Një anketim i kohëve të fundit tregoi se izraelitët duan një qendrim më të ashpër kundrejt palestinezëve. Dhe palestinezët, përtej vërsuljeve të rastit kundër izraelitëve dhe ndonjë vrasjeje të tyre, çfarë dëshirojnë të arrijnë?
Dan Polisar nga Kolegji Shalem shqyrtoi 400 anketime të opinionit që datojnë nga viti 2000 dhe gjeti se ata kanë zakonisht tri pikëpamje kryesore për Izraelin: nuk ka taban historik apo fetar, është nga natyra agresiv, dhe do të zhduket së shpejti. Por qendrimet mund të jenë duke ndryshuar pak, nëse i gjykon nga një anketim i fundit që nxjer në pah një plogështi në rritje kundrejt përparësive rexheksioniste si të Autoritetit Palestinez ashtu edhe të Hamasit.
I kryer në 16-27 maj, nën drejtimin e David Pollock nga Washington Institute dhe i vënë në zbatim nga Qendra Palestineze për Opinion Publik, anketuesit bënë pyetje të detajuara ballë për ballë 1,540 palestinezëve në Bregun Perëndimor, Gaza, dhe Jeruzalemin lindor.
Vetëm 12 përqind e banorëve të Bregut Perëndimor dhe 25 përqind a gazanëve zgjodhën si përparësi të tyren "vendosjen e një shteti palestinez", ndërsa 49 dhe 40 përqind e tyre, përkatësisht, thanë se përparësia e tyre ishte "një jetë e mirë familjare" (Çiftet e numrave do të përdoren më tej, gjatë këtij shkrimi, i përkasin si më lart Bregut Perëndimor dhe Gazës; rezultatet nga Jeruzalemi nuk janë përdorur këtu.)
Preferenca për "një jetë familjare më të mirë" del gjithashtu nga përgjigjet për çështjet e aktualitetit. Vetëm 12/25 përqind e konsiderojnë punën e zhvendosjes së ambasadës së SHBA-së në Jeruzalem si shumë të rëndësishme. Për temën e shpërblimeve financiare të posaçme që paguhen nga Autoriteti Palestinez për "dëshmorët" 66/67 përqind thanë se AP "duhet t'u japë familjeve të të burgosurve shpërblime normale si çdokujt tjetër".
Nuk janë të gjithë të varfër: vila e biznesmenit palestinez Mohamed Abdel-Hadi në Kharas, Bregu Perëndimor. |
Palestinezët e intervistuar për anketimin duken thelbësisht më shumë pragmatikë sesa të politizuar në qendrimet e tyre kundrejt Izraelit:
- Mundësitë për punësim brenda Izraelit: të favorizuara nga 63/70 përqind.
- Kundër-BDS: Gati gjysma kërkojnë më shumë punësime nga kompanitë izraelite.
- Kontakte më të shumta të drejtpërdrejta personale me izraelitët: 55/57 përqind i aprovojnë.
- Shtetet arabe që u ofrojnë përfitime si izraelitëve edhe palestinezëve "të kenë qendrime më të moderuara": 58/55 pëqind e pëlqejnë këtë ide.
Ata e kuptojnë se viti 1948 nuk mund të anullohet, pra 60/46 përqind janë dakord me këtë formulim: "Shumica e të ardhurve izraelitë ka mundësi që të mbeten aty ku janë tashmë dhe shumica e refugjatëve palestinezë nuk do të kthehen në tokat e vitit 1948" ndërsa 41/51 përqind thanë se do ta pranonin një ndihmë shtesë për të "rikthyer refugjatët palestinezë në Bregun Perëndimor dhe Gaza por jo brenda Izraelit".
Dy përgjigje tregojnë se një shtet izraelit është shumë më i pranueshëm sesa vetë hebrenjtë: 75/62 përqind janë dakord të mbyllin përgjithmonë luftën me Izraelin dhe të krijojnë një Palestinë, të bazuar në kufijtë e vitit 1949, por vetëm 45/37 përqind ishin dakord me "Me dy shtete për dy popuj – popullin palestinez dhe popullin hrebre... nëse do të ndihmonte për t'i dhënë fund pushtimit".
Mospërputhjet ndërmjet këtyre dy përgjigjeve vënë në dukje një mungesë të thellë dëshire nga palestinezët për të pranuar Izraelin si një shtet hebre. Shumë pak e pranojnë që "hebrenjtë kanë disa të drejta mbi këtë tokë" dhe shumica të gjera këmbëngulin se një ditë, "palestinezët do ta zotërojnë pothuajse të gjithë Palestinën". Mohime rituale të legjitimitetit të Izraelit janë diçka standarde; më shumë për t'u shënuar është që ky lloj mohimi ndikon vetëm pjesërisht me pranimin e tij si një realitet i pashamngshëm.
Si për të konfirmuar këtë pikë, vini re ndryshimin dramatik në qendrime krahasuar me vetëm dy vite më parë. Të pyetur nëse dy shtete nënkuptojnë "fundin e konfliktit" apo nëse ai duhet të vazhdojë "deri sa e gjithë Palestina historike të çlirohet" bregperëndimorasit votuan 35 me 55 përqind në favor të vazhdimit të konfliktit, ndërsa gazanët votuan 47 me 44 përqind në favor të zgjidhjes. Në majin e 2015, bregperëndimorasit votuan si këtë vit, por dy herë më shumë gazanë zgjodhën vazhdimin e konfliktit, gjë që e nxiti Pollock të vërejë se në dy vitet që pasuan shumë gazanë mesiguri janë penduar për dëmet afatgjata të luftës shkatërrimtare të 2014 në territorin e tyre dhe kanë ndryshuar opinionet e tyre në favor të paqes". Një tjetër provë: të pyetur nëse Hamasi duhet t'i përmbahet zjarrpushimit të tij me Izraelin, 55/80 përqind e përgjigjeve pohuese dëshmojnë gjurmët që ka lënë në Gaza ciklet e shumta të luftimeve.
Gërmadhat e një ndërtese të rrëzuar në Gaza, në 27 gusht, 2014. (AFP) |
Kur vjen puna te Uashingtoni, "presioni mbi Izraelin që të bëjë lëshime" kjo nuk një prioritet për palestinezët. Në Bregun Perëndimor, është presioni nga SHBA mbi AP-në për t'u bërë "më demokratik dhe më pak i korruptuar"; ndërsa për gazanët përparësi është "rritja e ndihmës ekonomike".
Këto përgjigje sygjerojnë se disa palestinezë janë larguar nga ambicjet e bujshme antizioniste dhe nuk po vlojnë nga shpirti i rezistencës së pafundme; nuk janë supermenë. Ashtu si gjithë të tjerët, edhe ata mund të preken nga dëshpërimi, humbja e vullnetit, dhe mposhtja.
Këto pika përfundimi dëshmojnë vlerën e një strategjie për një fitore të Izraelit që do të shtonte presionin mbi palestinezët deri sa diktatorët e tyre në Ramallah dhe Gaza të pranojnë këtë e të bëhen praktikë. Kjo mund të fillojë procesin e gjatë të mbarimit të konfliktit palestinezo-izraelit.