Kapitulli 6 i "Aleati që nuk është më: Kalifati i ri turk i Erdoganit dhe rritja e kërcënimit xhihadist ndaj Perëndimit" (Washington: Shtypi i Qendrës për Politikë të Sigursë, 2018), faqe 89-96.
Me një deklaratë të paformuluar mirë por të rëndësishme, Këshilltari i atëhershëm i Sigurisë Kombëtare, H.R. McMaster, tha në dhjetor 2017, në një mbledhje me dyer të mbyllura se kërcënimi islamist është trajtuar në mënyrë "miopike" në të kaluarën: Nuk i kushtuam vëmendje të mjaftueshme sesi [ideologjia islamiste] po përparonte nëpërmjet shoqatave bamirëse, medreseve dhe organizatave të tjera shoqërore". Duke aluduar për mbështetjen e mëprashme saudite për këto lloj institucionesh, ai vuri në pah se tani kjo "po bëhet më shumë nga Katari dhe nga Turqia".
Duke folur për Turqinë, ai shtoi se "shumë grupe islamiste kanë mësuar nga" presidenti i saj, Rexhep Tajip Erdogan dhe nga Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit (Adalet ve Kalkınma Partisi, apo AKP). Turqit vijoi ai, ofrojnë një model të "operimit nëpërmjet shoqërisë civile, pastaj sektorit të arsimit, pastaj policisë dhe gjykatës, dhe pastaj ushtrisë për të konsoliduar pushtetin në duart e një partie të caktuar, dika që do të preferonim të mos e kishim parë dhe që për fat të keq është duke kontribuar në largimin e Turqisë nga Perëndimi".
Pati plot që nuk i pëlqyen komentet e sinqerta nga McMaster sepse dilnin nga suaza e zakonshme në Washington që kujton në mënyrë nostalgjike Luftën në Kore të pasuar nga dekada të anëtarësisë e përbashkët gati të shtenjtë në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO). Përmendja e devijimit të Turqisë prej Perëndimitngre disa pyetje: Përtej fjalëve të bukura, sa reale është aleanca e NATOs, në 2018? A duhet të jetë fare anëtare e NATO-s Turqia? A ka vërtet NATO ndonjë mission në epokën pasSovietike? Dhe nëse po, cili ështa i?
NATO dhe Islamizmi
Që të kuptosh misionin e NATO-s le të, le të rikthehemi te themelimi i aleancës në 4 prill, 1949. Traktati i Uashingtonit që e themeloi kishte shpallur një synim të qartë:: të "mbronte lirinë, trashëgiminë e përbashkët dhe civilizimin e popujve të vendeve anëtare themeluar mbi parimet e demokracisë, lirisë individuale, dhe pushtetin e ligjit". Me fjalë të tjera, NATO mbronte civilizimin perëndimor. Në atë kohë, po, kjo do të thoshte të bëheshe bashkë kundër komunizmit, kështu që NATO u përqendrua te kërcënimi sovietik për 42 vite të gjata. Pastaj, një ditë, në 1991, kur Bashkimi Sovietik u rrëzua dhe Pakti i Varshavës u bë pluhur, aleanca u përball me një krizë suksesi.
Sekretari i Shtetit të SHBA-së nënshkroi Traktatin e Uashingtonit, në praninë e Presidentit Truman (i dyti nga e majta). |
Një periudhë ekzistenciale vetëshqyrtuese vijoi, me pyetje nëse aleanca duhej të vazhdonte apo të ekzistonte dhe nëse po, prejt kujt do të na mbronte. (Si shkuan punët, Rusia eventualisht u rikthye si si kundërshtare, por kjo nuk tema jonë këtu.) Përgjigjet më bindëse të ofruara argumentonin se po, NATO-ja duhej të vazhdonte, dhe të mobilizonte mbrojtjet kundër një kërcënimi të ri totalitarian: Islamizmit. Fashistët, komunistët, dhe islamistët ndryshonin nga njëri-tjetri në shumë mënyra, por i bashkonte një ëndërr e përbashkët e utopianizmit radikal, e formimit të njeriut të ri, superior, që ekziston vetëm për t'i shërbyer regjimit të tij.
