Çfarë mendon publiku hebreo izraelit për t'i bindur palestinezët se e kanë humbur luftën e tyre njëshekullore me Zionizmin dhe se loja ka marrë fund? Me fjalë të tjera çfarë mendojnë izraelitët për të fituar?
Për të zbuluar këtë, Forumi i Lindjes së Mesme sponsorizoi Institutin Smith që të anketonte 700 të rritur hebreo izraelitë. I kryer në 27-28 qershor anketimi ka një kufi gabimi 3.7 përqind.
Ajo ka nxjerrë në pah bindjen e gjerë se një pranim nga palestinezët i dështimit do të sjellë në fund pranimin e Izraelit si një shtet hebre, e në këtë mënyrë do ta mbyllte konfliktin.
Dështimi palestinez: "Një marrëveshje paqeje me plestinezët do të jetë e mundshme vetëm kur udhëheqja palestineze do të pranojë faktin se ka dështuar në luftën e saj kundër Izraelit". Në tërësi, 58 përqind e të anketuarve janë dakord, por me pikëpamhe thellësisht të polarizuar nga përkatësia politike: 69 përqind nga e Djathta janë dakord, por vetëm 16 përqind e të Majtës mendojnë kështu.
Fitorja e Izraelit: "Arsyeja se pse konflikti izraelo-palestinez ende vazhdon është se asnjë nga operacionet ushtarake dhe angazhimet diplomatike me udhëheqjen palestineze nuk kanë çuar në fitoren izraelite". Kjo i përngjan deklaratës së parë, porn ë fakt e përmbys atë; në këtë mënyrë rrit përgjigjet positive në 65 përqind të publikut izraelit. Akoma më e habitshme, është që rezultati tregon se, përgjatë mbarë spektrit politik nga e Djathta në të Majtë, ekziston një ndërgjegjësim se nevojitet që Izraeli të fitojë. Ata tregojnë se shumica në të gjitha nëngrupet e votuesve – meshkuj dhe femra, të rinj e të vjetër, si dhe besues të çdo lloj judaizmi, mbështetës të partive politike hebreje të përfaqësuar në parlament – janë dakord me këtë sentiment.
Ambasada e SHBA-së: "Zhvendosja e Ambasadës Amerikane në Jeruzalem do të shihet nga shumica e palestinezëve si një dështim". E njëjta përqindje e të anketuarve, 65, gjithashtu është dakord me këtë sugjerim, vetëm se nga e Djathta ka pak më shumë mbështetje se nga e Majta (68 me 58 përqind). Që hebrenjtë fetarë e mbështesin këtë sugjerim shumë më gjerësisht (89 përqind e atyre që identifikohen me partinë haredi HaTorah Yahadut) shumë më tepër se laikët (53 përqind e partisë anti-haredi Kulanu) nuk është ndonjë çudi. Por përsëri edhe që, shumica e çdo nëngrupi e mbështet idenë nuk është gjithashtu çudi.
Ambasada e SHBA-së në Jeruzalem, në imagjinatën e Ephraim Lior. |
Shteti hebre: "Fitorja e Izraelit mund të arrihet vetëm kur palestinezët të njohin Izraelin si Shteti Hebre". Ngjashmërisht 67 përqind janë dakord me këtë deklaratë por nëse e sheh në detaje, ashtu sin ë deklaratën e parë, dallimi politik është i madh: 76 përqind e të Djathtës dhe 26 përqind e të Majtës bien dakord. Nga ana tjetër, bazuar në përkatësinë partiake pothuajse nuk ka asnjë dallim (si anëtarët e HaTorah Yahadut ashtu edhe ata të Kulanu e mbështesin me 71 përqind) me të vetmin përjashtim spektakular të Meretz (ndër të cilët e pranojnë vetëm 33 përqind).
Çfarë kuptojmë nga gjithë këta numra? Fakti që të katër pyetjet paralele fitojnë të gjitha mbështetjen e shumicës nxjerr në pah evolucionin e thellë të publikut izraelit që nga nënshkrimi i Marrëveshjeve të Olses në 1992. Ai nuk ka më besim në gjestet e vullnetit të mirë për të fituar reciprocitet nga palestinezët, apo të ketë besim në udhëheqjen palestineze, apo të besojë te marrja me të mirë. Mbështetja e pandalur për këto propozime, që lëkundet vetëm nga 58 në 67 përqind mbështetje, konfirmon se shumica e hebrejve izraelitë duan një politikë të ndryshme dhe të ashpër.
Surpriza vjen nga trazira poshtë hijeshisë së numrave të përgjithshëm. Që dy prej tyre (për dështimin dhe shtetin hebre) ndahen sipas vijave Djathtas-Majtas ndërsa dy të tjera (për fitoren dhe ambasadën e SHBA-së) nuk e bëjnë këtë na tregon se zgjedhja se për cilën temë duhet të flitet më së shumti sepse ka mbështetjen kritike sipas preferencave respective. Mbështetja e zhvendosjes së ambasadës së SHBA-së në Jeruzalem dhe pranimi palestinez i Izraelit si një shtet hebre duken të ngjashme por qendrimet për to ndryshojnë shumë. Për shembull, dy herë më shumë mbështetës të të Majtës së skajshme të partisë Meretz mbështesin çështjen e ambasadës sesa mbështesin atë të shtetit hebre (67 ndaj 33 përqind).
Që shumica e të rriturve hebrej izraelitë duan mposhtjen e palestinezëve dhe fitoren e Izraelit konfirmon dobinë e shpalljes në 11 korrik të Kaukusit Fitorja e Izraelit në Knesset. I bashkëdrejtuar nga Oded Forer (Yisrael Beiteinu) dhe Ya'akov Perry (Yesh Atid), kaukusi synon të shqyrtojë strategjitë dhe taktikat izraelite sapo qeveria e SHBA-së të japë dritën e gjelbër për një fitore izraelite.
Shpallja e Kaukusit Fitorja e Izraelit në Knesset. Nga e majta: Richard Kemp, Ya'akov Perry, Oded Farer, Daniel Pipes, Gregg Roman. |
"Debatimi i procesit të paqes për shumicën e izraelitëve", komentoi ndihmësi i një ish-kryeministri izraelit në 2013, "është njësoj si të debatosh ngjyrën e këmishës që do të veshësh kur të mbërrish në planetin Mars". Ka ardhur koha që të zhvendoset fokusi nga negociatat e pashpresa dhe kundërprodhuese te mbarimi i konfliktit me mënyrën e provuar nga koha: Nëpërmes fitores.