Emëroj Rexhep Tajip Erdoanin, presidentin e Turqisë, si kandidat për kryepolitikanin më të paqendrueshëm, misterioz, e për këtë të paparashikueshëm në skenën e botës. Fitorja e tij në referendumin e të dielës së kaluar, në mënyrë zyrtare i jep fuqi diktatoriale që e lënë Turqinë, Lindjen e Mesme dhe më tej, në një gjendje akoma edhe më të paqartë se më parë.
Ja disa nga aspektet e pamjes së plotë:
Fletëvotimi i 16 prillit ofronte thjesht një zgjedhje po ("Evet") ose jo ("Hayir"). |
Misteri #1: Mbajtja e referendumit. Elektorati turk votoi në 16 prill në një plebishit kombëtar të pazakontë që merrej jo me temën e zakonshme – lëshimin e një bondi apo shkarkimin e një politikani – por me ndryshime themelore kushtetuese që do të tjetërsonin vetë natyrën e qeverisë së tyre: A duhej që vendi të vazhdonte me demokracinë difektoze të 65 vjetëve të kaluar apo të përqendronte pushtetin politik në duart e presidencës? Në strukturën e re, kryeministri zhduket si post, ndërsa presidenti ka fuqi shumë të gjera mbi parlamentin, kabinetin, gjykatat, buxhetin dhe forcat ushtarake.
Turqit në përgjithësi i panë 18 ndryshimet e propozuara të kushtetutës si një vendim monumental. Romancierja me famë, Elif Şafak foli në emër të shumëkujt kur shkroi se referendum i Turqisë "mund të ndryshonte fatin e vendit për shumë breza të ardhshëm". Pasi referendum fitoi, disa prej atyre që e kundërshtuan qanin në rrugë. "Turqia që njihnim ka marrë fund; është histori" shkroi Yavuz Baydar, një gazetar. "Defense & Foreign Affairs" e vlerësoi referendumin si mbase "ndryshimin më të rëndësishëm dhe më transformues në Euroazi, Lindjen e Mesme dhe pjesë të Afrikës që prej rrëzimit të BRSS-së në 1990-91".
Disa turq që e kundërshtuan referendumin e përjetuan humbjen shumë rëndë. |
Mirëpo ka një hile këtu: për shumë vjet Erdogani i ka gëzuar në realitet fuqitë që po i jep referendumi. Ai është bosi i Turqisë që mund ta çojë vendin në çfarëdo drejtimi që dëshiron. Çdokush – karikaturist, menaxher kafeneje, apo kanadez – që akuzohet se "ka fyer presidentin" mund të gjobitet ose burgoset. Një ish-kryeministër apo ish-president që guxon ta kundërshtojë Erdoganin zhduket nga jeta publike. Vetëm ai deklaron luftë ose paqe. Çfarëdo që t'i dojë zemra, Erdogani e merr, pavarësisht nga fjalët e bukura të kushtetutës.
Fiksimi i Erdoganit me miratimin zyrtar për zyrën e tij presidenciale të fuqive të gjera të cilat në praktikë i zotëron e detyroi që të vidhte një palë zgjedhje, të shkarkonte një kryeministër, të niste një luftë civile me kurdët, dhe të provokonte një krizë me Europën. Pse gjithë ky trazim për një formalitet ligjor?
Misteri #2: Rezultatet e referendumit. Erdogani ushtroi një presion të madh për një fitore të rëndësishme në referendum. Ai shfrytëzoi plotësisht kontrollin që mbi shumicën e medias. Mobilizoi xhamitë. Sipas përshkrimit të një organizate ndërkombëtare, mbështetësit e "Jo"-së "u përballën me ndërhyrjet policore ndërkohë që bënin fushatë; një numër syresh u arrestuan me akuzën e ofendimit të presidentit, apo për organizim veprimtarish të paligjshme publike". Kundërshtarët humbën vendet e punës, u bojkotuan nga media, iu hoqën dritat, dhe u rrahën fizikisht. Një javë përpara referendumit, Erdogani madje deklaroi se votuesit e "Jo"-së po vinin në rrezik botën tjetër.
Më tej, sipas një OJQ-je suedeze, "manipulime të gjera dhe sistematike të zgjedhjeve, incidente të dhunshme dhe hapa skandalozë të ndërmarra nga 'bordi i zgjedhjeve' e njollosën votimin".