Armiku i ri islamist mori emër të madh në botë, ashtu si të mëparshmit, përpara se të mposhteshin, duke zhgënjyer shpejt nocionet boshe të një konsensusi liberal të "fundit të historisë". Në 1977, islamistët morën pushtetin në Bangladesh; në 1979, në Iran. Gjithashtu në 1979, qeveria e Aranisë Saudite bëri kthesë të fortë drejt radikalizimit. Në 1989, islamistët morën në dorë Sudanin; në 1996, shumicën e Afganistanit.
Sulmet xhiahdiste kundër vendeve të NATOs, dhe sidomos Shteteve të Bashkuara, u shumëfishuan gjatë kësaj periudhe. Rreth 800 amerikanë humbën jetën prej dhunës islamiste përpara 11 Shtatorit, ndërsa sulmi me bombë në Qendrën Botërore të Tretëgtisë në 1993 ofroi mësimin më të mirë mbi ambicjet supreme të islamistëve.
Willy Claes (majtas) dhe José María Aznar. |
Aty nga viti 1995, ky kërcënim ishte bërë mjaftueshmërisht i dukshëm saqë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Gjenerali Willy Claes e krahasoi Islamizmin me armikun historik të organizatës së tij: "Fondamentalizmi është të paktën po aq i rrezikshëm sa edhe komunizmi". Tani që Lufta e Ftohtë kishte mbaruar, shtoi ai, "militantizmi islamist ka dalë në pah si kërcënimi mbase më i rëndë për aleancën e NATOs dhe për sigurinë perëndimore". Në 2004, ish-kryeministri spanjoll José María Aznar bëri një argument të ngjashëm: "Terrorizmi islamist është një kërcënim i ri i përbashkët me natyrë globale që vë në rrezik vetë ekzistencën e anëtarëve të NATO-s". Ai u përpoq që NATO të përqendrohej në luftimin e "xhihadizmit islamist dhe të përhapjes së armëve të shkatërrimit masiv". Bëri thirrje për asgjë më pak sesa "hartimin e një straegjie të NATO-s që do të kishte në qendër të saj luftën kundër xhihadizmit islamik".
Kështu që, qysh nga fillimi i erës post-sovietike, udhëheqës largpamës bënë thirrje që NATO-ja të përqendrohej te kërcënimi i ri kryesor ndaj civilizimit perëndimor: Islamizmi.
Kërcënimi islamist
Në atë kohë dy vende simbolizonin kërcënimin islamist: Afganistani dhe Turqia. Ato përfaqësonin përkatësisht, sfida të jashtme dhe të brendshme të padëgjuara më parë.
Neni 5 i statutit të NATO-s, pikërisht klauzola kritike që bën thirrje për "vetëmbrojtje kolektive", u kërkua për të parën dhe të vetmen herë jo gjatë krizës së raketave me Kubën apo gjatë luftës në Vietnam, por një ditë pas sulmit të 11 shtatorit. Që ta themi më qartë: nuk ishin komunistët kubanë, vietnamezë, koreano-veriorë, kinezë apo sovjetikë, por Al Kaida dhe talibanët e fshehur guvave të një vendi periferik si Afganistani që e bënë një shtet anëtar të ndërmerrte këtë hap të rëndësishëm. Kjo sepse ishin islamistët dhe jo komunistët ata që guxuan të godisnin qendrat amerikane kyçe në Nju Jork dhe Uashington, D.C.
Për të vazhduar më tej, Al Kaida dhe talibanët janë veçse një pjesë e vogël e lëvizjes globale xhihadiste. Proçesi i armatimit bërthamor iranian, tashmë i futur drejt një rruge të ligjshme që do të çojë në ndërtimin e bombave bërthamore brenda një dhjetëvjeçari, përfaqëson problemin e vetëm më vdekjeprurës, sidomos po të kesh parasysh dhe regjimin apokaliptik që sundon në Teheran dhe mundësinë e shpërthimit të një rrezatimi elektromagnetik nga një sulm bërthamor.
Sulmet në shkallë të vogël paraqesin më pak rrezik, por janë më të shpeshta dhe variojnë nga një xhami në Egjipt tek një urë në Londër apo kafene në Sidni. Rebelimet islamiste kanë ndezur vatra luftërash civile (në Mali, Libi, Jemen dhe Siri) dhe gjysëm-luftëra civile (në Nigeri, Somali, Irak dhe Afganistan). Për pesë muaj, një degë e ISIS-it mbajti nën kontroll Maravi-n një qytet në Filipine. Sulmet xhihadiste kane ndodhur dhe në vende jo-anëtare të NATO-s qoftë me shumica qoftë me pakica muslimane: Argjentinë, Suedi, Rusi, Izrael, Indi, Mianmar (Burmë), Tajlandë dhe Kinë.
