Letër në redaksi:
A mund të oftoj dy komente mbi shkrimin e shkëlqyer "Vlerësim për Përmbysjen e Regjimeve" (Numri i muaiit mars), nga Michael Mandelbaum, në të cilin ai paraqet tre shtete që prishin paqen botërore—Rusia, Kina, dhe Irani—dhe bën thirrje për t'i rrëzuar regjimet e tyre?
Së pari, z. Mandelbaum e quan pushtimin e Ukrainës, përpjekjen për të marrë nën kontroll Detin e Jugut të Kinës, dhe mbizotërimin në katër kryeqytete arabe, "nacionalizëm agresiv"; po a nuk do të qe më mirë që të quhej imperializëm? Më gjerësisht, a nuk është nacionalizmi agresiv gjithmonë imperializëm, pra sundimi i popujve të huaj? Ky dallim është i rëndësishëm për t'u mbajtur në mendje.
Së dyti, z. Mandelbaum është tepër i përmbajtur mbi temën se çfarë mund të bëjë qeveria e SHBA-së që t'i kthejë këto autokraci në demokracira, duke ofruar një treshe të thatë të përvërë nga izolimi, dobësimi në skaje", dhe paraqitja nga amerikanët e një "kundërshembulli tërheqës".
Ajo që ai nuk përmend është sfidimi i legjimitetit të tiranive dhe mbase ndihma për armiqtë e tyre. Kina dhe Rusia duhen trajtuar me kujdes të madh, por Xi Jinping dhe Vladimir Putin duhet të paralajmërohen se do të ndëshkohen nëse sulmojnë dikë tjetër, kështu do të mund të caktojmë një çmim për legjimitetin dhe stabilitetin.
Irani, përkundrazi, do të ishte më i lehtë t'u marrë me të, përshkak të armiqësisë së pandalshme ndaj Shteteve të Bashkuara (e simbolizuar me thirrhet "Vdekje Amerikës"). Imagjinoni se çfarë fuqizimi do të ishte për aradhën e armiqve të mullahëve mbështetja politike dhe sidomos materiale amerikane. Imagjinoni gjithashtu se sa do t'i trembte kjo mullahët. Pas 40 vitesh të Republikës Islamike të Iranit, ka ardhur koha që Uashingtoni të bëjë thirrje për një ndryshim të regjimit.
Daniel Pipes
Forumi i Lindjes së Mesme
Michael Mandelbaum shkruan:
E falenderoj Daniel Pipes për dy komentet e tij shumë interesante. Sa për të parin, unë i referohem politikave të jashtme të Rusisë, Kinës, dhe Iranit si shembuj të nacionalizmit agresiv sepse të tre regjimet ua justifikojnë këto politika të tyre audiencave që duan—njerëzve që qeverisin në mënyrë jodemokratike—duk u bazuar në sentimentin nacionalist. Dëshmi për këtë është fakti, që siç e kam shënuar në librin tim të ri, "Ngritja dhe rënia e paqes në botë", që të tre pretendojnë (në mënyrë të gënjeshtërt) se politikat në fjalë janë të natyrës mbrojtëse, të ndërmarra për të mbrojtur vendet e tyre nga plane gjoja shkatërrimtare të Perëndimit, me në krye Shtetet e Bashkuara. Ata pretendojnë se sipas tyre kombi është në rrezik. Megjithatë, konsideratat imperiale janë me rëndësi në të tre rastet: Çdo diktaturë gjithashtu e justifikon politikat e saj të jashtme si përpjekje të nevojshme për të rivendosur vendin e vet në mbizotërimin që i takon në rajonin ku ndodhet, që nëse arrihet do të bëhet në kundërshtim me dëshirën dhe në kurriz të vendeve fqinje. Për më tepër, Kina dhe Irani janë shtete shumëkombëshe nga të cilat mjaft pakica kombëtare mund të donin të shkëputeshin nëse do t'u jepej mundësia; dhe Rusia ka qenë deri vonë bërthama e perandorisë më të madhe shumëkombëshe të botës, Bashkimit Sovietik, të cilin nganjëherë duket sikur Vladimir Putini është i përkushtuar që ta ringjallë.
Lidhur me sfidimin me forcë të legjimitetit të diktaturave, shoh dy vështirësi potenciale. E para, qeveritë diktatoriale do t'i portretizojnë me siguri këto si sulme ndaj kombit, e jo si sulm ndaj regjimit, dhe në këtë mënyrë mund të përforcojnë pozitat e tyre brenda vendit. Së dyti, aleatët që Shtetet e Bashkuara kërkojnë për fushata të suksesshme të këtij lloj mund të refuzojnë që të marrin pjesë. Sado të alarmuar që janë nga sjellja agresive e Rusisë dhe Kinës, europianët dhe sidomos aziatikët lindorë ngurrojnë të bëjnë ndonjë gjë që rrezikon lidhjet e tyre tregëtare me këto vende. Pavarësisht nga këto, të tre vendet kanë një pikë të dobët të përbashkët, që mund të shfrytëzohet shumë më me efikasitet sesa është bërë deri tani. Sundimtarët e Rusisë, Kinës, dhe Iranit janë të gjithë thellësisht të korruptuar. Demokracitë mundet dhe duhet të bëjën më shumë për të botuar dhe qartësuar në detaje këtë korrupsion duke ndryshuar politikat perëndimore që padashje e ndihmojnë . Për këtë çështje, Nisma Kleptokracia me qendër në Uashington është duke bërë një punë të rëndësishme.