar Z. Pipes në pozita të qeverisë federale të SHBA-së. Al-Kaida e ftoi që të konvertohej në Islam, Senatori Edward M. Kennedy e futi në listën e zezë, dhe Edward Said e cilësoi me epitetin që urrente më shumë – një "Orientalist".

Forumi i Lindjes së Mesme (MEForum.org) është një organizatë e pavarur, jofitimprurëse me një buxhet vjetor 4 milion dollarë, e përkushtuar për të promovuar interesat amerikane. Ajo prodhon srudime, sponorizon projekte aktiviste, dhe krijon fonde për të ndihmuar studjuesit dhe të gjithë ata që punojnë për të njëjtin mision si kjo organizatë.

Të gjitha materialet në këtë faqe ©1968 -2024 Daniel Pipes.