Në muajin shkurt, ambasadori i Turqisë në Izrael i tha autorit të këtij shkrimi që të mos merrej me vendin e tij; të paktën ai e bëri diplomatikisht. Në qershor, ambasadori i Turqisë në Bullgari më trajtoi në mënyrë veçanërisht të pasjellshme dhe jodiplomatike.
Rasti u bë një ligjëratë që dhashë: "Mbi Turqinë dhe Erdoganin –partner apo kërcënim" për Qendrën e Studimeve të Ballkanit dhe Detit të Zi, një think-tank në Sofie. Pasi përmenda lidhjet dhe dashurinë time për Turqinë, shpjegova se paaftësia e një sundimtari si Presidenti Rexhep Tayyip Erdogan për të harmonizuar tre përparësi — Islamin, Turqinë dhe Erdoganin — dhe kontradiktat rrjedhuese që ka shumë mundësi ta marrin në qafë regjimin e tij. Nga fundi, Amb. Süleyman Gökçe e konfirmoi parashikimin tim.
Verimtaria. |
Ai erdhi gati para të gjithëve, u ul në rreshtin e parë, dhe kërceu kur filloi periudha e pyetjeve. Duke e nisur me ogurin e keq se, "e njohim shumë mirë këtë njeri në Turqi", ai vijoi të më akuzonte se kisha diskriminuar faktet dhe se isha një esencialist dhe një orientalist. Historia ime e "shtrembërrimit, devijimit, dhe deluzionit" e kishte shtyrë që të deklaronte se "nuk bie dakord me asnjë nga pikat që përmendët".
Amb. Süleyman Gökçe ishte nga të parët që mbërriti. |
Kërcënimet e Gökçes morën dy forma: e para, duke deklaruar se askush me kredencialet e një doctorate "duhet të jetë i lirë" të ngrejë akuza të tilla si ato të miat; dhe e dyta duke më akuzuar se përqafoja pikëpamjet e "Organizatës Terroriste Fethullah Gülen" – dialekti erdoganist për lëvizjen jo-terroriste Hizmet të themeluar nga Fethullah Gülen, dikur aleat i ngushtë i Erdoganit, anëtarët e të cilës tani ai i përndjek, përjashton, spastron, dhe burgos.
Përgjigjia ime për ambasadorin përfundoi duke e pyetur atë dy herë nëse mund të garantonte sigurinë time gjatë vizitës në Turqi. Ai e injoroi të dyja herët pyetjen time. Pastaj doli në mënyrë demonstrative nga salla. Po shqetësimi i tij nuk mbaroi me kaq,
Duke u rishfaqur në Tuiter, ai iu përgjigj tetë pyetjeve të mia të vjetra për Turqinë, duke iu përkushtuar secilit prej tyre, ndërsa më gostiste me shprehje të tilla si "ekstremist", "i parëndësishëm", "patetike", dhe "i njëanshëm". Kur iu përgjigja se "Erdoğan i kishte kthyer ambasadorët e tij në kllounë", Gökçe shpërtheu me tuite akoma edhe më fyese.
Ky incident ofron një numër mësimesh.
Frikësimi banal nuk është praktikë normale diplomatike. Në përvojën time, regjime shumë më të këqia se ai i Turqisë janë shumë më të mençura. Saddam Hussein dërgoi një ambasador në Washington, Nizar Hamdoon, i cili i mbronte interest e udhëheqësit të tij montruoz, duke u sjellë me edukatë, vetë-kriticizëm, dhe llogjikë. Republika Islamike e Iranit kohët e fundit më ftoi si analist në tri prej kanaleve të medias së saj, brenda një jave të vetme: televizionin e gjuhës angleze (Press TV), gazetën në anglisht (Tehran Times), dhe shërbimin e lajmeve në arabisht (MehrNews). Paaftësia e Erdoganit në këtë arenë është duke i shkaktuar shumë dëm.
Budallallëqet e Gökçes zhgënjyen edhe të tjerët. Një pjesëmarrës tjetër në panelin e Sofies, gazetari dhe studjuesi Steven Hayëard shkroi se ishte "një sjellje e pabesueshme nga dikush me pozitë zyrtare diplomatike". Ilian Vassilev, ish-ambasadori bullgar në Mokë, i cili ishte gjithashtu i pranishëm në veprimtari, e quajti sjelljen e Gökçes "shumë të pazakontë". Eric Edelman, një ish-ambasador amerikan në Turqi, e karakterizoi këtë skenë si "shumë tipike" për diplomacinë e Erdoganit. Richard Pipes, profesor i historisë ruse (dhe babai im), i pyetur nëse diplomatët sovietikë e kanë ngacmuar ndonjëherë në këtë mënyrë, gjatë Luftës së Ftohtë, u përgjigj: "Jo, kurrë. Ata thjesht injoronin daljet e mia publike në Perëndim. Ndëersa në BRSS, kur nuk ishin dakord me mua kundërshtonin në mënyrë të sjellshme".
Paneli i CBBSS, nga e majta: Steven Hayward, Daniel Pipes, Alex Alexiev, Daniel Mitov. |
Sjellja e Gökçes në Sofie më kujtoi fjalimin e famshëm "çantë dhe valixhe" të kryeministrit britanik William Gladstone në 1876, lidhur me ato që quheshin "tmerret bullgare":
Lërini turqit që të vazhdojnë me abuzimet e tyre në të vetmen mënyrë të mundshme, domethwnw duke u qërruar vetë tutje. Me Zaptiehët të tyre dhe Mudirët e tyre, me Bimbashët e tyre dhe Yuzbashitët e tyre, me Kaimakanët e tyre dhe Pashallarët, një e të gjithë, çantë e valixhe, shpresoj, se do të qërohen nga province [bullgare] të cilën e kanë shkretuar dhe vithisur.
Gladstone i kohës sonë mund të lexohet:
Lërini turqit që të vijojnë me abuzimet e tyre në të vetmen mënyrë të mundshme, domthënë duke u qërruar vetë tutje. Me Diyanet e tyre dhe TIKA e tyre, me DOST e tyre dhe THY e tyre, me Erdoganin e tyre dhe ambasadorët e tyre, një e të gjithë, çantë e valixhe, shpresoj, se do të qërohen nga vendi që përsëri do ta shkretonin dhe vithisnin.
Duke dërguar një ambassador për të fyer e kërcënuar një analist në një veprimtari private edukuese është versioni ekuivalent i padhunshëm i truprojeve të Erdoganit që rrahën demonstruesit paqësorë në Uashington. Që të dyja janë pjesë integrale e shtypjes së disidencës ndaj një udhëheqësi gjithnjë e më megalomniak. Diplomatët ngatërrestarë të Erdoganit pa dashur po i krijojnë më shumë armiq regjimit, duke sjellë akoma dhe më afër ditën kur, çantë e valixhe, do të sosin durimin e mikpritjes që qysh tani është hollua