Figura të shquara politike jomyslimane po bëhen qesharakë duke refuzuar të pranojnë lidhjen e vetëshpallur ndërmjet Islamit dhe Shtetit Islamik (ISIS) si dhe dhunës islamiste në Paris dhe Kopenhagë, madje duke pretenduar edhe se këto janë në kundërshtim me Islamin. Se çfarë shpresojnë të arrijnë nëpërmjet këtyre fallciteteve dhe cila është domethënia e tyre?
Së pari, një shembull i dyfytyrësisë në të folur:
Presidenti Barack Obama i thotë botës se ISIS "nuk është islamik" sepse "veprimet e tij nuk përfaqësojnë asnjë fe, e më së paku fenë muslimane". Sipas tij, "ne nuk jemi në luftë me Islamin [por] me njerëzit që e kanë përdhosur Islamin".
Kryeministri britanik David Cameron dhe Presidenti i SHBA-së Barack Obama janë në një mendje që dhuna është një përdhosje e Islamit. |
Edhe Sekretari i Shtetit John Kerry i bën jehonë: ISIS përbëhet nga "vrasës gjakftohtë që fshihen pas maskës së një lëvizjeje fetare" që promovon "një ideologji urrejtjeje që nuk ka të bëjë aspak me Islamin". Zëdhënësja e tij, Jen Psaki, shkon edhe më tej: terroristët "janë armiqtë e Islamit".
Jeh Johnson, Sekretari Amerikan i Sigurisë së Brendshme, pranon: "ISIL nuk është Islamik". I preferuari im është Howard Dean, ish-guvernatori Demokrat i Vermontit, që thotë se sulmuesit e "Charlie Hebdo", "janë po aq myslimanë sa jam edhe unë".
Howard Dean, ish-guvernatori i Vermontit, ka deklaruar se është mysliman? |
Europianët flasin në mënyrë identike: David Cameron, kryeministri konservator britanik e përshkruan ISIS-in si "ekstremistë që duan të abuzojnë Islamin" dhe që "përdhosin besimin islamik". Ai e quan Islamin "një fe e paqes" dhe i shpërfill anëtarët e ISIS duke thënë se nuk janë myslimanë por "monstra". Ministri i tij i imigracionit, James Brokenshire, argumenton se terrorizmi dhe ekstremizmi "nuk kanë të bëjnë aspak me Islamin".
Në krahun Laburist, ish-kryeministri britanik, Tony Blair e sheh ideologjinë e ISIS-it si "të bazuar në një përdhosje të fesë të vërtetë të Islamit", ndërkohë që ish-Ministri i Brendshëm, Jack Straw, e denoncon si "barabarizmi mesjetar i ISIS-t dhe llojit të tij" të cilin e vlerëson si "tërësisht në kundërshtim me Islamin".
Në anën tjetër të kanalit, Presidenti francez, François Hollande këmbëngul se kriminelët e masakrave në "Charlie Hebdo" dhe "Hyper Cacher" "nuk kanë të bëjnë me besimin Islam". Kryeministri i tij, Manuel Valls, është dakord: "Islami nuk ka asgjë të përbashkët me ISIS-in".
Kryeministri hollandez, Mark Rutte i bën jehonë të njëjtës temë: "ISIS është një organizatë terroriste e cila keqpërdor Islamin". Daniel Cohn-Bendit, një politikan gjerman i krahut të majtë, i quan vrasësit e Parisit fashistë dhe jo myslimanë. Nga Japonia, kryeministri Shinzo Abe është dakord: "Ekstremizmi dhe Islami janë dy gjëra tërësisht të kundërta".
Kjo nuk është ndonjë pikëpamje e re: për shembull presidentë të mëparshëm në SHBA, Bill Clinton dhe George W. Bush gjithashtu kanë shprehur pikëpamhet e tyre për atë se çfarë është dhe çfarë nuk është Islam, ndonëse në mënyrë më pak të vendosur.
Duke i përmbledhur këto deklarata, të cilat burojnë drejtpërdrejt nga arsenali i taktikave islamiste: Islami është qartësisht një fe e paqes, kështu që dhuna dhe barbarizmi nuk kanë kategorikisht asgjë të përbashkët me me të; madje këto "maskohen" dhe "e përdhosin" Islamin. Si rrjedhim, më shumë Islam nevojitet për të zgjidhur këto probleme "monstruoze" dhe "barbare".
Mirëpo, sigurisht, ky interpretim injoron shkrimet e shenjta të Islamit dhe historinë e myslimanëve, të zhytura thellë në mentalitetin e superioritetit ndaj jomyslimanëve dhe në të drejtën për dhunë fetare të xhihadit. Ironikisht, të injorosh impulsin islamik do të thotë që të heqësh dorë nga arma më e mirë për të mposhtur xhihadizmin: sepse nëse problemi vjen jo nga interpretimi i Islamit por nga ligësia e rastit dhe impulse të paarsyeshme, atëhere si mund të përballemi me të? Vetëm duke pranuar trashëgiminë e imperializmit islamik hapet rruga për riintepretimin e shkrimeve të shenjta të fesë në mënyra moderne, të moderuara dhe të bashkëjetesës.
Pse atëhere, politikanë të fuqishëm japin argumente injorante dhe të pafrytshme, duke e ditur edhe vetë se janë të pavërteta, sidomos për përhapjen me dhunë të Islamizmit (kujtoni Boko Haram, Al-Shabaab dhe Talibanët)? Frikacakëria dhe multikulturalizmi luajnë një rol, pa asnjë dyshim, mirëpo, ka edhe dy arsye të tjera që kanë më shumë rëndësi.
E para, ata nuk duan të ofendojnë myslimanët, për të cilët druhen se mund të bëhen akoma më të prirur drejt dhunës, nëse iu mbushet mendja se jomyslimanët janë duke bërë "luftë kundër Islamit". E dyta, druhen se duke u përqendruar të myslimanët do të shkaktojnë ndryshime themelore të rendit laik, ndërsa duke mohuar elementin islamik mund të shmanging tema të vështira. Për shembull, kjo bën që sigurimi në aeroporte të kërkojë për armë në placket e udhëtarëve, në vend që të marrë në pyetje sipas stilit izraelit.
Sipas politikanëve jo-myslimanë, këta talibanë nuk kanë asnjë lidhje me Islamin. |
Parashikimi im: Mohimi i realitetit do të vazhdojë sakohë që dhuna nuk rritet. Në retrospektivë, 3,000 viktimat e 11 Shtatorit nuk e shkundën apatinë e jomyslimanëve. Rreth 30,000 viktimat e terrorizmit islamist gjithashtu nuk e kanë ndryshuar linjën zyrtare. Ndoshta nëse shifra ngjitet në 300,000 atëhere kjo mbase do të bënte që të lihen mënjanë shqetësimet për sensibilitetin islamist dhe ngurrimin për të bërë ndryshime të thella sociale, duke i zëvendësuar këto me një vendosmëri për të luftuar këtë ideologji utopike radikale; tre milionë të vdekur sigurisht që do të mjaftonin.
Mirë, pa numra kaq të lartë viktimash, politikanët ka më shumë mundësi që të vazhdojnë të injorojnë realitetin sepse është edhe rruga më e lehtë. Më vjen keq për këtë, por preferoj më mirë këtë injorim sesa alternativën.