Xhihadistët kanë goditur gjithashtu dhe shumë vende anëtare të NATO-s, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Kanadanë, Mbretërinë e Bashkuar, Spanjën, Francën, Hollandën, Gjermaninë, Danimarkën dhe Bullgarinë. Përveç terrorit dhe molisjes politike, këto sulme kanë dëmtuar rëndë aftësinë ushtarake duke reduktuar shkallën e stërvitjes dhe duke shpërqendruar nga misioni i tyre kryesor gati 40 për qind të forcave ushtarake dhe duke i detyruar të merren me punën që i takon policisë - ruajtjen e sinagogave, shkollave dhe stacioneve të policisë.
Ushtarët duke ruajtur Muzeun hebre të Belgjikës në Bruksel në janar të vitit 2015 (© Daniel Pipes) |
Dhe pastaj vjen Turqia.
Turqia diktatoriale, anti-perëndimore dhe anti-NATO
Ishin kohë të tjera ato kur NATO-ja i ofronte mbrojtje Turqisë, kryesisht nga Bashkimi Sovjetik dhe në këmbim, Turqia i ofronte NATO-s një partner të çmuar në krahun e saj jugor, euro-mesdhetar. Madje dhe sot, Turqia është vendi anëtar me ushtrinë e dytë më të madhe e cila e kombinuar me atë amerikane arrin në 3.4 milionë nga 7.4 milionë trupa gjithsej; së bashku pra të dy vendet kontribuojnë me 46 për qind të totalit të të 29 vendeve aleate.
Por me fitoren e AKP-së në zgjedhjet parlamentare të nëntorit 2002, shumë gjëra kanë ndryshuar. Erdogani menjëherë pas fitores lëshoi deklaratën e famshme që "Turqia nuk është një vend ku mbizotëron Islami i moderuar" dhe i qendroi besnik asaj deklarate duke e bërë qeverinë të sponsorizojë shkollat islamike, duke futur rregulla të reja në marrëdhëniet mes meshkujve dhe femrave, në përdorimin e alkoolit, duke ndërtuar xhami dhe duke kërkuar në shkallë më të gjerë rritjen e një "brezi më besimtar". Sundimi i Erdoganit ka në themel natyrën despotike të Islamizmit: ka mashtruar në zgjedhje, ka arrestuar gazetarë disidentë nën akuza terrorizmi, ka krijuar një ushtri private, SADAT-in, e ka përdorur policinë për të torturuar dhe ka organizuar një grusht shteti. Lidhur me këtë të fundit, grushti i supozuar i shtetit i korrikut 2016 i dha mundësinë të ndalojë, arrestojë ose të heqë nga puna mbi 200,000 turq, të mbyllë rreth 130 organe të medias si dhe të burgosë 81 gazetarë. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve e ka quajtur Turqinë "burgu më i madh i gazetarëve në botë".
Pa rënë shumë në sy, një gati luftë civile po zien në juglindje të Turqisë, ndërkohë që Erdogani merr me të mirë aleatët e tij të rinj nacionalistë turq duke u përpjekur të shfarosë gjuhën, kulturën dhe aspiratat politike kurde. Ndërsa frika përhapet, totalitarizmi lulëzon.
Problemet e drejtpërdrejta të NATO-s me Turqinë zënë fill më 1 mars të vitit 2003 kur parlamenti ku shumicën e vendeve i kishte AKP-ja, nuk i lejoi forcave amerikane të futeshin në hapësirën ajrore turke për të drejtuar sulmin kundër Saddam Hussein-it.
