Titulli në WT: "'Jo nënshtrim ndaj Islamit': Viktor Orbán rreshton synime të qarta konservatore për Hungarinë"
BUDAPEST – Asnjë kryetar qeverie europiane i afrohet për nga mënyra sesi flet kryeministrit të Hungraisë, Viktor Orbán. Për shembull, kur ai foli së fundi për të ndërtuar në Hungari "themelet e një rendi kushtetues mbi themelet kombëtare dhe të krishtera", pra duke shmangur një të ardhme në të cilën "e gjithë Europa i është... nënshtruar Islamit".
Kjo, e thënë shkurtimisht, është rrëmuja që ka shkatuar 55-vjeçari Orbán, dhe partia e tij Fidesz. Ai rreshton synime qartësisht konservatore (apo në terminologjinë e tij "iliberale") që mbrojnë "mënyrat e jetës që burojnë nga kultura e krishterë" dhe që hedhin poshtë ndikimin mysliman. Duke bërë këtë, Orbán ka sabotuar një konsensus të mbarë kontinentit dhe ka inkurajuar votuesit në Poloni, Austri, Itali dhe Gjermani që t'i bëjnë qendresë migrimit të mëtejshëm të pakontrolluar.
Fidesz ka kontoll të thellë mbi shoqërinë hungareze. |
Sigurisht, media perëndimore i është përgjigjur këtij presupozimi me kriticizëm të pandalshëm. Një pjesë e kritikave janë të merituara, si për shembull rrëmbimi nga qeveria e pothuajse të gjithë medias, presioni i saj mbi OJQ-të armiqësore, kufizimi i pavarësisë gjyqësore, korrupsioni dhe politikat e saj pro-Putinit. Një bashkëbisedues, gjatë vizitës sime të fundit në Hungari, e krahasoi me alarm kontrollin e thellë të Fideszit, në shoqëri, me atë të Partisë Komuniste, gjatë erës sovietike (1944-89).
Mirëpo, kritika të tjera ndaj qeverisë janë të tepruara dhe të padrejta. Po, hebrenjtë lokalë ankohen se ka një rritje të armiqësisë, mirëpo incidentet antisemitike kanë rënë dhe Hungaria është vendi më i sigurtë në Europë, në publik, për hebrenjtë që praktikojnë fenë. Orbán, me të drejtë argumenton se leja për të hyrë e një numri kaq të madh mëguesish myslimanë antisemitë është në fakt rreziku i vërtetë ndaj hebrejve. Sulmet e tij intensive kundër George Sorosit, një anti-zionisti dhe hebreu aspak bindës, nuk janë më anti-Semite sesa, fjala vjen, sulmet nga David Horowitz or Black Cube. Hungaria ka marrëdhëniet më të mira në Europë me Izraelin.
Duke kontrast të dukshëm me gjendjen në Perëndim, institucionet hebreje veprojnë lirisht në Budapest ndërsa "Amnesty International" është e detyruar "të fshihet pas një dere të rëndë, mbrojtëse metalike".
Shumë gra myslimane frekuentojnë Lumin e Danubit, në Budapest. |
Jo se qeveria është animyslimane. Vërtet që Orbán ka dënuar mërguesit e paligjshëm, "jo si refugjatë po një forcë pushtuese myslimane" dhe ka shprehur mendimin se "numra të mëdhenj myslimanësh do të krijojnë në mënyrë të pashmangshme shoqëri paralele, sepse komunitetet e krishtera dhe myslimane nuk do të bashkohen kurrë". Myslimanët që zbatojnë rregullat, nga ana tjetër, janë të mirëpritur.
Turistët myslimanë, që vizitojnë Hungarinë, janë të shumtë, sa që një shëtitje përgjatë Lumit të Danubit, në Budapest e dëshmon këtë më së miri. Edhe vizat me qendrim afatgjatë janë të mundshme. Gjatë katër viteve, 2013-17, qeveria Fidesz ka ofruar "bonde strehimi" për shitje me çmim rreth €350,000 (400,000 dollarë amerikanë), në shkëmbim të të cilave, çdokush, përfshi edhe myzlimanët mund të pajisen me pasaporta hungareze. Një program bursash, i quajtur Stipendium Hungaricum ka mirëpritur rreth 20,000 studentë, sidomos myslimanë nga Turqia, Libani, Emiratet, dhe Indonezia.
Emigrantët myslimanë kanë role të dukshme në veprimtari të larmirshme ekonomike: mjekësi, inxhinieri, prona të patundshme, shkëmbim parash, restorante, dhe dyqane buke apo pastiçeri. Një artist turk, Can Togay, ka skicuar memorialin tronditës të Holokaustit në Budapest "Këpucët në Bregun e Danubit".
Memoriali "Këpucët në Bregun e Danubit". |
Në një referendum të tetorit 2016, 98.4 përqind e hungarezëve votuan kundër pranimit të numrit të emigrantëve që u kishte vendit të tyre Bashkimi Europian. E vërtetë që qeveria bëri fushatë për të votuar Jo, ndërsa opozita e bojkotoi, duke bërë që ky numër të fryhej në mënyrë artificiale; por ai shënon një shumicë që hedh poshtë emigrantët e paverifikuar. Si më tha një aleat i njohur i Orbánit, "Ne na pëlqejnë myslimanët, por atje tej, jo këtu".
Në diskutimet në Budapest, të përqendruara në pse hungarezët (dhe fqinjët e tyre) përgjigjen kaq negativisht ndaj mërgimit të pakontrolluar, një numër faktorësh dolën në pah:
Kujtimet negative nga agresioni ottoman dhe pushtimi i territoreve hungareze që zgjatën mbi 150 vite.
Pasiguria për sovranitetin, të cilin sapo e kanë rifituar nga Bashkimi Sovietik, vetëm 29 vite më parë.
"Ideologjia nga Brukseli është po aq pak tërheqëse sa ishte edhe ajo nga Moska", më tha Dávid Szabó nga "Fondacioni Századvég", duke më shpjeguar se pse hungarezët janë kthyer nga kultura tradicionale me orientim të krishterë.
Ndërgjegjësimi për problemet e lidhura me mërgimin mysliman në Europën perëndimore, përfshirë edhe poligaminë, vrasjet për nder, përdhunimet në grup, zonat e ndaluara apo pjesërisht të ndaluara, gjykatat e Sherihatit, dhe shoqëritë paralele.
Mungesa e vetëbesimit europerëndimor, i frymëzuar nga qendrimet amerikane, se çdo emigrant mund të asimilohet.
Preferenca për një rënie të popullsisë (për shkak të rënies së lindshmërisë dhe emigracionit të lartë) sesa futjes brenda të një civilizimi të huaj, si më tha një hungarez, "më mirë fshatra të zbrazur sesa fshatra somalezë".
Optimizmi se popullata e Hungarisë që po bie me rreth 30,000 vertë në vit, mund të shtohet pa pasur nevojë për migracionin mysliman, përmes politikave pronataliste, duke u dhënë nënshtetësinë hungarezëve etnikë që jetojnë jashtë Hungarisë dhe duke tërhequr migrant nga Bashkimi Europian..
"Ndonëse Orbán qeveris një vend të vogël, lëvizja që përfaqëson ai ka rëndësi botërore", vëren analisti bullgar, Ivan Krastev. Një vëzhgim i vendeve mund ta rendisë fuqinë e saj vetëm në vendin e 73-të mes 80 shteteve, mirëpo Hungaria po fiton një pozitë të paparë qendrore në Europë, me Orbán si udhëheqësi më i rëndësishëm i kontinentit.