Në 2 maj, 2017, një letër plot mirësjellje erdhi nga Drejtori i Komitetit Politik të Asamblesë Parlamentare të NATO-s (e njohur si NATO PA) që më pyeste nëse organizata ime Forumi i Lindjes së Mesme, "mund të ishte në gjendje që të organizonte një seri takimesh dhe diskutimesh" për anëtarët e asamblesë.
Për ata, si unë, që nuk dinë shumë për NATO PA, bëhet fjalë për një "forum të specializuar unik për anëtarët e parlamentit nga mbanë Aleanca Atlantike për të diskutuar dhe ndikuar vendimet mbi sigurinë e Aleancës". Komitetit Politik i saj "përqendrohet në të gjitha çështjet politike që shqetësojnë sigurinë e NATO-s dhe vendeve anëtare e partnere të saj".
Forumi ra shpejt dakord që ta organizonte takimin në 19 shtator, në Kompleksin e Pavarësisë, në Philadelphia. Dhe filloi të ftonte ekspertë që të flisnin për 26 deputetët nga 12 vende, që varionin nga Norvegjia në Turqi, nga Polonia në Portugali. Duke pasur parasysh rëndësinë e Turqisë sin ë konfliktin sirian ashtu edhe për çështjen e thellë të misionit të NATO-s (a e lufton islamizmin ashtu si dikur komunizmin?), ftuam përfaqësues nga dy faksione kyçe turke, të dyja islamiste: qeverinë e Rexhep Taj1ip Erdoğanit dhe lëvizjen e Fethullah Gylenit.
Propaganda e shpërndarë nga delegatët turq në takimin e MEF-Asambleja Parlamentare e NATO-s. |
(Të dy palët kanë qenë aleatë të ngushtë deri përpara pak vitesh; tani qeveria e akuzon Gylenin se ka organizuar një grusht shteti në korrik 2016 dhe i ka shpallur anëtarët e lëvizjes Gylen "terroristë", duke burgosur ata që ka mundur, dhe mallkuar ata që nuk mundet.)
Emre Çelik, president i Forumit Rumi, një grup intelektual gylenist, menjëherë pranoi që të fliste në takim. Mirëpo, deri shumë vonë nuk mundëm të shkëpusnim një përgjigje për ftesën tonë nga ambasada turke në Washington. Më në fund, më pak se një javë përpara aktivitetit, stafi i Komitetit Politik na njoftoi se jo më pak se vetë zyra presidenciale në Ankara kishte kërkuar që ta hiqnim zotin Çelik nga programi. Po të refuzonim, ata do të na e anullonin aktivitetin.
Reagimi im fillestar ishte, "Mirë, anullojeni". Kishim shpenzuar kq shumë kohë, para, dhe reputacion për këtë konferencë, saqë Forumi nuk kishte dëshirë ta anullonte vërtet atë. Mirëpo, as nuk donim që të bashkoheshim me ata perëndimorë të përulur, si NATO PA, që u nënshtrohen vullnetit të diktatorit të Turqisë, Erdoğan. Çfarë të bënim?
Zgjodhëm një rrugë të pazakontë veprimi: Po, emri i Çelikut u hoq nga programi dhe një diplomat nga ambasada u shfaq. Mirëpo, me miratimin e Çelikut, ishim marë vesh që të hynte në takim nga një derë e pasme dhe të priste qetësisht anash sallës deri sa unë, duke folur në seancën përfundimtare për turpin dhe dëmin nga nënshtrimi i NATO ndaj vullnetit të Erdoğanit, e ftova që të vinte në podium dhe t'i fliste në konferencë.
Delegacioni turk ndërpreu me zhurmë punimet përpara se të dilte jashtë me tërsëllim. |
Ndërsa po njoftoja praninë e Çelikut, i gjithë kontigjenti turk u çua në këmbë dhe protestoi me zë kaq të lartë saqë rojet tona të sigurisë nxituan për ta mbrojtur. Kryetari i delegacionit të NATO PA, i habitur nga veprimi im, të cilin e quajti si një "shpërthim bombe", e shtyu Çelikun dhe zuri podiumin. (Kliko këtu për të parë videon).
Duke përmbyllur me përshtypjet e tij, bashkë-kryetari u mundua që ta shpallte të mbyllur konferencën, mirëpo, unë ndërhyra duke qartësuar se kjo ishte veprimtaria jonë dhe e ftova përsëri Çelikun që të flaës. Ndërkohë që ai nisi të flaës, fillimisht turqit dhe pastaj i gjithë delegacioni i NATO PA doli nga salla, duke lënë aty vetëm të ftuarit tanë, të cilët e nderuan duke u ngritur në këmbë për ta duartrokitur.
Emre Çelik duke folur ndërsa Daniel Pipes e ndjek. |
I kërkova ndjesë NATO PA për këtë hile që u bëra. Mirëpo, i qendroj besnik gënjeshtrës time. Ishte e pamundur për ne që të mos respektonim parimin themelues të NATO-s "mbrojtjen e lirisë" së popujve të saj. Është po aq e pamundur që t'i kërkosh Forumit, sidomos në një vend kaq afër Sallës së Pavarësisë dhe Këmbanës së Lirisë që t'i nënshtrohet diktatit të një tirani të huaj.
Vërtet, megjithëse u larguan nga salla, unë shpresoj se delegatët e Asamblesë Parlamentare të NATO-s ndjejnë fshehtas admirim për qendrimin tonë përballë një tiranie dhe do të frymëzohen nga ky akt i vogël sfide. Mbase do të mësojnë se si të mbajnë edhe ata qendrim ndaj bullizmit të Erdoğanit – pikërisht atë që nuk nuk bënë në këtë rast.
Shtojcë e 19 shtatorit 2017: Çuditem pse vendosën t'i bëjnë publike veprimet e tyre repressive por Delegacioni Turk i Asamblesë Parlamentare të NATO-s ka lëshuar një deklaratë për përplasjen tonë të vogël sot. Sigurisht, e quan Çelikun anëtar të një "organizate terroriste" ndërkohë që ai është thjesht një akademik shumë i mirësjellë. Sigurisht, më quan mua "ky person famëkeq antiturk", kur unë në fakt jam vetëm kundër Erdoganit.
Akoma më habitëse është gënjeshtra këmbëshkurtër se Çeliku foli "përpara karrigeve dhe mureve të zbrazura". Aspak. Siç e tregon edhe fotografia më poshtë, salla ishte gati plot edhe pasi Çeliku kishte mbaruar fjalën e tij. Mirëpo, dihet që fabrikime të mëdha e të vogla është ajo çfarë bëjnë tiranitë, apo jo?
Mua nuk më duken si "karrige dhe mure të zbrazura". |