Kush është armiku? Kanë kaluar mbi 15 vjet që prej 11 Shtatorit dhe kjo pyetje themelore vazhdon të bezdisë. Përgjigje të shquara kanë treguar me gisht keqbërësit, ekstremistët e dhunshëm, myslimanët, dhe islamistët.
Për të ofruar një shembull sesi nuk i duhet përgjigjur kësaj pyetje, administrata Obama organizoi Grupin e Punës për t'iu Kundërpërgjigjur Ekstremizmit të Dhunshëm (CVE) në 2010 dhe përfshiu pjesëmarrës që prodhuan xhevahire të tilla si: "Xhihadi si luftë e shenjtë është shpikje europiane", kthimi i kalifatit është "i pashmangshëm", Sharia (E drejta Islamike) është "keqkuptuar" dhe se "terrorizëm islamik është një kontradiktë në vetëvete ... sepse terrorizmi për nga përcaktimi nuk mund të jetë islamik". Rezultati? Grupi prodhoi një propagandë që në fakt ndihmon armikun (pa emër).
Si nuk duhet bërë: Samiti i Shtëpisë së Bardhë për t'iu Kundërpërgjigjur Ekstremizmit të Dhunshëm, me protagonist kryesor, Barack Obama. |
Në kontrast me këtë, Donald Trump mbajti një fjalim të fuqishëm në gusht 2016 se si ai, si President, do ta "Bënte Amerikën të Sigurt Përsëri". Aty, ai premtoi se një nga aktet e mira të para si President do të jetë krijimi i një komisioni për Islamin radikal. Shënim: ai tha Islami radikal, jo ndonjë eufemizëm si ekstremizmi i dhunshëm.
Qëllimi i atij komisioni, tha ai, "do të jetë që të identifikojë dhe shpjegojë për popullin amerikan bindjet dhe besimet themelore të Islamit radikal, për të indentifikuar shenjta paralajmëruese të radikalizimit, dhe për të zbuluar rrjetet në shoqërinë tonë që mbështesin radikalizimin". Komisioni "do të përfshijë zëra reformues në komunitetin myslimn" me synimin "për të zhvilluar protokolle të reja për oficerët e policisë lokale, hetuesit federal, dhe kontrolluesit e emigracionit".
Donald Trump duke folur, në 15 gusht 2016, për nevojën e një komisioni për Islamin radikal. |
Në 2 shkurt, Reuters raportoi se, në përputhje me deklaratën e tij të gushtit, Administrata Trump "dëshironte të riformatonte me një emër të ri" përpjekjen e vjetër të CVE-së nga Obama për ta përqendruar tërësisht mbi Islamizmin. Asgjë nuk e simbolizon më shumë këtë ndryshim, sesa fakti që emri Kundërpërgjigje Ekstremizmit të Dhunshëm do të ndërrohet me "Kundërpërgjigje Ekstremizmit Radikal Islamik" (apo diçka e ngjashme).
Për ta shfrytëzuar në maksimum këtë mundësi historike, Forumi i Lindjes së Mesme ka qëndisur një plan gjithëpërfshirës për një Komision të Shtëpisë së Bardhë për Islamin Radikal që ta përdorë aministrata. Ja një përmbledhje e mënyrës se si e mendojmë që duhet të punojë komisioni për të sjellë ndryshime:
Struktura. Që të jetë i suksesshëm, të gjithë anëtarët e tij duhet të zgjidhen nga presidenti. Shumë komisione kanë përfshirë ideologji dhe agjenda kundërshtuese, duke na gostitur me salçiçe të tilla si raporte vetëkundërshtuese që mërzisin administratën dhe përfundojnë në koshin e plehrave. Gjithashtu, duke nxjerrë mësime nga vështirësitë e Komisionit Tower, që nuk kishte fuqi të mjaftueshme, dhe precedentit të Komisionit të Ishullit Tre Milje, të cilit nuk i mungonin, ky komision i ri ka nevojë për fuqinë që të marrë në shqyrtim dokumente, të detyrojë dhënien e dëshmive, si dhe të ofrojë imunitet.
Një tjetër mënyrë se si nuk duhet bërë: Ronald Reagan dhe raporti i Komisionit të Tower. |
Personeli. Komisioni duhet të përfshijë një përzjerje ekspertësh të dhunës politike dhe Islamit radikal, si dhe zyrtarë të zgjedhur, përfaqësues të forcave të rendit, të ushtrisë, të komuniteteve të inteligjencës dhe diplomacisë, specialistë të teknologjisë, reformatorë myslimanë (si ka këmbëngulur presidenti), dhe viktima të Islamit radikal. Ai duhet të përfshijë lidhje me ata që në fund të fundit do të zbatojnë rekomandimet e komisionit: sekretarët e departamenteve të Shtetit, Mbrojtjes, Sigurisë Kombëtare, Prokurori i Përgjithshëm, dhe drejtori i CIA-s.
Mandati. Komisioni duhet të zgjerojë më tej përkushtimin e Presidentit Trump për të shpjeguar bindjet themelore të Islamistëve (për shembull zbatimin e plotë dhe të ashpër të Sherihatit), për të demaskuar rrjetet e tyre, dhe për të zhvilluar protokolle të reja për forcat e rendit. Më tej, duhet të marrë në shqyrtim se ku i gjejnë burimet Islamistët dhe se si mund të ndërpriten; të gjejë mënyrën se si t'ua ndërpresë përdorimin e internetit; të ofrojë ndryshime për praktikat e emigracionit; dhe të vlerësojë se si korrektesa politike pengon një vlerësim të ndershëm të Islamit radikal.
Zbatimi. Që puna e komisionit të ketë rëndësi duhet të koordinohet me agjensitë federale për të mbledhur të dhëna dhe për të hartuar rekomandime, të hartojë urdhra ekzekutivë dhe legjislacione, të sigurojë dokumente mbështetëse, të përgatisë kërkesa për propozime, të skicojnë kujtesa për pushtetin shtetëror dhe lokal, të rekomandojnë personelin, dhe të llogarisin buxhetet. Së fundi, komisioni duhet të jetë i përgatitur që raportet e tij mund të përdoren si dëshmi në procedime penale, si ka qenë rasti shpesh në të kaluarën (për shembull me Komisionet Warren, Rogers, dhe Tower).
Synimi i përgjithshëm i Komisionit të Shtëpisë së Bardhë për Islamin Radikal duhet të bashkojë amerikanët rreth një kuptimi të përbashkët të natyrës së armikut, mënyrës se si mund të mposhtet armiku, dhe detajeve për arritjen e këtij qëllimi.
Ndoshta ky do të ishte fillimi i procesit shumë të vonuar të fitimit të një lufte që ka hyrë tepër thellë e është zgjatur shumë. Shtetet e Bashkuara kanë të gjitha epërsitë ekonomike dhe ushtarake; u mungojnë vetëm një politikë dhe një strategji, të cilat administrata e re, duke u mbështetur në një komisioni të dorës së parë, mund t'i ofrojë më në fund.
Daniel Pipes (DanielPipes.org, @DanielPipes) është president i Forumit të Lindjes së Mesme. Christopher C. Hull (IssueManagement.net, @ChristopherHull) është President i Issue Management, Inc.