Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior, e njohur si NATO, përballet me një problem ekzistencial.
Jo, nuk është detyrimi i vendeve anëtarëve që të përmbushin nivelet e dakortësuar të shpenzimit për mbrojtjen. Apo nevoja për të gjetur një rol të ri pas rrëzimit sovietik. Apo për të dalë përpara Vladimir Putinit të Rusisë. Në fakt, ka të bëjë me Rexheo Tayyip Erdoğan, islamistin, sunduesit diktatorialtë Turqisë, politikat e të cilit rrezikojnë të minojnë këtë aleancë unike të 29 shteteve, e cila ekziston që prej 70 vjetësh.
E krijuar 1949, parimet themelueses të NATO-s në mënyrë ambicioze parashtruan synimin e aleancës për "të mbrojtur lirinë, trashëgiminë dhe civilizimin e përbashkët të popujve [shteteve anëtare], bazuar në parimet e demokracisë, lirisë individuale dhe pushtetit të ligjit". Me fjalë të tjera, aleanca ekziston për të mbrojtur civilizimin perëndimor.
Gjatë 42 viteve të para, deri sa BRSS u rrëzua në 1991, kjo nënkuptonte ndalimin dhe shpartallimin e Paktit të Varshavës. Sot, ajo nënkupton ndalimin dhe shpartallimin e Rusisë dhe Islamizmit. Nga këto dy të fundit, Islamizm është kërcënimi më i thellë dhe ketëgjatë, bazuar jo në personalitetin e caktuar të ndonjë udhëheqësi por në ideologjinë e tij shumë të fuqishme, e cila efektivisht ka zëvendësuar fashizmin dhe komunizmin si sfida më e madhe radikale utopike ndaj Perëndimit.
Disa figura madhore në NATO e vlerësuan këtë ndryshim menjëherë pas rënies sovietike. Qysh në 1995, Sekretari i Përgjithshëm Willy Claes vinte në dukje me parandjenjë se "Fondamentalizmi është të paktën po aq i rrezikshëm sa ishte edhe komunizmi". Me mbarimin e Luftës së Ftohtë, tha ai, "Militantizmi islamik ka dalë në pah mbase si rreziku më i rëndë ndaj aleancës së NATO-s dhe sigurimit perëndimor".
Në 2004, José María Aznar, ish-kryeministri i Spanjës, paralajmëroi se "terrorizmi islamist është një krëcënim i ri i përbashkët i një natyre globale që vë në rrezik vetë ekzistencën e anëtarëve të NATO-s. Ai argumentoi që NATO të përqenrohej në luftimin e "xhihadizmit islamik" dhe në përhapjen e armëve të shkatërrimit në masë" dhe bëri thirrje për "vendosjen luftës kundër xhihadizmit islamik në qendër të strategjisë së aleatëve".
Willy Claes (majtas) dhe José María Aznar donin të përqendroheshin te islamizmi. |
Mirëpo, një NATO e fuqishme sipas modelit Claes-Aznar që udhëhiqte betejën kundër islamizmit, u paralizua nga brenda prej kundërshtimit të Erdoganit. Në vend që të shquheshin në luftën kundër islamizmit, 28 anëtaret e tjera në mënyrë zhgënjyese respektuan islamistin në radhët e tyre.
Të 28 heshtën rreth luftës gati civile të regjimit turk në Anatolinë jugperëndimore kundër nënshtetasve të tij kurdë. As shfaqja e një ushtrie private (e quajtur SADAT) nën kontrollin ekskluziv të Erdoganit nuk duket se i shqetëson.
Nw mwnyrw tw ngjashme, ata po injorojnw kufizimin e paparashikueshwm nga Ankaraja tw pwrdorimit tw bazws sw NATO-s nw Incirlik, marrwdhwniet penguese tw saj me vende mike si Austria, Qiproja dhe Izraeli si dhe anti-amerikanizmi vicioz i simbolizuar nga kryebashkiaku i Ankarasw qw uron mw shumw dwme nga stuhitw t'u shkaktohen Shteteve tw Bashkuara.
Hyrja në Bazën Ajrore të Incirlikut në Turqi. |
Keqtrajtimi i shtetasve nga vende anëtare të NATO-s duket se as që u hyn në sy krerëve të NATO-s. As arrestimi i 12 gjermanëve (të tillë si Deniz Yücel dhe Peter Steudtner) as përpjekja për të ekzekutuar turq në Gjermani (të tillë si Yüksel Koç), as kapja e amerikanëve në Turqi si pengje (të tillë si Andrew Brunson dhe Serkan Gölge), as dhuna e përsëritur fizike ndaj amerikanëve në Shtetet e Bashkuara (të tilla si në Brookings Institute dhe në Sheridan Circle).
NATO duket e pashqetësuar që Ankaraja ndihmon programi bërthamor të Iranit, zhvillon një fushë iraniane për nxjerrjen e naftës apo transferon armë iranine në duart e Hezbollahut. As fjalët e Erdoganit se do t'i bashkohet Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait që mbizotërohet nga Moska dhe dhe Pekini nuk patën ndonjë efekt të madh, ashtu si edhe manovrat e përbashkëta me ushtarakët rusë dhe kinezë. Një blerje nga turqit të një sistemi raketash mbrojtëse, S-400, nga Rusia më shumë i ka nervozuar aleatët sesa i ka bindur se ka ardhur koha të ndahen. Një vendim i përbashkët SHBA-Turqi për t'ia ndaluar dhënien e vizave njëra-tjetrës gjithashtu nuk habiti askënd.
NATO ndodhet në udhëkryq. Ajo mundet që të vazhdojë me politikën e tanishme, duke besuar se Erdogani nuk është më shumë sesa një episod i bezdisshëm dhe se Turqia do të rikthehet nga Perëndimi. Ose mund ta quajë dobishmërinë e NATOs si shumë të rëndësishme për ta sakrifikuar thjesht për një spekullim të mundshëm dhe të marrë hapa të vendosur për të ngrirë Republikën e Turqisë nga veprimtaritë e NATO-s deri sa ajo të fillojë të sillet përsëri si aleate. Këto hapa mund të përfshijnë:
- Të heqë armët bërthamore nga Incirlik
- Të përmbyllë operacionet e NATOs në Incirlik
- Të anullojë shitjen e armëve të tilla si avionët F-35
- Të përjashtojë pjesëmarrjen turke nga zhvillimi i armatimeve
- Të mos ndajë informacionet e inteligjencës
- Të mos stërvisë ushtarët dhe marinarët turqë
- Të hedhë poshtë kandidatët turq për pozita në NATO
Një qendrim unanim kundër diktaturës armiqësore të Erdoganit do t'i lejojë alencës së gjerë të NATO-s rizbulimin e synimit të saj fisnik të "mbrojtjes së lirisë, trashëgimishë dhe civilizimit të përbashkët" për popujt e saj. Duke u përballur me Islamizmin, NATO do të rigjejë motivin që e i ka humbur kohët e fundit, që është as më shumë e as më pak se mbrojtja e civilizimit perëndimor.