Vendimi i kryeministrit indian Narendra Modi për të vizituar Jeruzalemin por jo Ramallahën ka shkatuar shumë komente.
Pretendimi për trajtim të barabartë është i vjetër dhe ka filluar që me nënshkrimin e Marrëveshjeve të Olsos në shtator 1993, kur kryeministri i Izraelit, Jizhak Rabin, përfaqësoi qeverinë e tij kur i shtrëngoi dorën Yasir Arafatit, kryetarit shumë të përbuzur të Organizatës për Çlirimin e Palestinës. Askujt nuk iu duk e çuditshme apo e papërshtatshme në atë kohë por gjërat kanë ndryshuar shumë gati një çerekshekulli më vonë.
Është tashmë e qartë se mendjemadhësia e Rabinit fitoi mbi arsyen e tij për shkak të vëmendjes së jashtëzakonshme që tërhoqi takimi në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë. Si udhëheqës i zgjedhur i një qeverie demokratike dhe sovrane, ai nuk duhej të kishte pranuar kurrësesi që Arafati, qehajai i një organizate jozyrtare, diktatoriale, dhe vrastare, të gëzonte një status të barabartë me të.
Rabin (majtas) dukej se ngurronte, por kjo nuk ia justifikon gabimin që lejoi Arafatin (djathtas) që të shfaqes si i barabartë me të. |
Në vend të kësaj, ai duhej të kishte qendruar mënjanë. Duke u shfaqur së bashku si të barabartë krijuan një iluion ekuivalence që në dekadat vijuese u mor si e mirëqenë, e mbaruar, dhe e padskutueshme. Në fakt, kjo ekuivalencë false vetëm sa u bë më e padrejtë me kalimin e kohës, ndërsa Izraeli shkoi nga një sukses në tjetrin Autoriteti Palestinez solli mbretërimin akoma më të thellë të anarkisë, varësisë, dhe represionit.
Jo vetëm sepse izraelitët janë nga të parët në botë për shkencë, teknologji, shkenca shoqërore dhe arte, në fuqi ushtarake dhe kapacitete kundërzbuluese, apo që ekonomia e tij është 25 herë më e madhe se ajo palestineze; përtej këtyre, Izraeli është bërë gjithnjë e më shumë një tokë ku askush nuk qendron mbi ligjin (shembulli më i mirë së fundi ishte që një president i turpëruar dhe e një kryeministër kriminel ndodheshin njëkohësisht në burg) dhe ku të drejtat individuale nuk janë thjesht të premtuara por të gëzuara. Ndërkohë, kreu i Autoritetit Palestinez, aktualisht në vitin e 13 të mandatit të tij 4-vjeçar, nuk ka mundur as ta pengojë anarkinë në rritje në Bregun Perëndimor dhe as që një grup i paligjshëm të marrë nën kontroll Gzën, apo gjysmën e territorit gjoja në sundimin e tij.
Disa mund ta mbrojnë modestinë e vetimponuar të Rabinit duke argumentuar se ai u përpoq që ta forconte Arafatin dhe OÇP-në me këtë shfaqje skene. Nëse ky ishte vërtet plani ai ka dështuar në spektakolare. Në vend që ta përdorte prestigjin e ceremonisë së nënshkrimit në Oslo për të ndërtuar një bazë që do të pranonte shtetin hebre dhe në këtë mënyrë t'i jepte fund konfliktit të palestinezëve me të, Arafati e shfrytëzoi ngritjen e figurës së tij për të zhvilluar burime të reja për hedhjen poshtë të Zionizmit dhe për të sulmuar Izraelin. "Ambasadat" palestineze mbinë në mbarë botën për të çlegjitimizuar Izraelin, ndërsa plestinezët vranë më shumë izraelitë në pesë vjetët pas nënshkrimit të Oslos sësa në 15 vitet përpara tij. Rabini në mënyrë të papërgjegjshme i besoi një armiku historik dhe dhe barbar se do të ndryshonte jo vetëm taktikat por edhe synimet. Izraeli ka paguar çmim të shtrenjtë për këtë gabim.
Në vend të kryeministrit, izraeliti i dërguar për Arafatin në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë duhej të kishte qenë dikush si Sekretari i Dytë i ambasadës në Norvegji. Kjo do të kishte përçuar sinjalin e nevojshëm se i barabarti në protokoll me Arafatin është shumë poshtë në hierarkinë diplomatike. Sigurisht kjo do të thoshte se Jizhak Rabin nuk do të merrte Çmimin Nobel të Paqes. Në retrospektivë megjithatë a nuk do të kishte qenë më mirë që ta shmangte festimin në mënyrë kaq të bujshme një marrëveshje difektoze, të destinuar për dështim, dhe shkatërrimtare?
Udhëheqësit izraelitë pranuan që të ndajnë Çmimin e Nobelit për Paqen me Arafatin, një gabim shumë më i madh sesa shtrëngimi i dorës. |
Për çdo të papritur, ceremonia e nënshkrimit duhej të ishte mbajtur në modestinë e Oslos dhe jo në madhështinë e Washingtonit, kryeqytetit perandorak dhe qendër e të vetmes hiperfuqi.
Sikur një precedent më ulët të ishte vendosur në 1993, barazia e sotme false ndermjet Binyamin Netanyahut dhe Mahmoud Abbasit nuk do të ekzistonte; marrëdhënia e njëanshme palestino-izraelite mund të shihej shumë më qartë. Nëse diplomatë të nivelit të ulët do të negocionin me Arafatin, Abbasin, dhe personazhet e tjera negative që hiqen si udhëheqës palestinezë, atëhere bota do të kujtohej vazhdimisht jo për paralelizmin mashtrues por për dallimin e madh moral dhe të fuqisë që dallon të dy palët.
Tani, kjo nuk ndodhi. Po a është shumë vonë për ta ndryshuar? A mundet Netanyahu apo një kryeministër i ardhshëm i Izraelit t'i shpëtojë trajtimit pa dinjitet sit ë barabartë me një udhëheqës të një ndërmarrjeje gangster?
Jo, nuk është shumë vonë. Netanyahu mund të shpjegojë në mënyrë elokuente se ai takon vetëm homologët e tij legjitimë; ndërsa do t'ia lërë funksionarëve në Ministrinë e Jashtme që të merren me këdo që vjell në krye Autoriteti Palestinez.
Imagjinoni përfitimet e një hapi të tillë: Izraeli do të fitonte shtat ndërsa natyra kalbur AP-së do të demaskohej. Presidentët amerikanë do të humbnin interesin në "marrëveshjen më të madhe". Larmia e atyre që ëndërrojnë të bëhen mediatorë apo bamirës do ta kenë akoma më të vështirë që të ringjallin negociatat që kanë dështuar për një çerekshekulli.
Kështu që sugjeroj që kryeministrat izraelitë ta lënë "procesin e paqes" me huliganët palestinezë si një punë për stafin e nivelit të ulët.
Kjo faqe e parë e "The New York Times" tregon se si mbizotëroi në lajmet e ditës nënshkrimi i Marrëveshjes së Oslos. |