Kohët e fundit, ka pasur një epidemi sulmesh nga myslimanë, në emër të Islamit, që kanë bërë shumë bujë: në Kanada, në në Izrael, në Nigeri, në Australi, në Pakistan dhe në Francë. Kjo ka ngritur në mënyrë të kuptueshme pyetje: Si ua merr mendja këtyre islamistëve që vrasin një roje nderi, shkelin me makina kalimtarët, vrasin udhëtarët myslimanë të një autobuzi, marrin si pengje klientët e një kafeneje apo masakrojnë fëmijë të ushtarëve dhe karikaturistë se këto janë veprime që e ndihmojnë synimin e tyre për të detyruar pranimin e ligjit islamik dhe krijimin e Kalifatit?
Llogjikisht, dhuna e tyre ndihmon në terrorizimin e armiqve dhe në detyrimin e tyre që të pranojnë disa kërkesa të islamistëve; në fund të fundit, frikësimi është në thelbi i terrorizmit. Nganjëherë, terrorizmi islamist e realizon këtë qëllim. Për shembull, për të mos pasur telashe një numër artistësh kanë censuruar veten e tyre kur ka ardhur puna te Islami; kurse reagimi I dështuar I qeverisë pas atentatit me bombë në stacionin e trenit në Madrid solli fitoren e partisë opozitare në zgjedhje e që aty tërheqjen e forcave spanjolle nga Iraku.
Mirëpo, si rregull, terrorizmi më shumë se frikësim, sjell zemërim dhe armiqësi. Në vend që ta nënshtrojë një popullatë, ia rrit ndërgjegjësimin dhe provokon urrejtjen për kauzën islamiste si mes myslimanëve ashtu edhe jomyslimanëve. Në vend që ta çojë përpara kauzën islamiste, këto akte të dhunshme në sy të gjithë botës e dëmtojnë atë.
Ja disa shembuj domethënës:
- 11 Shtatori ndezi prozhektorët mbi Islamizmin që deri atëhere kishte lulëzuar i qetë, duke provokuar një "luftë kundër terrorizmit" të udhëhequr nga Amerika si dhe një rritje të madhe të ndjenjave anti-islamike;
- Masakra në vitin 2004 të shkollarëve të vegjël në Beslan helmoi qendrimet ruse ndaj myslimanëve dhe ndihmuan Vladimir Putinin që të forconte pushtetin;
- Shpërthimet në Maratonën e Bostonit në 2013, paralizuan një hapësirë të jashtëzakonshme metropoliane duke u dhënë miliona njerëzve një shije të dorës së parrë shtypjes islamiste.
- Vrasjet të mërkurën të 12 vetëve në Paris krijuan një klimë sfide mbarëkombëtare që I vuri papritmas islamistët në pozita mbrojtëse si kurrë më parë. Nëse gjykon nga zhvillimet e orëve të para, në të ardhmen pritet që një pjesë e rëndësishme e elektoratit francez të kërkojë masa më efektive kundër Islamit radikal.
Ballina e revistës "Charlie Hebdo" që bezdisi më së shumti Islamistët. |
Është ironike se aktet e errëta të terrorizmit nuk kanë një efekt kaq dëmtues. Për shembull kur një mysliman nga Egjipti u preu kokën dy të krishterëve koptikë në New Jersey në 2013, pak vetë e vunë re në media dhe nuk pati ndonjë zemërim masiv. Për shkak të ngurrimit nga politikanët, policia, media dhe profesoriati, shumica e vrasjeve të stilit xhihadist të kësaj natyre nuk para bëhen publike, duke shmangur rritjen e ndjenjave anti-islamike. (Për fat të keq, ata që e kanë për detyrë të na mbrojnë shpesh na e fshehin atë që ndodh.)
Kurse dhuna që shoqërohet me tërheqje vëmendje gjithëmonë është dëmtuese. Atëhere pse islamistët këmbëngulin për këtë sjellje vetëshkatërruese? Nga zemërimi dhe nga prirja për të vepruar dhunshëm.
Yusuf Ibrahim ua preu kokën dy të krishterëve egjiptianë në New Jersey – dhe pothuajse askush nuk e mësoi se çfarë ndodhi. |
Zemërimi: Islamistët, sidomos ata më të skajshmit, janë jashtëzakonisht të hidhur, të egërsuar, të mbushur me mëri dhe zili. Ata lavdërojnë periudhën mesjetare, kur myslimanët ishin më të pasurit më të përparuarit dhe më të fuqishmit në botë dhe e interpretojnë rënien e myslimanëve si rezultat i pandershmërisë dhe tradhëtisë së Perëndimit. Vetëm duke ua kthyer goditjen këtyre kryeqëzatorëve dhe zionistëve hileqarë do të mundin myslimanët të rifitojnë vendin e merituar të nderit dhe pushtetit. Shprehja e zemërimit është kthyer në një qëllim në vetëvete, duke sjellë miopia, paaftësi për të planifikuar, mungesa të të menduarit në mënyrë strategjike dhe mendjemadhesi të pashterrshme.
Një prirje për dhunë: Te ekzaltuar nga ideja se kanë një njohje të drejtpërdrejtë të vullnetit të Zotit, Islamistët preferojnë dhunën. Për ta bërë armikun që të dridhet nga frika dhe pastaj ta copëtojë atë është ëndrra më e madhe e një islamisti, përmbushja e dashakeqësie intensive, një lloj triumfi I superioritetit të Islamit karshi feve të tjera dhe karshi atyre myslimanëve që nuk janë fetarë aq të flaktë. Bombat vetëvrasëse, prerjet e kokave, vrasjet e stilit gangster si dhe akte të tjera të fajësimit grotesk shprehin një dëshirë të thellë për hakmarrje.
Në plan afatgjatë, këto akte dhune dëmtojnë rëndë kauzën islamiste. E thënë ndryshe, viktimat e asaj dhune (rreth 10,000 të vrarë në 2,800 sulme vetëm gjatë 2013) nuk vdiqën kot, por pa e dutur as vetë sakrifikuam jetët e tyre në një luftë të tmerrshme vullnetesh. Të vënë në shënjestër nga atentatorët, si në rastin e karikaturistëve francezë, ka pasur një ndikim përtej normales në opinionin publik.
Si përfundim, vetëkënaqësia dhe paaftësia strategjike janë tiparet shquese të fushatës islamiste. Katastrofa e programit islamist mund të krahasohet vetëm me kotësinë e taktikave të saj. Kështu që unë arrij në përfundimin se fati I saj do të jetë në koshin e plehrave të historisë, ku do t'I bëjë shoqëri fashizmit dhe komunizmit. Si ato dy totalitarizmat e tjera, ajo premton të sjellë shkatërrime të tmerrshme dhe vdekje të tjera përpara se të dështojë në mënyrë përfundimtare. Lufta do të jetë e gjatë dhe e dhmimbshme por në fund, përsëri forcat e civilizimit do të mposhtin ato të barbarisë.
Daullet e fundit të terrorizmit në emër të Islamit mund të duken sikur po ndihmojnë kauzën islamiste. Në fakt, atop o e sjellin agjendën e saj më afër rrëzimit të saj të merituar.