Megjithë këto, referendumi mezi fitoi me diferencën frustruese 51.4 me 48.6 përqind. Nëse referendum u mbajt në mënyrë të ndershme, atëhere pse rrezikoi Erdogani mundësinë e humbjes, që do t'ia dëmtonte imazhin dhe figurën e suksesit? Dhe nëse u manipulua – që është tërësisht e mundshme, duke pasur parasysh të kaluarën e partisë së tij – pse vota në favor të tij doli kaq e ulët dhe jo në nivelin mbresëlënës 60, 80, apo – pse jo – 99 përqind? Rezultati anemik i një shumice me 51.4 përqind praktikisht i nxiti partitë opozitare, të mbështetura edhe nga Bashkimi Europian dhe të tjerë që të sfidojnë lgjitimitetin e referendumit, duke ngritur pyetje bezdisëse, të cilat Erdogani do të kishte preferuar që të mos i diskutonte.
Bashar al-Asad fitoi "zgjedhje" e 2014 në Siri, me rezultatin e kënaqshëm 88.7 përqind të votës. Vetëm se askush nuk e mori seriozisht. |
Misteri #3: Gyleni: Erdogani prishi paturpësisht aleancën kyçe që kishte me shokun e tij islamist, Fethullah Gylen, duke e shndërruar nga aleat të fuqishëm në një kundërshtar të vendosur të brendshëm që ka sfiduar mbizotërimin e Erdoganit dhe kanë nxjerrë në pah korrupsionin e tij. Në luftën e tij politike me Gylenin, një klerik i moshuar mysliman që jeton në Pokonos, të Pensilvenias fushore, Erdogani deklaroi pa asnjë bazë, se lëvizja e Gylenit kishte planifikuar dhe udhëhequr një përpjkje për grusht shteti në korrik 2016; më pas ai goditi ndjekësit e Gylenit dhe këdo tjetër që nuk e kishte me sy të mirë, duke sjellë 47,000 arrestime, 113,000 mbajtje në qeli, 135,000 pushime ose pezullime nga punë, dhe shumë e shumë të tjerë që kanë hyrë në errësirën e "vdekjes shoqërore". Erdogani ka shkuar më larg se kaq, duke kërkuar që Uashingtoni të ekstradojë Gylenin në Turqi duke kërcënuar se do të prishë marrëdhëniet nëse nuk i plotësohet dëshira: "Herët e a vonë, SHBA do të duhet të bëjë një zgjedhje. Ose Turqinë, ose [Gylenin]".
Pse hyri në sherr Erdogani me Gylenin, duke krijuar rrëmujë në radhët e islamistëve turq e duke rrezikuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara?
Misteri #4: Purizmi Semantik. Bashkimi Europian pranoi me ngurrim për të hequr vizat e udhëtimit për 75 milionë turq në Zonën shumë të gjetë të Shengenit, një përfitim që do ta lejonte mbase Erdoganin që të nxirrte jashtë refugjatët e paftuar kurdë dhe sirianë, për të mos folur pastaj për rritjen edhe më tej të ndikimit të tij në vende si Gjermania dhe Hollanda. Mirëpo, BE e bëri këtë lëshim me kusht që Turqia të ngushtonte përcaktimin e ligjeve të anti-terrorizmit; i kërkoi "rishikimin e legjislacionit dhe praktikave mbi terrorizmin për ta vënë në vijë me standardet europiane". Erdogani mund ta kishte bërë këtë lëshim pa shumë rëndësi për të dhe përsëri mund t'i arrestonte ata që donte me akuza të tjera, mirëpo, ai refuzoi ("është e pamundur të rishikojmë legjislacionin dhe praktikat mbi terrorizmin", gjegji një nga ministrat e tij) dhe e humbi kështu një mundësi të jashtëzakonshme.
Misteri #5: Dinak apo megaloman. Erdogani u bë kryeministër në 2003 dhe për tetë vjet me radhë qeverisi me kujdes, duke rritur në mënyrë mbresëlënëse ekonominë, duke zbutur udhëheqjen ushtarake që mbante pushtetin më të lartë në vend, dhe me sukses ndoqi një politikë të "problemeve zero me fqinjët". Ndryshe nga i pafati Mohammed Morsi, i cili mezi zgjati një vit si president i Egjiptit, Erdogani i llogariti lëvizjet e tij me kaq shumë zgjuarësi saqë për shembull, pothuajse askush nuk i kushtoi shumë rëndësi kur ai e vuri përfund klasën ushtarake të vendit në korrik 2011.