Ish kryetari i bashkisë së Ankarasë Melih Gökçek. |
Qeveria turke ka kërcënuar që do ta mbushë Europën me refugjatë sirianë. Ka penguar lidhjet e NATO-s me aleatë të ngushtë si Austria, Qiproja dhe Izraeli. Ka sponsorizuar një kthesë të opinionit turk kundër Perëndimit, në veçanti kundër Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë. Një shembull i këtij qendrimi armiqësor është kryetari i bashkisë së Ankarasë, Melih Gökçek, i cili në shtator të vitit 2017 shkroi në Tweeter që ishte lutur që dy uraganët e fuqishëm Harvey dhe Irma të cilët goditën rëndë rajone të Shteteve të Bashkuara, të shkaktonin edhe më shumë dëme.
Ankaraja ka mbajtur peng gjermanë dhe amerikane dhe i ka përdorur për të nxjerrë përfitime politike. Deniz Yücel, një gazetar gjerman me origjinë turke u mbajt i burgosur për një vit derisa qeveria gjermane pranoi të modernizonte tanket turke.
Peter Steudtner, një aktivist gjerman i të drejtave të njeriut, u mbajt disa muaj në burg. Andrew Brunson, një prift protestant është pengu amerikan më i njohur, por ka dhe të tjerë, mes të cilëve përfshihen Ismail KUL, një profesor kimie, vëllai i tij Mustafai si dhe Serkan Gölge, një fizikan i NASA-s.
Për ta vënë të gjithë këtë në një plan më personal, unë (dhe shumë analistë të tjerë të çështjeve të Turqisë) nuk mundemi as të ndërrojmë avionët në aeroportet e Stambollit nga frika se mos arrestohemi, futemi në burg dhe përdoremi si pengje për t'u shkëmbyer më ndonjë kriminal turk real ose imagjinar në Shtetet e Bashkuara. Mendoni vetëm këtë: Turqia, që supozohet të jetë aleati ynë, është i vetmi vend në botë ku kam frikë që me të mbërritur aty, mund të më arrestojnë.
Disidentë turq në Gjermani ose janë vrarë ose kanë frikë që mund të vriten, si në rastin e Yüksel Koç-it, bashkë-kryetarit të Kongresit Europian të Shoqërisë Demokratike Kurde. Jo vetëm kaq, por kriminelë të punësuar brenda qeverisë turke kanë kryer sulme kundër amerikanëve në Shtetet e Bashkuara, nga ku më kryesoret kanë qenë ato në Institutin Brookings në vitin 2016 dhe në Sheridan Circle, në zonën jashtë ambasadës turke në Uashington, në vitin 2017.
Qeveria turke shpreh mbështetjen e asaj ndaj Teheranit në mënyra të ndryshme: ka ndihmuar programin bërthamor të Iranit, ka marrë pjesë në zhvillimin e zonave naftëmbajtëse iraniane; ka ndihmuar në transportimin e armëve iraniane të destinuara për Hezbollahun dhe ka mbështetur Hamas-in. Shefi i shtabit iranian vizitoi Ankaranë, ndoshta me qëllim për të bashkuar forcat në një përpjekje kundër kurdëve. Ankaraja iu bashkua bisedimeve të Astanas me qeveritë turke, ruse dhe iraniane për të vendosur mbi fatin e Sirisë.
Erdogani është bërë thuajse pjesë e Organizatës për Bashkëpunim të Shangait; ndonëse njëfarësoj fiktive, ajo mbetet versioni ruso-kinez që i ngjan më shumë NATO-s. Trupat turke janë angazhuar në stërvitje të përbashkëta me forcat ushtarake ruse dhe kineze. Akoma më domethënës është fakti që forcat e armatosura turke kanë lejuar vendosjen e sistemit rus të raketave kundërajrore S-400, një hap ky që bie tërësisht në kundërshtim me anëtarësine në NATO.
Pastaj vjen ushtria e Egjeut. Yiğit Bulut, një nga ndihmësit kryesorë të Erdoganit, deklaroi në shkurt të vitit 2018 që Turqia ka nevojë për një forcë "të fortifikuar me avionë luftarakë rusë dhe kinezë, sepse një ditë [qeveria e Shteteve të Bashkuara] ... fare mirë mund të mendojë të sulmojë Turqinë". Jo tamam, siç mund të vini re edhe vetë, mendime që i shkojnë ndër mend një aleati.
Dhe nëse kjo tingëllon si një nga ato dallditë konspirative, ekziston mundësia, tamam tani që po shkruaj, e një konfrontimi mes Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë në qytetin sirian të Manxhibit. Tensionet aty kanë arritur në një pikë të tillë sa siç na informon një deklaratë e Shtëpisë së Bardhë, presidenti Trump "po i kërkon Turqisë të tregojë kujdes dhe të shmangë çdo veprim që mund të çojë në një konflikt mes forcave turke dhe atyre amerikane.
