Fërkova sytë nga mosbesimi kur pashë një pplaë muri në Muzeumin e Artit dhe Kopshteve Cummer në Jacksonville, Florida, që shpjegonte një vepër arti në ekspozitën e "Bojë, Mëndafsh, dhe Ar: Thesare Islamike nga Muzeumi i Arteve të Bukura, Boston".
Pllaka që më kapi syri lavdëronte Perandorinë Otomane që e kishte kthyer Ajasofinë nga kishë në xhami. Fjalët e saj:
"Përveç sponsorizimeve të tyre të famshme në arkitekturë...., të cilat lejuan edhe konvertimin e Kishës së Aja Sofisë në Stamboll në një xhami komuniteti, sulltanët dhe elitat otomane mbështetën lulëzimin e industrive të tekstilit dhe qeramikës".
Festimi nga Muzeumi Cummer i bastisjes së Konstantinopojës. |
(E çfarë do të thotë "lejoi konvertimin" njëherë? Një program kërkues zbulon htatë përdorime të kësaj fjale në gjuhën angleze, të gjitha të lidhura me shkencën.)
Ajasofia ka qëlluar të jetë një nga kishat më të vjetra, më të mëdha, më të bukura, më të adhuruara, dhe më të rëndësishme të të gjithë Krishtërimit. E ndërtuar në vitet 530 në Konstantinopojë, kryeqytet i Perandorisë Bizantine, ajo ka qenë gjithmonë objekt vlerësimesh të jashtëzakonshme, që nga kohët e lashta (563 e.s: "ndërsa kthen shikimin drejt harqeve lindore, shtrihet përpara teje një mrekulli e pambarueshme") deri në ato moderne (2014: "Në këtë ndërtesë paradigmike, bukuria, urtësia, dhe drita u gërshetuan përmes strukturës arkitekturale".)
Shndërrimi i Katedrales greke Aja Sofia në Xhaminë turke AjaSofja nuk erdhi butësisht. Fergus M. Bordewich përshkruan ndryshimin brutal që ndodhi 564 vite më parë:
Më 29 maj, 1453, pas një rrethimi shtatëjavësh, turqit nisën sulmin e tyre final. Duke shpërthyer mes mbrojtjes së qytetit dhe duke përmbytur mbrojtësit e tij shumë më të paktë në numër, pushtuesit u derdhën nëpër rrugë, duke bastisur kishat dhe pallatet, dhe duke prerë për vdekje këdo që u dilte përpara. Qytetarët të tmerruar u dyndën te Aja Sofia, duke shpresuar se mjediset e saj të shenjta do t'i mbronin, duke u lutur në mënyrë të dëshpëruar që, sipas një profecie të lashtë, një ëngjëll hakmarrës do të lëshoi nga lart për të dërrmuar pushtuesit përpara se të arrinin kishën e madhe.
Në vend të kësaj, jeniçerët e sulltanit çanë përmes dyerve të mëdha prej druri dhe bronxi, me shpatat e përgjakura në duar, duke vulosur fundin e një perandorie që kishte mbijetuar për 1,123 vite. "Skena duhet të ketë qenë e llahtarshme, si ajo e Djallit që hyn në parajsë", thotë [Roger Crowley, autor i "1453: Lufta e Shenjtë për Konstantinopojën" dhe "Përplasja e Islamit dhe Perëndimit". "Kisha ishte menduar që të mishëronte parajsën në tokë, ndërsa tani këta alienë me turban dhe fustane po thyenin varre, shpërhapnin kocka, dhe shkulnin ikona për kornizat prej ari. Përfytyroni masakrën e ofenduese, gratë që klithnin ndërsa ua shkulnin burrave nga krahët, fëmijët që shkëputeshin nga prindërit, për t'u lidhur me zinxhir dhe shitur në skllavëri. Për bizantinët, isht fundi i botës". Kujtimi i katastrofës i ka munduar grekët për shekuj. Shumë kanë besuar legjendën se priftërinjtë, të cilët po kryenin shërbimet atë ditë, janë zhdukur në muret e Aja Sofisë dhe një ditë do të rishfaqen, do të rikthehen në një perandori të rilindur greke.
Po atë mbasdite, sunduesi i ri i Konstantinopojës, Sulltan Mehmeti II, kalëroi në mënyrë triumfante te dyert e copëtuara e Aja Sofisë. ... Ai deklaroi se ajo duhej mbrojtur dhe të kthehej menjëherë në xhami. Duke kërkuar një imam që të kumtonte thirrjen për lutje, ai eci përmes një grusht grekësh të tmerruar, që nuk ishin dërguar ende në prangat e skllavërisë dhe i fali disa syresh. Mehmeti pastaj u ngjit në altar dhe u përul për t'u falur.
Duke sjellë ndër mend këtë histori të dhunshme dhe pezmatuese ndërsa bridhja nëpër Cummer, vrisja mendjen se pse një muzeum në Florida shkon e lartëson shndërrimin mizor të kësaj katedraleje në xhami. A mund të jetë ndonjë islamist që kia gisht mbas lavdërimit pervers të kësaj pllake në mur?
Kërkova për ndonjë shenjë duke vizituar përbërjen e komiteteve të Këshillimit dhe Bujtjes së ekspozitës ""Bojë, Mëndafsh, dhe Ar". Dhe sigurisht, përgjigjia ishte e zezë në të bardhë, e theksuar në derën prej xhami të hyrjes kryesore.
Parvez Ahmed, një apologjist për shpërthimet vetëvrasëse dhe president i organizatës më të shquar islamiste të vendit, Këshillit për Marëdhëniet Amerikano-Islamike (zakonisht e njohur si CAIR) në 2005-08, ishte anëtarë i të dy komiteteve; për më tepër, xhamia që frekuenton nganjëherë, Qendra Islamike e Floridas së Veriut, është pjesë e Komitetit të Këshillimit.
Misteri u zgjidh.
Vlen të përmendet se në përvjetorin e bastisjes së Konstantinopojës, se pushtimet islamike nuk kanë nevojë të arrihen vetëm me shpatë – apo breza vetëvrasës në salla koncertesh. Depërtimi i kulturës perëndimore është në rrugë e sipër, me islamistë të vendosur dhe me qëllime të qarta që ua hedhin kafirëve (të pafeve) të pavëmendshëm apo autokritikues.