Po kjo ishte dikur. Që nga viti 2011, Erdogani në mënyrë të përsëritur ia ka krijuar vetë problemet vetes. Pa qenë nevoja, ai e ktheu Bashar Al-Asadin nga udhëheqësin e tij të preferuar jashtë vendit (të dy dhe gratë e tyre madje shkuan një herë bashkë për pushime) në një armik për vdekje. Ai rrëzoi një aeroplan luftarak rus dhe pastaj iu desh të kërkonte dëshpërimisht falje. Humbi edhe rastin për një linjë tubacionesh që transportonin gazin e Mesdheut Lindor në Europë.
Erdoganët dhe Asadët në pushime së bashku, në kohë më të lumtura. |
Ai ndërtoi në mënyrë të paligjshme për vete, në një tokë të ndaluar, një pallat absurdisht të madh, më të madhin në botë që prej Pallatit skandaloz të Popullit të Çausheskut në Bukuresht. Në një farsë veçanërisht pa dinjitet, Erdogani u shfaq i paftuar në funeralin e boksierit amerikan, Muhammad Ali për të mbajtur një fjalim, për të ofruar dhurata dhe për një fotografi me anëtarë të familjes së tij, mirëpo iu refuzuan të gjitha këto kërkesa dhe u detyrua t'ia mbathte për në shtëpi.
Ai bën armiq kudo ku shkon. Në Ekuador, badigardët e Erdoganit vunë në pranga tri gra ekuadoriane prokurde dhe pastaj dhunuan një parlamentar ekuadorian që u përpoq t'i mbronte. Ku u pyet për këtë incident, zëvendës-kryetari i legjislaturës të Ekuadorit tha: "Derisa truprojet e Erdoganit sulmuan një deputet, publiku ynë nuk dintë gjë për Turqinë. Askush nuk e dinte se kush është turk e kush kurd. Tani të gjithë e dinë dhe natyrisht jemi në anën e kurdëve. Nuk duam ta shohim më Erdoganin asnjëherë tjetër në vendin tonë".
Disa nga viktimat në Ekuador të pjesëtarëve të grupit të sigurisë së Erdoganit. |
Ku shkoi udhëheqësi dinak të një dekade më parë?
Mbështetësit islamistë të Erdoganit nga njëherë nënkuptojnë se ai po shkon drejt vetëshpalljes si Kalif. Ndërsa afrohet njëqind-vjetori i prishjes së kalifatit me qendër në Stamboll, ai mund të joshet nga kjo ide; në varësi të cilit calendar do të përdorë, atë islamik apo atë të krishterë, përkatësisht kjo mund të ndodhë ose në 10 mars, 2021 ose në 4 mars 2024. Mbajeni mend se jam i pari që po j'ua them.
Fatkeqësisht, përgjigjet e perëndimorëve ndaj Erdoganit kanë qenë konfuze dhe të dobëta. Angela Merkel pranoi të nxirrte përpara gjyqir humoristin Jan Böhmermann se u tall me Erdoganin. Donald Trump madje e përgëzoi Erdoganin për fitoren e tij tiranike dhe e shpërbleu me një takim në muajin e ardhshëm. Dhe austrialianët nuk ia prishin për hir të përkujtimeve të Galipolit.
Jan Böhmermann u nxor përpara gjyqit se bëri shaka me Erdoganin në televizionin gjerman. |
Ka ardhur koha që ta shohim Rexhep Tajip Erdoganin ashtu si është, një egomaniak dikatorial, islamist, e anti-perëndimor, dhe të mbrojmë fqinjët e tij dhe veten tonë nga rreziku që është duke shkaktuar tashmë apo probleme akoma më të mëdha në të ardhmen. Largimi i armëve bërthamore të SHBA-së nga Baza Ajrore e Inxhirlikut do të ishte një hap në drejtimin e duhur; akoma më mirë do të ishte që ta paralajmëronim Ankaranë se anëtarësia e saj aktive në NATO është në rrezik nëse nuk bën një kthesë