Turkey shtrembëron NATO-n
Përveç armiqësisë, prania e Turqisë në NATO e shtrembëron aleancën. NATO duhet të ekzistojë për të luftuar islamizmin. Mirëpo, nëse islamistët janë tashmë brenda kalasë, si do ta bëjë këtë aleanca?
Kjo dilemë u bë publike në 2009, me mbarimin e mandatit të Sekretarit të Përgjithshëm Jaap de Hoop Scheffer në korrik. Ekzistonte një konsensus që sekretari i ri i Përgjithshëm duhej të ishte kryeministri danez që nga 2006, Anders Fogh Rasmussen. Me fjalë të tjera, ai kishte qenë kryeministër gjatë krizës daneze të karikaturave. Kur qeveritë e vendeve me shumicë myslimane, përfshi edhe atë turke, i bënë presion që të ndërhynte kundër karikaturave, ai në mënyrë shumë korrekte deklaroi: "Jam kryeministër i një vendi modern e të lirë dhe nuk mund t'u them gazetave se çfarë të botojnë e çfarë jo", kjo është përgjegjësia e tyre". Ai madje refuzoi të takohej me një delegacion ambasadorësh nga vendet me shumicë myslimane.
Duke pasuar stafetën e NATO-s, në 2009, nga Sekretari i Përgjithshëm Jaap de Hoop Scheffer (djathtas) te Anders Fogh Rasmussen. |
Mirëpo, tre vjet më vonë, kur Rasmussen ishte kandidat për Sekretar të Përgjithshëm të NATO-s, qeverisë turke i erdhi zogu në dorë. Erdogan, në atë kohë kryeministër, u rikthye te kriza e karikaturave: "Kërkova një takim të udhëheqësve islamikë në [Danimarkë] për të shpjeguar se çfarë po ndodhte dhe ai refuzoi, kështu që si mund të kontribuojë ai për paqen?" Shumë pazarllëqe vijuan prapa skene, që përfunduan me një kompromis: Rasmussen do të emërohej Sekretar i Pergjithshëm me kushtin që do të merrte me të mirë publikisht Erdoganin, gjë që e bëri: "Dua të bëj shumë të qartë hapjen time ndaj botës myslimane. Për të siguruar bashkëpunimin dhe intensifikimin e dialogut. E konsideroj Turqinë si një aleate shumë të rëndësishme dhe një partnere strategjike, dhe do të bashkëpunoj me të dhe në përpjekjet tona për të siguruar bashkëpunimin më të mirë me botën myslimane". E përkthyer nga burokracishtja, ai tha: "Nuk do të bëj asgjë që do të mërziste kryeministrin e Turqisë".
Kjo, sigurisht, nuk ishte shenjë e një udhëheqjeje të fuqishme të NATO-s në luftën kundër islamizmit, por një institucion që çalonte nga Brenda, i paaftë për t'u përballur me një nga dy kërcënimet e tij kryesore nga frika se mos ofendonte një qeveri anëtare. Kam qenë personalisht dëshmitar kur një delegacion i Asamblesë Parlamentare të NATO-s braktisi një takim që kishte përgatitur oragnizata ime, për solidarizim me anëtarët e tij turq.
Ç'duhet bërë
NATO përballet me një dilemë dhe zgjedhje: Ta pezullojë Turqinë, si kërkoj unë, ose ta mbajë brenda saj, si po e kërkon instikti institucional. Sipas argumentit tim, Ankaraja merr hapa armiqësorë ndaj NATO-s, nuk është më aleate, dhe saboton përqendrimin e nevojshëm kundër islamizmit. E thënë shkurt, Turqia është i pari vend anëtar që po kalon në kampin armik, ku ka gjasa të qendrojë për një kohë të gjatë.
Argumenti për ta mbajtur Turqinë precipiton në: Po, Turqia nën Erdoganin ka marrë kot, por anëtarësia në NATO na jep mundësi të vazhdojmë që ta ndikojmë sado pak, deri sa të ritkthehet në pozitat e mëprshme, që do të ndodhë në një farë pike. Apo, sipas formulimit të bërë nga nga Steven Cook: "Turqia mbetet e rëndësishme më pak se mund të jetë e nevojshme dhe më shumë përshkak të trazirave që mund të shkaktojë Ankaraja e larguar".
