Ndonëse nuk e zhvendosi ambasadën e SHBA-së në Jeruzalem, ngrohtësia e dukshme e treguar nga Presidenti Trump për Izraelin, gjatë vizitës së tij, në mënyrë të kuptueshme, i gëzoi izraelitët pas tetë vitesh marrëdhëniesh të ftohta me Presidentin Obama. Për fat të keq, asgjë nuk është e thjeshtë në konfliktin rabo-izraelit: Një vështrim mbi modelet historike sugjeron që, paradoksalisht, Izraeli ka më shumë sukses kur ndeshet me një nivel ftohtësie të nivelit Obama në Washington.
Shpjegimi i këtij paradoksi nis me faktin se të gjitha administratat amerikane që prej vitit 1973, pavarësisht se cila parti ka pasur presidencën, kanë qenë të bandura se arabët janë gati për paqe me Izraelin. Ky problem është bërë veçanërisht akut që prej themelimit të Autoritetit Palestinez në 1994. Presidentët amerikanë në mënyrë të rregullt e harrojnë natyrën revolucionare të Autoritetit. Në këtë frymë, pas një takimi me udhëheqësin e AP-së, Mahmoud Abbas, zoti Trump e shpalli atë një "partner strategjik" për Izraelin dhe "gati për paqe".
Udhëheqësit amërikanë shpesh këmbëngulin që sikur Jeruzalemi të ofronte më shumë para, tokë, dhe njohje, atëhere Autoriteti Palestinez do të frymëzohej për të bërë paqe. Megjithë mashtrimet, armiqësinë, luftënxitjen, dhe dhunën gati të pafundme ky besim prekës për fqinjësinë e mirë palestineze mund të shpjegohet vetëm nga psikologjia. Ish-zëvendës Këshilltari për Siguri Kombëtare Elliott Abrams vjen në ndihmë këtu me krahasimin e tij të Tinker Bellit te "Peter Pan": "Nëse ke besim, rrahi shuplakat".
Kur qeveritë izraelite bien dakord me këtë fluturim në fantazi, si ka ndodhur nën kyreministrat e partive Laburiste dhe Kadima, marrëdhëniet SHBA-Izrael forcohen: Kujtoni lidhjen e famshme të ngrohtë mes Bill Clinton dhe Yitzhak Rabin.
Trump dhe Netanyahu, gjatë një takimi jozyrtar, kokë më kokë, më një museum në Jeruzalem. |
Mirëpo, kur Izraeli i reziston këtyre supozimeve të pathemelta, si në rastin e kryeministrit Netanyahu, rriten tensionet. Uashingtoni bën presion për më shumë lëshime ndërsa Jeruzalemi reziston Presidentët amerikanë atëhere janë në udhëkryq: të psherëtijnë e të kritikojnë apo ta përqafojnë e inkurajojnë. zoti Obama zgjodhi rrugën e tekave, të simbolizuar nga zgjedhja e tij për të ngrënë darkë me familjen e tij, në 2010, duke lënë Netanyahun që ta priste në Dhomën e Rooseveltit.
Siç e ka thënë një diplomat i vjetër amerikan, Dennis Ross, prej dekadash, bashkëpunimi i Izraeli rritet kur Shtëpia e Bardhë përqendrohet që t'ia rrisë vetëbesimin. Pa dyshuar në sinqeritetin e ngrohtësisë së zotit Trump për Izraelin, natyra e tij si marrëveshje-bërës e shtyn që ta shohë joshjen e izraelitëve sot si një themel për të bërë presion më vonë. Gjatë udhëtimit të tij në Izrael, zoti Trump nuk humbi asnjë rast pa shprehur dashuri për Jeruzalemin, hebrenjtë, Zionizmin dhe Izraelin.
"Jeruzalemi është një qytet i shenjtë. Bukuria e tij, shkëlqimi dhe trashëgimia janë si askund tjetër në botë", tha ai. "Lidhjet e popullit hebre me këtë Tokë të Shenjtë janë të lashta dhe të përjetshme", një argument të cilin pastaj e ilustroi me një shembull nga përvoja e tij. "Dje, vizitova Murin Perëndimor dhe u mrekullova prej monumentit kushtuar pranisë së zotit dhe këmbënguljes së njeriut".
"Izraeli është një dëshmi e shpirtit të pathyeshëm të popullit hebre", vazhdoi ai. "Mbetem i mahnitur me arritjet e popullit hebre dhe ju bëj këtë premtim: Administrata ime do të qendrojë gjithmonë me Izraelin... zoti e bekoftë Shtetin e Izraelit."
Izraelitët iu përgjigjën po njësoj kësaj ngrohtësie. David Horovitz, redaktor i "Times of Israel" shprehu ndjenjat e shumicës kur tha se: Thjesht duke thënë se e do dhe qendron përkrah tij, Trump ka fituar zemrën e Izraelit kaq pafundësisht të kritikuar... Ai dhe Netanyahu nuk biend dakord për bona fiden e palestinezëve si paqebërës. Ai nuk e lëvizi ambasadën. Por, Presidenti nuk i kurseu asnjë lavdërim Izraelit dhe hap një faqe të re të historisë duke vizituar Murin Perëndimor. Tani për tani, kjo është mëse e mjaftueshme".
Kjo përgjigje sentimentale ia hap derën zotit Trump për të kërkuar që qeveria izraelite të ketë besim të zoti Abbas dhe të bëjë edhe më tej lëshime të njëanshme, një proces i cili ka filluar tashmë me shtysjen që të dorëzojë territor në Bregun Perëndimor. Tani që i ka zënë vëlladashuria, si mund t'i thotë Jo zoti Netanyahu kërkesës së zotit Trump?
Kjo të çon te një zakon i njohur: Izraelitët dhe mbështetësit e tyre priren që t'i kushtojnë më shumë vëmendje atmosferës dhe simbolizmit sesa qendrimeve politike. "Ndryshe nga lidhjet e tjera diplomatike, të cilat rrotullohen në interesa të tilla kombëtare si interesat e sigurisë dhe tregëtisë, marrëdhënia SHBA-Izrael ka një bazë emocionale", kam shkruar në 1992. "Ndjenjat dhe jo llogaria e ftohtë e interesave përcaktojnë çdo aspekt të saj. Toni, stili, atmosfera, dhe perceptimi shpesh kanë më shumë rëndësi sesa faktet e thata".
Për të ardhur keq, marrëdhëniet e mira bëjnë që Jeruzalemi të pranojë gjykimin rregullisht të gabuar të Uashingtonit. Ky është rreziku i marrëdhënieve të ngrohta SHBA-Izrael si dhe streha e atyre të këqia. Është më mirë kur Izraeli qortohet nga një rezolutë qesharake e Këshillit të Sigurimit, në OKB, sesa lëshimi i më shumë hapësire toke në duart e horrave genocidalë.
Ndërsa marrëdhëniet SHBA-Izrael nxhen e ftohen sipas erërave politike, lëshimet e Izraelit ndaj palestinezëve janë të gabime të pandryshueshme që inkurajojnë irredentizmin, kushtojnë jetë njerëzish, përzgjasin konfliktin, dhe dëmtojnë vetë interest amerikane. Kështu që përfundimi im kundërintuitiv është se: Marrëdhëniet e ftohta janë më të mira për sigurinë izraelite –e rrjedhimisht – edhe për atë amerikane.