Në një nga të dielat e javëve të fundit në Paris, pata mundësinë të asistoj në një protestë rruge kundër imigrimit. Korteu prej gati 600 pjesëmarrësish që nisi në afërsi të katakombeve të Place Denfert-Rochereau, përshkoi për gati 1orë e gjysëm një distancë prej 1.9 km përgjatë dy bulevardeve të gjera dhe përfundoi në Place d'Italie ku për një tjetër orë e gjysëm pjesëmarrësit ndoqën fjalimet e rastit.
Protestuesit u mblodhën në një shesh në pjesën jugore të Parisit. |
Demonstrata e 9 marsit e organizuar nga Résistance Républicaine (që udhëhiqet nga Christine Tasin) dhe Riposte Laïque (që udhëhiqet nga Pierre Cassen), pati mes të tjerëve dhe pjesëmarrjen e figurave të rëndësishme të së djathtës franceze si Fabrice Robert (kryetar i Bloc Identitaire) dhe Renaud Camus (teoricien). Agence France Press e mbuloi demonstratën duke ofruar, brenda kufinjve të së arsyeshmes, një kronikë objektive të ngjarjes, e cila më pas u publikua në organet kryesore të medias franceze (l'Express, Libération, Métro, Le Parisien, Le Point).
Vini re derrin e egër në logon e një grupi që ofron supë me mish derri në mensat e të varfërve |
Të frymëzuar nga suksesi i papritur i referendumit të kohëve të fundit në Zvicër kundër imigrimit në masë, demonstruesit kërkuan një mundësi të ngjashme për të votuar për këtë çështje që ka ndezur gjakrat në Francë. Në fletushka shkruhej "Peuple de France n'aie pas peur. Dis que tu en as assez!" ("Popull i Francës mos ki frikë. Thuaje hapur se nuk duron më!"). Tasin shpërndau kopje të broshurës së saj, "Qu'est-ce qu'elle vous a fait la République?" ("Çfarë ju ka bërë Republika franceze?").
Manifestuesit kënduan himnin kombëtar, "La Marseillaise", dhe brohoritën parrullat që Cassen i thoshte me zë të lartë nga pjesa e pasme e një kamioni që lëvizte ngadalë, mes të cilave:
Kopertina e broshurës së Christine Tasin. |
Assez, assez, d'immigration. Non, non au remplacement ("Mjaft, mjaft me imigracion. Jo, jo të na zënë vendin [muslimanët]")
- Referendum për imigracionin.
- Nous sommes tous des Suisses allemands ("Jemi të gjithë zvicerianë gjermanë", një përshtatje në mënyrë të mjegulluar e sloganit të vitit 1968 "Nous sommes tous des Juifs allemands" ("Jemi të gjithë hebrenj gjeramnë") që njëkohësisht i referohej referendumit të fundit të cilit zvicerianët gjermanofonë, në dallim nga bashkëkombësit e tyre frankofonë dhe italofonë, i ofruan mbështetjen e tyre.
- La sharia ne passera pas (Shari'a nuk do të ketë sukses)
- Ils n'aiment pas les français, ils préfèrent les immigrés. Dehors, dehors ce gouvernement! ("Nuk i duan francezët, preferojnë imigrantët. Poshtë, poshtë kjo qeveri")
- Hollande – on en a marre ("Hollande - mjaft më!")
- On est chez nous ("Ne jemi në shtëpinë tonë," duke lënë të nënkuptohet që emigrantët nuk janë në shtëpinë e tyre në Francë.)
Mbi pankartat dhe parrullat që mbaheshin në duar shkruhej:
- Referendum mbi imigracionin
- Immigration – Islamisation, Demain la Remigration! ("Imigracion, Islamizim, nesër imigracioni do të kthehet nga ka ardhur")
- Non au Changement de Peuple et de Civilisation, Non ("Jo ndryshimit të popujve dhe civilizimeve")
- Agir pour la France ("Hidhu në veprim për Francën")
- Islam ras-le-bol ("Mjaft me Islamin")
Nuk pati incidente, ndoshta dhe falë faktit që rreth 150 xhandarë të armatosur deri në dhëmbë, ecnin në krye, përgjatë dhe në fund të korteut [të protestuesve], si dhe qendronin në gjendje gadishmërie nëpër autobuzë. U largova nga ngjarja dhe diskutimet që pasuan lidhur me të me pershtypjet e mëposhtme:
Së pari, kaq i fortë është presioni pro-imigracion dhe pro-islamik në Francë sa për t'u ngritur kundër këtyre forcave nevojitet një kurajo e jashtëzakonshme. Dhe ata që guxojnë i druhen akteve të dhunshme, frikë kjo të cilën e konfirmon prania e numrit shumë të madh të forcave mbrojtëse të policisë. Emri i restorantit ku u mblodh më pas kryesia u mbajt i fshehtë.
Xhandarët qendronin përreth demonstruesve |
Së dyti, kisha katolike një vit më parë tregoi aftësitë e saj organizuese kur arriti të mblidhte një turmë shumë të madhe njerëzish për të protestuar kundër martesës mes njerëzve me seks të njëjtë; gjithsesi në vijim ajo e humbi betejën dhe si përgjigje u fut në aleancë me muslimanët duke shpresuar të çonte përpara në këtë mënyrë axhendën e përbashkët sociale. Si rrjedhim, ajo refuzoi të luante rol në këtë manifestim proteste. Po ashtu u distancua dhe partia politike "Front National", që ka në bazë të programit të saj politikat anti-imigracion, në një kohë kur po përpiqet t'ia ulë rëndësinë çështjes së imigracionit me qëllim që të fitojë sa më shumë vota në zgjedhjet e ardhshme lokale. një turmë shumë të madhe njerëzish për të protestuar kundër martesës mes njerëzve me seks tw njwjtw
"Ngrënia e ushqimeve 'halal' e dëmton rëndë shëndetin" |
Së treti, nga një anë është gjë e mirë që lëvizja në fjalë dënon me forcë dhe publikisht anti-semitizmin; por nga ana tjetër nuk është mirë që të tolerojë ndjenja anti-islamike, si parrulla ku thuhet se "Manger halal nuit gravement à votre santé" ("Ngrënia e ushqimeve "halal" e dëmton rëndë shëndetin"). Islamistët mund të lëshojnë parrulla të tilla, por kundërshtarët e tyre nuk duhet. Protestuesit dolën me parrulla jozyrtare dhe ksenofobike ("Retour aux pays" or "Kthehuni nga keni ardhur").
Së fundi, siç vuri në dukje vetë Cassen në përfundim të aktivitetit, pesë vjet më parë as nuk mund të bëhej fjalë për të organizuar një demonstratë të tillë dhe përmasat e saj të vogla nuk kanë rëndësi në krahasim me faktin që forcat tradicionale dhe patriotike kanë nisur të organizohen. Vërtet, zemërimi i shfaqur atë të dielë të ftohtë me diell ndërthuret mirë me kontekstin shumë më të gjerë të konservatorëve socialë francezë të cilët po gjejnë zërin e tyre në mënyrë të bujshme dhe të pashoqe, një zhvillim ky që disa e krahasojnë me "the Tea Party" (Partinë e Çajit) në Shtetet e Bashkuara.
Në këtë frymë, gjasat janë që manifestimet e të ardhmes të mobilizojnë turma gjithnjë e më të mëdha dhe të kenë ndikim akoma më të madh; le të shpresojmë që [këto protesta] të mos merren me ushqimet "halal", por t'ia kushtojnë vëmendjen rreziqeve konkrete.