ATHINË– Ndërkohë që shtetet perëndimore po tregohen të paaftë për të deportuar milionat e emigrantëve të tyre – kriza aktuale ka mbërthyer Italinë – autoritetet në Greqi kanë gjetur një rrugë surprizë dh të thjeshtë për t'i bindur që të marrin rrugën e gjatë për nga kanë ardhur.
Kriza e migrimit vërtitej në Greqi me rreth 10,000 hyrje të paligjshme në vit. Mirëpo, për shkak të gërshetimit të dhunës në Siri me fjalët mikpritëse të Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel në 2015, ky numër kërceu në 10,000 të paligjshëm në ditë, që u derdhën drejt Greqisë. Shumica vinin prej Turqisë, për të shkuar në destinacione të tilla të preferuara si Gjermania dhe Suedia.
Logoja e Organizatës Ndërkombëtare Për Migrimin. |
Në një moment të caktuar, ndërsa dyert në kufijtë e Europës veriore u mbyllën përplasurazi, rreth 62,000 migrantë e panë veten "të ngecur" (nën nomenklaturën e Organizatës Ndërkombëtare për Migrimin të Kombeve të Bashkuara - IOM) në Greqi. As nuk mundeshin më të mbërrinin pikësynimin e tyre, as nuk gjenin dot punë apo simpati në një vend si Greqia që po kalon një krizë të rëndë ekonomike, dhe as nuk donin të ktheheshin në Turqi.
Në këtë situatë, drejtori i IOM, në Athinë, Daniel Esdras, gjeti një zgjidhje të zgjuar, që t'u jepte zemër migrantëve të ngecur që të ndërmerrnin hapin e vështirë të pranimit se ëndrra e tyre europiane nuk do të realizohej, ëndrra për të cilën kishin sakrifikuar kohë, para, respektin për veten, dhe mbase kishin rrezikuar edhe jetët e tyre, dhe me këtë, të ktheheshin në atdheun e tyre.
Zgjidhja dukej se paska qenë e kundërta e asaj që mendohet: trajtoi shumë shumë mirë, me bujari dhe respekt dhe pastaj përhape fjalën tejembanë.
Kjo ka qenë përvoja që nga hapja në dhjetorin e 2015 të një hosteli për të kthyerit e varfëruar, 80 përqind meshkuj, ndërkohë që ata kalojnë në një process një-deri-në-tre muaj të gjatë (duke përfshirë edhe intervistat e thella nga personeli i ambasadës) për të organizuar kthimin e tyre.
Të rënduar nga emri arko-burokratik Qendra e Hapur për Migrantët të Regjistruar për Kthim dhe Riintegrim Vullnetar me Ndihmë (e shkurtuar OCAVRR), hosteli ofron banim falas për të të paligjshmit (apo në të folurën delikate offers "të parregulltit") të cilët me vullnetin e tyre kanë rënë dakord që të kthehen në vendet e tyre të origjinës (përve zonave të luftës, përkatësisht Libi, Somali, Jemen, Siri, dhe pjesë të of Afganistanit).
Faqja kryesore e uebsajtit të OCAVRR. |
"Qendër e hapur" do të thotë banorë (të cilëve stafi iu referohet me mirësjellje si "përfituesit") mund të hyjnë dhe dalin nga ndërtesa kur të duan. E vendosur në një lagje paanikësh në Athinë, me pamje të shkëlqyera dhe e bashkëfinancuar nga Fondi Europian i Kthimit dhe Ministria e Brendshme e Greqisë, OCAVRR u siguron më shumë se 120 vetëve njëkohësisht dhoma me ajër të kondicionuar; tri vakte të gatuara në ditë; shtresa, mjete për kujdes estetik për veten dhe ndërresat themelore; shërbim mjekësor dhe barna; këshillim psikologjik dhe punëtorë socialë. Ajo u ofron edhe Wi-Fi, televizorë me ekrane të mëdhej "Blu-Ray", karta telefonike për të folur me shtëpinë, një banjo për çdo 4 banorë, dhe 1 dush për 9 banorë.
Banjot dhe dyshemetë shndërrisin çdo ditë nga shërbimi i pastrimit; e vetmja punë që duhet të bëjnë banorët është të ndreqin shtretërit e tyre dhe të lajnë rrobat falas në lavatriçet me detergjente falas. Familjet marrin dhoma private. Përkthimi ofrohet në nëntë gjuhë. Një punonjës grek tha me shaka se OCAVRR mund të jetë e vetmja ndërtesë në të gjithë Athinën që respekton tërësisht kodin e mbrojtjes nga zjarri. Ai gjithashtu vuri në dukje se ambulance do të vinte më shpejt për një nga këta banorë sesa në shtëpinë e tij.
Banorët duhet të nënshkruajnë "një marrëveshje akomodimi". Duhani, alkooli, mysafirët, dhe kafshët shtëpiake janë të ndaluara. Një e kaluar kriminale, varësia nga droga, apo një sëmundje komunikative, të përjashtojnë si kandidat; roje të armatosur dhe një diktues metalesh e stilit të aeroporteve që ndodhen në hyrje OCAVRR garantojnë siguri.
Faqja kryesore e kontratës së OCAVRR në gjuhë të ndryshme. |
Nga 80 banorët aktualë të OCAVRR kur e vizitova unë, 79 ishin myslimanë (tjetri një gjeorgjian i krishterë). Të gjitha ushqimet ishin hallall. Të gjitha banjot ishin pajisur me sprucues uji. Dhomat e faljes ishin ekskluzive për përdorim nga myslimanët dhe një frigorifer pranë derës kryesore mbante ushqime për banorët që agjëronin për Ramazan, ndonëse çuditërisht vetëm një numër i vogël banorësh falej apo agjëronte.
Nga 2,200 të kthyerit që kanë kaluar nëpërmjet OCAVRR, 94 përqind janë larguar në fund nga Greqia për në atdheun e tyre. Në ikje kanë marrë €500 (570 USD) si para xhepi dhe një premtim për €1,500 në natyrë si mbështetje për t'i nfritur ekonomikisht në këmbë (bagëti, taksitë, dhe makinat qepëse janë çfarë janë blerë më shpesh). Shpenzimi total për person është rreth €4,000, më pak se 1 përqind e shpenzimeve të asistencës, papunësisë, shëndetit, e të thera që shkojnë zakonisht për migrantët e paligjshëm afatgjatë.
Financimi i një procesi kaq të vështirë në nga natyra i kthimit në atdhe duke e bërë atë më të këndshëm dhe më me dinjitet është një formulë fituese; vërtet çdo vend perëndimor që vuan nga problemi i migrantëve të paligjshëm mund të mësojë, ta përshtasë, duke e zbatuar në një shkallë më të gjerë këtë model sipas rrethanave të tij specifike. Nëse bëhet si duhet, numrat e mëdhenj të migrantëve të paligjshëm do t'i hyjnë biznesit... në vendet e tyre të lindjes.