[Titulli në GI: "Prapësi të tjera akademike"]
E dini që lufta kundër terrorizmit është në fakt "një luftë për burime natyrore - dhe që terrorizmi vetë nuk ka shumë lidhje me të"?
Kështu argumenton John Maszka në librin e tij, "Washington's Dark Secret: The Real Truth About Terrorism and Islamic Extremism" (Potomac, 2018) (Sekreti i Errët i Uashingtonit: E vërteta troç mbi terrorizmin dhe ekstremizmin islamik - Potomac, 2018), siç është thënë përmbledhtazi në shënimin promocional të botuesit. Nëse do të ishit kuriozë se si ky "Studiues i Terrorizmit" (shkronjat kapitale janë të atij vetë) dhe profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Shkollat e Larta Teknologjike të Abu Dhabi-t, ia del të ngrejë një tezë kaq të pabazë, do t'ju duhej t'i futeshit leximit të librit.
Gjithsesi, një fjali në faqen 54 mund t'ju bënte të ndaleshit dhe të hezitonit një çast: "Islamofobët si Daniel Pipes ngulin këmbë që nuk ka musliman të moderuar."
Paragrafi fyes nga libri "Sekreti i Errët i Uashingtonit"
Ja po themi që mund ta injorosh budallallëkun e pritshëm "islamofob", po ajo deklaratë nga mbiu? Ku vallë paskam "insistuar që nuk ka muslimanë të moderuar"?
Nga një kërkim në arkivën e DanielPipes.org dalin 5 tituj shkrimesh dhe 6 tituj blogjesh në të cilat përfshihet fjala "musliman i moderuar", si dhe 2 tituj shkrimesh dhe 3 tituj blogjesh me termin "Islam i moderuar." Gjithsej, termi "musliman i moderuar" del 619 herë, kurse "Islam i moderuar" 1,270 herë. Së bashku, përmenden gati 1,900 herë.
John Maszka. |
Do të gjenit kaq shumë shkrime të mija mbi këtë temë, saqë madje ekziston një koleksion i tërë i tyre: "Bibliografi - Shkrimet e mija mbi muslimanët e moderuar." Përveç kësaj, slogani im i preferuar të cilin e përsëris gjithnjë: "Islami radikal është problemi, Islami i moderuar është zgjidhja", tregon se sa qendror është islami i moderuar në strategjinë për të mposhtur islamizmin, strategji që kam kohë që e mbroj.
Duke dhënë mësim në Abu Dhabi, Maszka përhap nëpër botë ide të lojtura amerikane. Një shtetas i Emirateve të Bashkuara Arabe iu përgjigj këtyre gabimeve duke më shkruar: "Fatkeqësisht, për shkak se Islami ende nuk njihet shumë në Perëmdim, disa akademikë i manipulojnë faktet dhe idetë për qëllime karriere. Institucionet e Emirateve kanë nevojë urgjente për një kontroll cilësie më të mirë."
Kështu pra, si është e mundur që dikush dhe aq më tepër një profesor, të promovojë pikëpamje kaq thellësisht të gabuara? Dy herë që e kontaktova Maszka-n me pyetje, nuk mora asnjë përgjigje, kështu që mbetet të spekullosh. Kjo është llogjika që mund të shpjegojë gabimin e tij:
Maszka është pjesë e një vatre akademike polemikash të pasakta, në të cilën ai jep kontributin e tij, por nga e cila edhe merr. Për të ilustruar të parën, mjafton të shohësh një tëeet çoroditës të 16 gushtit, 2016, vetëm pak kohë pas vrasjes së 86 personave nga një xhihadist në Nicë të Francës: "Çfarë përfitimesh ka qeveria franceze nga sulmi në Nicë?"
Deklarata e gabuar e Maszka-s ndaj pikëpamjeve të autorit të këtij shkrimi është një tjetër shëmbull që i shtohet atmosferës mbytëse dhe dizinformuese: vetëm paksa i vetëdijshëm që specialistët e çështjeve të Lindjes së Mesmë dhe Islamit pa të drejtë, por në mënyrë rutinore më shpallin anti-musliman dhe anti-Islam (dhe jo anti-islamist dhe anti-islamizëm, që është e saktë), ai ndoshta mendoi që i njihte pikëpamjet e mia aq mirë, sa as të mos merrte mundimin që të kryente punën e bezdisshme të verifikimit se cilat janë vërtet këto pikëpamje.
Me sa më lart, Maszka bëhet një shembull tipik dhe për të ardhur keq i asaj që karakterizon studimet mbi Lindjen e Mesme: tepër i paqartë për të patur mendim praktik, tepër dembel për marrë mundimin për të hulumtuar, tepër ideologjik për të ndrequr gabimet faktike dhe tepër i vetëkënaqur për të vrarë mendjen për dëmin që shkaktojnë ato.