Kushtu që cila është përparësia më e madhe? Të çlirojmë NATO-n nga pengesa për të kryer misionin e saj? Apo të ruajmë ndikimin mbi Ankaranë? E gjitha precipiton te gjykimi se edhe sa kohë do të mbetet Turqia islamiste, diktatoriale, dhe duke ecur drejt arratisjes nga e drejta ndërkombëtare. Duke parë konsensusin e gjerë anti-perëndimor në Turqi, do të doja NATO-n të lirë që të jetë NATO.
Analistët (përfshi edhe mua në 2009) që bien dakord me këtë përfundim nganjëherë thonë, "nxirreni Turqinë jashtë"; mirëpo, NATO-s i mungon një mekanizëm për ta përjashtuar, sepse askush nuk e imagjinonte problemin e sotëm në 1949. Pavarësisht nga kjo, shumë hapa janë të mundshëm për të pakësuar marrëdhëniet me Ankaranë dhe për të zvogëluar rolin e Turqisë në NATO.
Të braktiset Baza Ajrore e Inxhirllëkut: Ankaraja në mënyrë kapriçioze kufizon përdorimin e Inxhirllëkut (duke shkaktuar largimin e trupave gjermane prej saj) dhe baza është rrezikshmërisht afër Sirisë, zonës më aktive dhe më të rrezikshme të luftës në botë. Ka plot vende alternative për ta zhvendosur, për shembull, në Rumani ose në Jordani. Sipas disave, ky proces, në fakt, ka filluar tashmë.
Të largohen armët bërthamore amerikane: Inxhirllëku besohet se strehon rreth 50 bomba bërthamore; ato duhen zhvendosur menjëherë. Kjo mbeturinë e Luftës së Ftohtë nuk ka më asnjë kuptim ushtarak dhe, sipas disa burimeve, avionët që ndodhen në Inxhirllëk as që mund të ngarkohen me këto armë. Akoma më keq, është e besueshme që qeveria vendase mund t'i grabisë këto armë.
Të anullohen shitjet e armëve: Kongresi amerikan përmbysi një vendim të Pushtetit Ekzekutiv në 2017, duke hedhur poshtë një shitje të propozuar armësh personale në përgjigje të sjelljes prej gangsterësh të turqve në DC. Akoma më shumë e rëndësishme, shitja e avionëve F-35, tipi më i përparuar i avionëve luftarakë në arsenalin amerikan, duhet gjithashtu të bllokohet.
Avioni F-35 të cilin Turqia nuk e ka marrë ende dhe që nuk duhet ta marrë. |
Injoroni Nenin 5 dhe kërkesa të tjera për ndihmë: Agresioni turk nuk duhet të zvarrisë në luftë anëtarët e tjerë të NATO-s për shkak të kurdëve, dhe ata duhet ta bëjnë të qartë këtë. Si reagim, Erdogani e thumbon NATO-n për të kënaqur audiencën e tij të brendshme: "Hej NATO, ku je ti? Ne iu përgjigjëm thirrjes në Afganistan, Somali dhe Ballkani, ndërsa tani po bëj unë thirrje, le të shkojmë në Siri? Pse nuk po vini?"
Distanconi NATO-n nga ushtria turke: Mos shkëmbeni më inteligjencë, mos trajnoni personelin turk, dhe përjashtoni pjeëmarrjen turke në zhvillimin e armëve.
Ndihmoni kundërshtarët e Turqisë: Mbani anën e kurdëve në Siri. Mbështesni aleancën në rritje greko-qipriote-izraelite. Bashkëpunoni me Austrinë.
Shkurtimisht, komunistët nuk e provokuan kurrë Nenin 5 dhe asnjë anëtar i NATO-s nuk hyri ndonjëherë në Paktin e Varshavës. Islamizmi, në formën e Al-Kaidës dhe Erdogani, i kanë shtriqur formulat e vjetra aq sa nuk njihen më, duke sjellë nevojën për një të menduar të ri dhe kritik. NATO ka nevojë të zgjohet ndaj këtyre problemeve.