Vrasja me thikë më 10 tetor e rusit etnik 25 vjeçar, Yegor Shcherbakov, sipas të gjitha gjasave nga një mysliman nga Azerbajxhani, çoi në turbullira anti-migrantësh, akte sulmi dhe vandalizmi, arrestimin e 1,200 vetëve si dhe nxorri në dukje një tension të përmasave të mëdha në jetën e brendshme ruse.
Një përkujtimore për Yegor Shcherbakov-in. |
Në një popullatë të përgjithshme ruse prej 144 milionë banorësh, myslimanët etnikë në Rusi, jo vetëm numërojnë 21-23 milionë ose 15% të saj, por ky numër sa vjen e rritet me shpejtësi. Rusët etnikë të prirur drejt alkolizmit, thuhet se kanë shkallën e lindshmërisë së europianëve (1.4 lindje për grua) dhe atë të vdekshmërisë së afrikanëve, (me një pritshmëri jetëgjatësie 60 vjeç për burrat). Në Moskë gratë e krishtera etnike kanë 1.1 fëmijë.
Lutjet për Fitër Bajram në Moskë më 15 tetor, tregues i numrit të myslimanëve dhe solidaritetit mes tyre në qytet. |
Gratë myslimane, nga ana tjetër, bëjnë mesatarisht 2.3 fëmijë dhe abortojnë më rrallë se gratë ruse. Në Moskë, gratë tartare bëjnë 6 fëmijë, ndërsa ato çeçene dhe ingushe nga 10. Përveç kësaj rreth 3-4 milionë myslimanë janë shpërngulur në Rusi nga ish-republikat e BRSS-së, kryesisht nga Azerbajxhani dhe Kazakistani dhe disa rusë etnikë janë konvertuar në myslimanë.
Prirjet e lartpërmendura kanë çuar në rënien me 0.6% në vit të numrit të të krishterëve dhe në rritjen në të njëjtën masë të numrit të myslimanëve, gjë e cila me kalimin e kohës do të sjellë pasoja drastike. Disa analistë parashikojnë që brenda shekullit të 21-të, myslimanët do të përbëjnë shumicën – një revolucion demografik ky që do të ndryshojë nga themelet karakterin e këtij vendi. Paul Goble, ekspert në çështjen e pakicave ruse, konkludon se "Russia po kalon nëpër një transformim nga pikëpamja fetare pasojat e të cilit në komunitetin ndërkombëtar do të jenë edhe më të mëdha se ato që solli shembja e Bashkimit Sovjetik." Ai citon një komentator rus i cili imagjinon në të ardhmen një xhami në mes të Sheshit të Kuq në Moskë. Presupozimi i cekët se Moska është dhe do të mbetet e orientuar drejt Perëndimit "nuk është më i vlefshëm," argumenton ai. Më në veçanti, ai parashikon se vala e madhe e rritjes demografike të myslimanëve "do të ketë pasoja të ndjeshme në politikën e jashtme ruse."
Brenda pak viteve, myslimanët do të përbëjnë gjysmën e rekrutëve në ushtrinë ruse. Joseph A. D.Agostino i Institutit të Kërkimeve të Popullatës shtron pyetjen: "A do të veprojë vallë me efektivitet një ushtri e tillë, po të kemi parasysh tërbimin që shumë myslimanë vendas ndjejnë ndaj taktikave të ushtrisë ruse në rajonet myslimane të Çeçenisë? Çfarë do të ndodhte nëse rajonet e tjera myslimane në Rusi – disa prej të cilave kanë vendburime të jashtëzakonshme nafte – do t'i rebeloheshin Moskës? A do të luftonin e vriteshin ushtarët myslimanë për t'i mbajtur ato pjesë të Rusisë mëmë?
Myslimanët rusë, me besim gjithnjë e më të madh në vetvete, përbëjnë shumicën prej 57 nga 182 grupeve etnike që ka vendi në total. Ata kanë filluar të përdorin termin Rusia myslimane për të sinjalizuar ambicjet e tyre. Sipas analistit mysliman Daniyal Isayev, ky term pohon që Islami është "një pjesë e patjetërsueshme e Rusisë" dhe që "Rusia si shtet dhe si civilizim nuk mund të ekzistojë pa Islamin dhe myslimanët." Ai vë në dukje se myslimanët kanë ardhur përpara rusëve etnikë në shumicën e territoreve të Rusia e sotme. Pjesë e deklaratave të tij përgjithësuese mbi myslimanët janë dhe fryrjet mbi kontributin që kanë dhënë këta të fundit në kulturën dhe dhe fitoret ushtarake të Rusisë.
Këto deklarata i bëjnë rusët etnike të shohin me tmerr rënien e popullsisë me gati 700,000 njerëz në vit, t'i rikthehen besimit të tyre dhe të kthehen në anti-myslimanë. Pasojat e kësaj janë portretizimet e polarizuara që ofron media, sulmet kundër xhamive e krime të tjera, përpjekjet për të ndaluar emigracionin mysliman në Rusi si dhe rritja e numrit të grupeve ekstremiste nacionaliste ruse si p.sh. "Lëvizja kundër Emigracionit të Paligjshëm" e Alexander Belov-it.
Rusët etnikë duke bërtitur "Rusia për rusët" në një përleshje kundër-migrimit që pasoi vrasjen e Yegor Shcherbakov-it. |
Kremlini ka reaguar ndaj çështjes në mënyra kontradiktore. Presidenti i atëhershëm Dmitry Medvedev në vitin 2009 u përpoq të qetësonte ujrat duke theksuar rëndësinë e Islamit për Rusinë, duke vënë në dukje se "Fondacionet myslimane po japin një kontribut të rëndësishëm për të promovuar paqen në shoqëri, duke u ofruar njerëzve mësime morale dhe shpirtërore, si dhe duke luftuar ekstremizmin dhe ksenofobinë." Ai bëri gjithashtu të ditur se për shkak të popullatës së saj të madhe myslimane "Rusia nuk ka nevojë të kërkojë miqësi në botën myslimane: vendi ynë është pjesë organike e kësaj bote."
Ilustroi për Washington Times, Alexander Hunter |
Por, siç vë në dukje Ilan Berman i American Foreign Policy Council, "Kremlini i ka diskriminuar pakicat myslimane dhe ka injoruar (madje ndihmuar) rritjen e ksenofobisë gërryese mes qytetarëve të tij. Kjo ka pjellë indinjatë dhe ndjenja armiqësore mes myslimanëve të Rusisë – ndjenja që grupet radikale islamike mezi ç'kanë pritur t'i shfrytëzojnë [për interesat e tyre]." Shtoi kësaj dhe qëndrimet egzistuese islamike supremaciste, dhe rezultati përfundimtar është një pakicë myslimane gjithnjë e më e pashtruar.
Diskutimet mbi islamin në Europë janë të prirura të përqendrohen në vende si Britania apo Suedia, por Rusia, vendi me komunitetin mysliman më të madh në botë si nga pikëpamja relative dhe ajo absolute, është vendi ku duhet përqendruar kryesisht vëmendja. Dhuna anti-migrante e kësaj jave do të pasohet padyshim nga probleme akoma më të mëdha.