Partitë politike europiane të quajtura si të djathtës ekstreme nga politikanët e Establishmentit dhe media (por që unë i quaj civilizasioniste) kritikohen me të drejtë për gabimet dhe ekstremizmin e tyre.
Për shembull, partia e Demokratëve në Suedi, në vitet e tyre të para, 1988-95, kishin në fakt disa anëtarë me të kaluar naziste dhe disa që mbështesnin ide raciste dhe nacionalizmit të bardhë. Edhe sot, partia bën budallallëqe – si thirrjet për të ndaluar bërjen e djemve synet.
Civilizasionistët shohin si problem edhe antisemizmin. Jean-Marie Le Pen, themeluesi i Frontit Nacional në Francë, është gjobitur rregullisht sepse nënvleftëson dhomat me gaz të nazistëve si një "detaj" i historisë. Kur udhëheqësi i Partisë së Lirisë së Austrisë (FPÖ) Heinz-Christian Strache, në 2010, vizitoi Yad Vashemin, memorialin e Holokaustit në Jeruzalem, ai mbajti një kasketë birre të vëllazërisë Vandalia, një organizatë me lidhje antisemiste.
Në Poloni dhe Hungari, partitë PiS dhe Fidesz kanë instaluar autokracira në të cilat qeveria kontrollon gjykatat, ekonominë, median,dhe institucionet e arsimit. Korrupsioni është rritur. Zgjedhjet janë të lira por jo të ndershme.
Të gjitha të vërteta. Mirëpo, dy argumente si përgjigje:
Së pari, me kalimin e kohës, partitë e civilizimit në përgjithësi janë bërë më të moderuara, duke iu larguar racizmit dhe antisemitizmit. Demokratët e Suedisë e nisën këtë ndryshim qysh në 1995. Pikërisht për shkak të antisemizmit të përsëritur të babait të saj, Marina e përjashtoi Zhan-Marinë nga partia, ndonëse kishte themeluesi i saj 43 vjet më parë. Kur u rikthye për vizitë në Yad Vashem, në 2016, Strache veshi një kapele homburg, të përshtatshme.
Udhëheqësi i FPÖ, Heinz-Christian Strache me një kasketë "Tönnchen" në vizitën e tij të 2010-s në Yad Vashem, por me një kapele homburg gjatë vizitës së tij në 2016. |
Së dyti, gabimet dhe mëkatet e partive kryesore janë shumë më të mëdha se ato të civilizacionistëve.
Në Suedi, kryeministri Stefan Löfven i Partisë Social Demokrate në 2016 i quajti Demokratët e Suedisë "një parti naziste", që ishte ironike kur mendon politikën e nënshtrimit të partisë së tij ndaj Gjermanisë Naziste, kur ajo ishte në pushtet, përpara, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Ajo:
Udhëheqësi nazist, Hermann Göring (majtas) dhe Mbreti Gustaf V i Suedisë, në Berlin, shkurt 1939. |
- Bashkëpunoi aktivisht me Berlinin, në fund të viteve 1920, për të anashkaluar kufizimet e Trajtatit të Versajës për riarmatosjen e Gjermanisë.
- Censuroi opinionet anti-naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.
- Furnizoi me minerale hekuri suedez që u përdor "si lëndë bazë për katër në çdo 10 pushkëve gjermane".
- Tregëtoi guzhinieta dhe pjesë përbërëse të armëve me gjermanët, në sasi të atilla që këto "ndikonin në mënyrë të ndjeshme rezultatin e luftës".
- Lejoi Hitlerin që të transportonte numra masivë ushtarësh, materialesh dhe furnizimesh përmes Suedisë në Norvegji – si dhe të dërgonte të burgosur norvegjezë në kampet e përqendrimit në Gjermani.
- Lejoi kalimin përmes Suedisë, të një divizioni gjerman të armatosur deri në dhëmbë, që të luftonte sovietikët në Finlandë.
- Nuk hetoi apo ndëshkoi, pas mbarimit të luftës, ata qindar ushtarë suedezë që shërbyen në regjimin nazist, disa prej të cilëve në kampin e përqendrimit në Treblinka ku u vranë 800,000 hebrej.
Edhe parti të tjera socialiste kanë histori të trazuara. Në 1994, presidenti francez François Mitterrand pranoi se kishte ndihmuar regjimin e Vishisë dhe miqësinë e tij të gjatë me kolaboracionistë nazistë të tillë si të përfshirët në Holokaust, Xavier Vallat dhe René Bousquet.
Kryetari i Partisë Laburiste të MB-së, Jeremy Corbyn, është një "simpatizues i terroristëve, mbështetës i mashtruesve të Hamasit, një nxitës anti-Izraelit, dhe nganjëherë edhe anti-semit", shkruan Manfred Gerstenfeld; në kontrast me kapelen e zgjedhur nga Strache apo fushatën e kryeministrit hungarez Viktor Orbán kundër George Soros-it (sulm të cilin qeveria e Izraelit e përkrah heshturazi) janë të papërfillshme. Që Corbyn e përbuz Izraelin, kurse Strache dhe Orbán synojnë marrëdhënie të ngrohta me të vetëm sa e konfirmon këtë kontrast.
Kolaboracionisti nazist Marshal Philippe Pétain (majtas) duke pritur Marcel Barrois dhe presidentin e ardhshëm francez, François Mitterrand, tetor 1942. |
Sa për autoritarianizmin: Asnjë nuk është burgosur në Poloni apo Hungari se kanë shprehur pikëpamje të kundërta me ato të qeverisë. Mirëpo, Tommy Robinson, një aktivist anglez, brenda pesë orësh, humbi lirinë e tij dhe u dënua me 13 muaj burg sepse qendroi jashtë ndërtesës së një gjykate, duke transmetuar drejtpërdrejt informacion që ishte tashmë publik rreth një bande përdhunuesish myslimanë që ishin nxjerrë përpara gjyqit.
Vetëm se shpreh pikëpamjet e tij, politikani hollandez Geert Wilders është përballur në mënyrë të përsëritur me padi kriminale për "gjuhë të urrejtjes". Kur Marine Le Pen mbrojti Mitingun Kombëtar nga krahasimi me ISIS-in në Tuitër, duke postuar fotografi të rënda të viktimave të ISIS-it, qeveria francize e shpalli postimin e saj në Tuitër një krim të "përhapjes së imazheve të dhunshme" që vjen deri me pesë vite burg. Duke përfunduar në metoda të ngjashme me ato të sovietikëve, ajo e urdhëroi edhe që t'i nënshtrohej një kontrolli psikiatrik.
Po, civilizacionistët kanë probleme reale dhe duhet të përmirësohen, por shumë prej kundërshtarëve të tyre janë akoma më difektozë. Social Demokratët e Suedisë bashkëpunuan me partinë e vërtetë naziste, kjo nuk krahasohet me Demokratët e Suedisë që bënë disa deklarata budallaqe. Partia Laburiste e Britanisë së Madhe është më antisemiste se FPÖ-ja e Austrisë. Liria e fjalës është e rrezikuar në Mbretërinë e Bashkuar sesa në Hungari. Parregullsitë në zgjedhjet e fundit të Suedisë tregojnë se ato janë më pak të ndershme se në Poloni.
Civilizacionistët kanë të meta, por Establishmenti është më keq.