Thirrja ime për një fitore të Izraelit frymëzoi Martin Sherman, drejtor ekzekutiv i Institutit për Studime Strategjike në Izrael, që të shkruajë një trilogji të kritikave serioze dhe konstruktive (këtu, këtu dhe këtu) për for Israel National News. Kjo është mënyra si përmirësohen idetë, kështu që e falenderova.
Në shkëmbim, do të përmbledh këtu tezat e mia, pastaj do t'iu përgjigjem rezervave të tij.
Argumenti im: Pothuajse tridhjetë vjet "proçes paqeje" i kanë lënë marrëdhëniet palestinezo-izraelite në gjendje më të keqe sesa ishin kur filloi; prandaj, përpjekjet e mëtjeshme (si ato që Donald Trump po nis tani) janë një vrimë në ujë. Kompromisi dhe "lëshimet e dhimbshme" nuk i japin fund konflikteve; madje historia dëshmon se kjo ndodh vetëm me dorëzimin e njërës palë.
Të thyesh vullnetin palestinez për të luftuar nuk do të jetë as e lehtë dhe as e këndshme; por alternativa është zhdukja e Izraelit. Pranimi nga palestinezët i Izraelit do të shuajë anti-zionizmin dhe do të nxisë më në fund arabët dhe myslimanët që të ecin drejt të ardhmes. Mposhtja do t'u sjellë përfitime të mëdha palestinezëve, që do të kenë mundësinë t'i japin fund fiksimit të tyre shkatërrimtar për shtetin hebre dhe në vend të kësaj të ndërtojnë politikën e tyre të brendshme, ekonominë, shoqërinë dhe, kulturën.
Synimi im është që të bind Uashingtonin që ta lërë Izraelin të fitojë; sapo të arrihet kjo, izraelitët mund të fillojnë të punojnë në detaje sesi do të arrihet ky qëllim. Për këtë qëllim, Forumi i Lindjes së Mesme, organizata që drejtoj, ka punuar me anëtarë të Dhomës për të filluar një Kaukus të Kongresional të Fitores së Izraelit për ta nxitur presidentin – këtë që është tani, ose pasardhësin – që të përqafojë politikën e fitores së Izraelit.
Në përgjigjen e tij, Sherman e quan themelin konceptual të tezës sime "tërësisht të arsyeshëm" dhe e quan kaukusin kongresional një zhvillim "vendimtar të mirëpritur dhe në kohën e duhur". Duke kaluar pastaj nga lëvdatat në të metat, ai sfidon tezën time në pesë drejtime.
Martin Sherman. |
Çfarë do të thotë fitore? Sherman bën 13 pyetje zhbiriluese për natyrën e fitores (për shembull: Sa palestinezë do të duhet të vrasë Izraeli që të arrojë fitore?) Përgjigjia ime: Sado me vlerë dhe të dobishme që të jenë këto pyetje, synimi im është që të ndryshoj themelin e politikës së SHBA-së, jot ë merrem me taktikat izraelite. Është e parakohshme që të merremi me detajet që ngrihen këtu. Plus, unë jam një ekspert i politikës amerikane, jo një kolonel izraelit.
Anti-zionistë kudo që sheh. Sherman vë në dukje se Lindja e Mesme është plot me armiq të shtetit hebre gjë që e bën më të vështirë që të bindësh palestinezët se loja mbaroi, se Izraeli është aty përgjithmonë, dhe se pala e tyre humbi. Përgjigjia ime: Po, të jetuarit në një det anti-Zionizmi ia bën më të vështirë punën Izraekit. Mirëpo, kur palestinezër të dorëzohen më në fund, kjo do ta dobësojë anti-Zionizmin nga Maroku në Indonezi dhe nga Molembeku në Dearborn. Kjo përmbysje nuk do të ndodhë brenda ditës, sigurisht; por mbajtja e një qendrimi "më katolik se Papa" bëhet gjithnjë e më e vështirë me kalimin e kohës. Një humbje palestineze shënon fillimin e fundit të luftës së gjerë arabe e myslimane kundër Izraelit.
Jo Palestinë – asnjëherë: Sepse ai e sheh pritjen e një shteti palestinez si minuese të fitores së Izraelit. Sherman dëshiron që të udhëheqësit e Izraelit të deklarojnë refuzimin përgjithmonë të "Palestinës". Përgjigjia ime: Përkundrazi, ideja e një shteti pas përfundimit të konfliktit ofron përfitime për të dy palët. Izraelitët nuk do të ketë nevojë të sundojnë subjekte të padëshiruara. Palestinezët do të kenë arsye për t'u vetëpërmbajtur.
"Paradigma humanitare": Kjo është aletarntiva e Shermanit ndaj gitores. Përmblidhet në dy hapa: (1) Qeveria e Izraelit tërheq njohjen e dy regjimeve binjake palestineze dhe ndërprerjen e të gjitha tregëtimeve dhe shërbimeve ndaj tyre (ujë, elektricitet, karburante, shërbime postare, komunikimet, pajisjet e porteve, mbledhjen e taksave apo remitancat) e ndjekur nga (2) t'u ofrojë palestinezëve para të mjaftueshme për t'i bindur që të largohen vullnetarisht për "një jetë më të mirë diku tjetër" në botë. Përgjigjia ime: Për shkak të nacionalizmit intensiv, dhe presioni akoma më të fortë nga shoqëria, dhe sidomos kur shoqërohet me kërcënime dhune, dyshoj thellësisht se kjo skemë do të gjejë mbështetës të mjaftueshëm, po sigurisht nuk k apse të mos provohet.
Të luftosh "narrativën palestineze": Sherman vë në dukje pranimin e zgjeruar ndërkombëtar të linjës anti-Izrael dhe vë në dukje pazotësinë e Izraelit për të përcjellë mesazhin e tij të rimëkëmbjes dhe arritjeve. Ai bën thirrje për një buxhet vjetor 1 miliard dollarësh për të riargumentuar kauzën zioniste. Përgjigjia ime: Ide e mirë. Ndoshta një Abba Eban i ri do të dalë në pah.
Harry Truman (majtas), Abba Eban, dhe David Ben-Gurion në 1951. |
Për ta përmbledhur, Sherman dhe unë nuk biem fare dakord vetëm në një pikë – atë nëse Izraeli duhet të pranojë një shtet të mundshëm palestinez. Përndryshe është vetëm çështje momenti në kohë, nuance, dhe theksi. Marr zemër që jemi dakord në kaq shumë gjëra dhe mezi pres që të promovojmë një synim koha e të cilit ka mbërritur: fitoren e Izraelit.