Policia dhe shtypi bënë një punë mbresëlënëse në zbulimin e jetës dhe qëllimeve të Said Rizvan Farukut (Syed Rizwan Farook) dhe Tashfin Malikit (Tashfeen Malik), çiftit të martuar që masakroi 14 vetë në 2 dhjetor në San Bernardino, Kalifornia.
Ne tani i njohim familjet e tyre, historitë e tyre të shkollimit dhe punësimit, udhëtimet e tyre, martesën e tyre, deklaratat e tyre dhe përgatitjet e tyre për sulmin. Më e rëndësishmja, kaskada e hulumtimit të të kaluarës së tyre n aka zbuluar se çifti kishte synime xhihadiste, domethënë, sulmuan në kuadër të rolit të tyre si myslimanë të përkushtuar që përhapin mesazhin, ligjin dhe ovranitetin e Islamit.
Ne jemi shumë më të përgatitur tani që i njohim këto fakte, të cilat kanë pasur një ndikim të fuqishëm në skenën politike, duke i bërë amerikanët shumë më të shqetësuar për dhunën xhihadiste aq sa nuk kanë qenë që prej kohës së 11 Shtatorit. Po ata ashtu duhet të jenë. Për shembull në 2011, 53 përqind iu përgjigjën një anketimi se terrorizmi ishte një çështje kritike; ai numër tani ka arritur në 73 përqind.
Çka atëhere për rastin e Yusuf Ibrahimit? Në fillim të vitit 2013, kur ai ishte 27 vjeç, ky mysliman i lindur në Egjipt dhe banues në Xhersi Siti, akuzohet se ka vrarë dhe pastaj u aka prerë kokat dhe duart si dhe u aka thyer dhëmbët dy të krishterëve kooptikë, Hanny F. Tawadros dhe Amgad A. Konds, e pastaj i ka varrosur në qytezën Buena Vista në Nju Xhersi.
Yusuf Ibrahim. Nuk gjenden fotografi publike të viktimave të tij, të cilët mbeten pa fytyra dhe pa tipare. |
Kundër tij janë ngritur nga dy padi, për secilën vrasje me qëllim, vrasje, rrëmbim, grabitje, shpërfytyrim të kufomave dhe krime të tjera. Përveç këtyre, ai ka pranuar fajësinë për një rrëmbim makine në 22 dhjetor 2011 si dhe për një grabitje me armë në 20 shtator 2012, të dyja në Xhersi Siti (në rastin e dytë e qëlloi me plumb viktimën e grabitjes në këmbë). Prandaj, në fillim të vitit 2015, u dënua me 18 vjet burg për këto krime të fundit.
Dy prerjet e kokave janë spektakolare, të tmerrshme dhe të mbarsura me elemente xhihadiste (apo në të folurën e policëve "me elemente terroriste"). Historiani Timothy Furnish shpjegon se "rituali i prerjes së kokës është një precedent i vjetër në teologjinë dhe historinë islamike", duke e bërë atë një formë posaçërisht myslimane të ekzekutimit. Një mysliman vret një një jomysliman sipas modelit shekullor të supremacizmit islamik. Ky moel përputhet me modelin tragjik të sjelljes në Shtetet e Bashkuara, gjatë viteve të fundit.
E megjithatë, policia, politikanët, shtypi dhe profesorët (dmth Establishmenti) nuk kanë treguar as më të voglin interes për këndin islamik, duke i trajtuar dy kokprerjet dhe cungimet si një vrasje të zakonshme ordinere lokale. Shembull për këtë është raporti policor për arrestimin e Ibrahimit që nuk përmend motivin e sulmit; duke u nisur nga kjo mungesë, uebsajti me prirje majtiste, Snopes.com (e cila e përshkruan veten si "burimi vendimtar në internet për legjenda urbane, folklore, mite, thashetheme dhe keqinformime") shkon deri aty sa ta hedhë poshtë si "të pavërtetë" akuzën se media kryesore "me qëllim ka injoruar" këtë incident. Vagonët janë vënë në një rreth të plotë.
Gati tri vjet pas kësaj ngjarjeje, ne nuk dimë pothuajse asgjë për Ibrahimin, motivet e tij, lidhjet e tij të mundshme me të tjerë, apo përkatësitë e tij institucionale. Nuk e dimë nëse i njihte viktimat. Ai ishte I një kriminel që hyri në konflikt me bashkëpunëtorët e tij? Një shok që kishte pirë më shumë se ç'duhet? Një i dashuruar që po eliminonte rivalët e tij për simpatinë e një gruaje? Një anëtar familjeje që zhdukte rivalët për një trashëgimi? Një i çmendur i cili qëllonte këto që kalonte pranë? Apo mbase një xhihadist që kërkonte të përhapte mesazhin, ligjin dhe sovranitetin e Islamit?
Unë nuk mund t'u përgjigjem këtyre pyetjeve sepse çështja ka mbetur në errësirë të plotë, duke u shfaqur herë pas here, vetëm në lidhje me ndonjë problem teknik procedural (si për shembull shuma e kaucionit për Ibrahimin apo nëse pranimi i fajit prej tij mund të quhej i ligjshëm gjatë procesit gjyqësor.) Asnjë nga këto elemente nuk hedhin dritë mbi motivet e krimeve për të cilat akuzohet.
Për më tepër rasti i Ibrahimit nuk është i vetmi. Kam hartuar një listë të gjatë rastesh të të tjera të mundshme të dhunës xhihadiste (këtu, këtu dhe këtu) për të cilat Estblishmenti ka bashkëpunuar për të fshehur përmasën islamike nën rrogoz, duke i trajtuar autorët si kriminelë ordinerë biografitë, motivet dhe lidhjet e të cilëve nuk kanë interes prandaj edhe duhet të mbeten të panjohura.
Kjo heshtje për xhihadin e mundshëm ka pasojën e rëndë të vënjes në gjumë të publikut amerikan (dhe homologëve të tij tjetërkund në Perëndim) duke besuar se dhuna xhihadiste është shumë më e rrallë sesa është në të vërtetë. Nëqoftëse, populli do ta dinte se sa i pranishëm është xhihadi në Amerikë, do të kumbonte shumë më tepër alarmi, përqindja e atyre që do ta quanin terrorizmin si një çështje kritike do të rritej edhe shumë më tepër sesa 75 përqindëshi i tanishëm. Kjo, në fund, mund ta shtynte Establishmentin që ta merrte më në fund seriozisht përballimin e xhihadit.