Ashtu siç e kanë provuar shumica e vizitorëve jomyslimanë të Malit Tempull në Jeruzalem, anës rrugës, grupe femrash të mallkojnë me ulërima, duke bërtitur "Allahu akbar" dhe slogane të tjera islamike që krijojnë një përvojë të shumë të papëlqyeshme. (Të njohura si "Murabitate" apo të Patundshmet, ato financohen nga një organizatë islamiste.)
Si me sahat, kjo ndodhi edhe në 23 korrik, kur një grup hebrenjsh po vizitonte zonën e shenjtë; më keq akoma, kori e ndoqi grupin jashtë Malit Tempull në një rrugë rrethuese duke i ngacmuar dhe kërcënuar vizitorët.
E nxehur, një anëtare femër e grupit hebre, Avia Morris, 20-vjeçare, u përgjigj ndërsa po filmohej nga një videokamera e dërguar nga Qendra e Informacionit të Jeruzalemit (Markaz A'lam al-Quds) më dy fjalë: "Muhammad khanzeer", që në arabisht do të thotë "Muhamedi është derr", një sharje qartësisht shumë fyese.
Të nesërmen, policia e Izraelit arrestoi Morrisin? Pavarësisht nga kjo, videoja u shpërnda në mënyrë virale dhe mund të ketë kontribuar në përleshjet e ditës së dielë në Malin Tempull.
Komente:
(1) Morris ka shpjeguar situatën dhe reagimin e saj, siç është cituar në "Jeruzalem Post":
"Përgjatë gjithë ecjes 40-minutëshe nëpër Qytetin e Vjetër te Mali Tempull, një grup grash arabe na ndoqën duke thirrur Allahu Akbar dhe Itbach al-Yahud [Vritini Hebrenjtë, në arabisht], si dhe shumë sharje të tjera", tha ajo. "I kërkuam policisë që t'i mbante larg nesh, por ata nuk i ndaluan. Në vend të kësaj, i lanë gratë që të vazhdonin duke fyer fenë dhe popullin hebre, në vendin më të shenjtë në botë për ne".
Avia e dinte që do të arrestohej menjëherë nëse do të thoshte ndonjë gjë në Malin Tempull, kështu që duroi me stoicizëm se bashku me grupin. Mirëpo, këto gra i ndoqën edhe kur grupi la Malin Tempull. Atëhere Avia tha se nuk mund të rrinte me pa folur ndërkohë që ato talleshin dhe madje bënë edhe simbolin e Shtetit Islamik.
"Në atë pikë, m'u duk se po të vazhdoja të heshtja dhe po të vazhdonim të fshinim sytë do të ishte si hebrenjtë në kohën e mërgatës që kanë frikë të mbrohen me forcë e që kanë frikë nga johebrenjtë. Kështu që vendosa se do të ishte e turpshme për ne nëse nuk do të përgjigjeshim me të njëjtën monedhë. Dhe thashë: 'Muhamedi është derr'... dhe pas kësaj më në fund na i hoqën qafe.
Për ironi, kjo taktikë funksionoi me sukses, të paktën për pak kohë.
(2) Ndodh gjithnjë: Islamistët veprojnë hapur në rrugë, ndërsa çmimin e paguan viktima e agresionit islamist. Kujtoni Geert Wilders që e strehuan në një qeli burgu për ta mbrojtur, apo shikoni se si sinagogat në Francë janë kthyer në kështjella nga frika e sulmeve. Edhe presidenti i Egjiptit fle në vende të panjohura, nga droja e një sulmi islamist.
(3) E gjitha kjo është në përputhje me një model që e ka origjinën të paktën në vitin 1997, sipas të cilit, autoritetet e Izraelit arrestojnë jomyslimanët që fyejnë ndjeshmërinë islamike. Për më shumë detaje, lexoni "Izraelitët që fyejnë myslimanët, paditen si kriminelë".
(4) Ky arrestim mund të shkaktojë trazira. Çfarë do të ndodhte nëse mijëra izraelitë do të postonin video të vetes së tyre duke thënë: "Muhammad khanzir". A do t'i arrestonte të gjithë policia? Dhe nëqoftëse jo, si mund ta nxjerrë [policia] para gjyqit 20-vjeçaren Avia Morris?