President Trump ka marrë dy hapa të paparë dhe shumë favorizues për Izraelin: njohjen e Jeruzalemit si kryeqyteti i ti dhe ndërprerjen e fondeve të Agjensisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Vepra (UNRWA), një organizatë që kohët e fundit i ishte përkushtuar eliminimit të shtetit hebre. Këto veprime që duhej të ishin kryer me kohë çajnë më në fund bllokime të lashta që prej 70 vjetësh duke hapur rrugënpër mundësi të reja zgjidhjeje për konfliktin palestino-izraelit. Bravo Trumpit, që përballoi sulme e ofendime prej atyre që u mungon fantazia, duke ndërmarrë këto hapa e duke u qendruar besnikë.
E megjithatë ka një problem. Të dyja lëvizjet u ndërmorën mesa duket për arsyet e gabuara. Ky nuk është një shqetësim abstrakt por nënkupton se festa e të sotmes mund të bëhet fiaskoja të nesërmes.
Problemi i parë për Izraelin: Trump thotë se do ta njohë Jeruzalemin si kryqytet të Izraelit për ta mbyllur punën e Jeruzalemit. Mirëpo, dëgjojeni se si argumenton për këtë: "Tema më e vështirë për të cilën [negociatorët izraelitë dhe palestinezë] duhet të flisnin ishte Jeruzalem. Tani e hoqëm Jeruzalemin nga tavolina kështu që nuk kemi pse flasim më për të. Asnjëherë nuk e zgjidhën dot punën e Jeruzalemit".
Kjo sugjeron që Trump mendon se njohja e ka zgjidhur punën e ndërlikuar të Jeruzalemit sikur të ishte një transaksion pronash të patundshme njujorkeze dhe ai e ka kapërcyer duke bërë një marrëveshje të njëanshme me rrgulloren e hapësirës urbane apo me përfaqësuesit e sindikatës. Por nuk është ashtu. Jo vetëm që nuk është "e hequr prej tavolinës", por me këtë veprim Trump e ka bërë Jeruzalemin si asnjëherë qendër të vëmendjes dhe konfliktit.
Po të mos ishte për veton e Ambasadores Nikki Haley, Këshilli i Sigurimit të OKB-së do ta dënonte në mënyrë unanime njohjen e Jeruzalemit. |
Për shembull, vendet anëtare të Organizatës për Bashkëpunimin Islamik në mënyrë masive dënuan këtë hap, ashtu si bënë edhe anëtarët sit ë Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe të Asamblesë së Përgjithshme. Më tej, njohja shkaktoi trefishimin e dhunës palestineze ndaj izraelitëve. Pra, Trump e bëri Jeruzalemin një çështje më të diskutueshme sesa kishte qenë më parë.
Si do të reagojë Trump kur ta kuptojë më në fund se Jeruzalemi mbetet shumë "në tavolinë" dhe se gjesti i tij spektakolar pati efektin e kundërt nga çfarë synonte ai? Parashikimi im: me një inat dhe frustrim që mund ta ftohë qendrimin e tij ndaj njohjes së Jeruzalemit dhe Izraelin, madje me temperametin dhe vrullin e çastit që e karakterizon mund edhe ta anulojë njohjen.
Problemi i dytë: Trump ka ndërmend të vendosë një çmim të papërcaktuar ndaj Izraelit për këtë njohje, duke deklaruar se "Izraeli do të paguajë për këtë" dhe se pot ë mos ishte ai "do të kishte paguar shumë më tepër". Për momentin, sa kohë që Autoriteti Palestinez (AP) bojkoton dhe e fyen personalisht Trumpin, ky çmim është lënë i hapur. Por kur dera amerikane të hapet përgjithmonë ndaj palestinezëve dhe këta do të zgjohen për të kuptuar se ç'dhurata fantastike i presin në Shtëpinë e Bardhë. (Kjo dinamikë që imponon formën na-më-jep ndaj Izraelit shpjegon se pse unë përgjithësisht preferoj tensionet që mbeten të nëndheshme mes Uashingtonit dhe Jeruzalemit.)
Problemi i tretë: Trump nuk i mbajti 65 milionë dollarët nga transheja 125 milionëshe e UNRWA-s për të ndëshkuar këtë organizatë të padenjë për shkak se që nga 1949 nxisin paletinezët kundër Izraelit, duke inkurajuar dhunë ndaj hebrejve, duke u përfshirë në korrupsion, dhe duke e shtuar (në vend që të pakësonin) popullatën refugjate. Arsyeja e vërtetë për ndalimin e parave ishte presioni që AP-ja të rifillonte negociatat me Izraelin. Si shkroi Trump në Tuitër: "ngaqë palestinezët nuk duan më të flasin për paqe, pse duhet t'u bëjmë pagesa masive në të ardhmen për ta?"
Kështu që sapo udhëheqësi i PA-së, Mahmoud Abbas t'i kalojë mëria e zgjatur për Jeruzalemin dhe të pranojë të "flasë për paqen", një lum dhuratash do të vërshojnë drejt tij: përmbysja e mundshme e njohjes së Izraelit, ndonjë çmim fantastik, si dhe rifillimi i plotë, në mos akoma më i zgjeruar, i finacimeve nga SHBA. Që nga ai moment, papa, kancelarja, princi i kurorës, madje edhe "The Neë York Times" do ta përgëzojnë Trumpin që do të ngazëllehet, kurse Izraeli do ta gjejë veten të lënë ftohtësisht jashtë statutist të favoritit.
Abbas që tani po tërhiqet paksa nga skenat e tij dramatike, të cilat janë gjithësesi kot, për konsum të brendshëm, për t'i treguar opinionit politik palestinez të radikalizuar, se ai është po aq i ashpër, i pafytyrë dhe në deluzion sa edhe rivalët e tij të Hamasit. Sigurisht, ai e di mirë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e vetmja fuqi që mund ta detyrojë Izraelin të bëjë lëshime. Kështu që, mbas një intervali të mjaftueshëm, Abbas do të mërmërisë apologjira e do të thurrë laved pa u lodhur për Trumpin, do të përndezë hordhinë e aleatëve të palestinezëve, do të "flasë për paqe" me Izraelin dhe do të zvarritet si kërmilli aty ku administrata mund ta shohë me sy të mirë.
Në 29 janar, 2018, në Qytetin e Gazës, punonjësit e UNRWA-s protestojnë vendimin e SHBA-së për të ndërprerë fondet. |
Kur të ndodhë ajo, muaji aktual i mjaltit SHBA-Izrael do të shuhet e shkatërrohet, duke u zëvendësuar nga sherret e zakonshme, ku Uashingtoni do që izraelitët t'i "japin një shans paqes" dhe të "bëjnë lëshime të dhimbshme" ndërsa izraelitëve do t'u duhet t'u rezistojnë atyre presioneve.
Kam qenë gabim në të kaluarën për Trumpin dhe shpresoj ta kem gabim edhe këtë herë.
Grafiku që përdori "Washington Times" për këtë shkrim. |