Sapo ndoqa një konferencë dyditore akademike në Universitetin e Pensilvenias, nga një anë për shkak të interesit për temën "Botët Amerikane dhe Myslimane rreth 1500-1900") dhe dhe nga ana tjetër për të pasur një ide të drejtpërdrejtë për diskursin në fushën e humaniteteve në universitetin bashkëkohor. Si themelues i Rojes e Kampusit (Campus Watch), isha kureshtar të shihja nëse është vërtet aq keq sa dëshmojnë raportet tona, apo jemi përqendruar ne më shumë në raste të skajshme.
Përshtypja e parë ishte ajo e rehatisë intelektuale. Një konsensus i gjerë për një bazë të përbashkët hipotezash liberale përjashton opinionet që nuk bien dakord. Një seri hierarkish ekziston:
- Modernja është më e mirë se e vjetra
- Diçka joamerikane është më e mirë se amerikanja
- Femra është më e zonja se mashkulli
- Ngjyra e errët e lëkurës është më e mirë se e bardha
- Mysliman është më mirë se jomysliman
Fjala "Islamofobi" përdoret si të jetë një fjalë normale e gjuhës angleze dhe jo një vegël propagandistike për t'ia mbyllur gojën kritikës. Një misionar i shquar i shekullit të nëntëmbëdhjetë, Henry Jessup, u quajt në mënyrë anakronike një "ofendues pararendës i myslimanëve".
Një profesor kanadez që jeton në Kosta Rika ishte i pakënaqur që njerëzit në Shtetet e Bashkuara kishin "urdhëruar" që fjala Amerikan për përshkruante vetëm ata. Një folës lavdëroi konferencën sepse kishte "problematizuar pozitën qendrore të Shteteve të Bashkuara". Një moderator ishte kaq shumë i shqetësuar për "Amerika-centrizmin" sa që pyeti: "Mos duhet ta lëmë fare këtë temë? A nuk është "arrogancë në thelb" që amerikanët studjojnë myslimanët? Një drithërimë përshkoi publikun kur u përmend fjala "Trump"; përkundrazi, përmendja e Edward Said solli duarttrokitjet e pritshme.
Konferenca "Botët merikane dhe myslimane, rreth 1500-1900". |
Përshtypja e dytë ka të bëjë me zhargonin. Askush jashtë botës akdemike përdor fjalë si "problematizon", "racializon", dhe and "relativizon", aq më pak mund të thuhen gjëra si "historicizon nocionin e imagjinatës". (Ç'është kjo punë me kthimin e emrave në fjalë duke shtuar një "zon") Përdorimi i fjalës "and" në titullin e konferencës prodhoi debate të shumta (a nënkuptonte ajo se bota amerikane dhe ajo myslimane janë tërësisht të ndryshme apo mund të ketë mbivendosje?) deri në pikën sa që filloi të njihej si "problemi dhe".
Përshtypja e tretë dhe më e fortë ka të bëjë me vogëlsinë, prirjen e historianëve për të shmangur analizat e mëdha dhe kuptimplote në favor të mikro-temave të parëndësishme. Ata u japin përgjigje pyetjeve që nuk po i bën askush. Kjo prirje shndriti në konferencën e UPenn-it. Punime të titulluara "Huritë e Bajronit: Përshkrime vizuale të heroinave myslimane në galerinë e bukurive të Bajronit" apo "Të huaj në një tokë të huajsh: 'Rebs dhe Yanks' në Kështjellën Khedivale" e kthyen temën me vlerë të lidhjeve të hershme SHBA-myslimanë në një seri kotësish. Mirëpo, çmimi i parë për kotësi është për "Amerikën e Bombos: Një shikim energji-humanitetesh e tregimit të hershëm amerikan oriental"
Në të kundërt, çështje me peshë dhe të dobishme as që dolën në sipërfaqe: Roli i myslimanëve të lexuar mes skllevërve afrikanë. Ndikimi në opinionin amerikan të rebelimit të Moros në Filipine. Trashëgimia e misionarëve protestantë në Lindjen e Mesme. Përqindja e myslimanëve në emigrimin e hershëm nga Lindja e Mesme. Mënyra sesi shitësit ambulantë bëhen pronarë ushqimoresh dhe pastaj në mënyrë joproprocionale i zëvendësojnë me dyqane pijesh. Trashëgimia e Faltorësve, të njohur zyrtarisht si Urdhëri i Lashtë Arabik i Fisnikëve të Faltores Mistike, me moketet e tyre të Tempujve të Mekës dhe motiveve të tjera islamike.
Konferenca ishte reklamuar si "e lirë dhe e hapur për publikun" por kërkohej regjistrim, kështu që u shënova e në këtë mënyrë i sinjalizova organizatorët dhe folësit për praninë time. Nuk kam si të jem i sigurtë por dyshoj se përmendja e panevojshme nga Kambiz GhaneaBassiri e titullit të artikullit tim nga 1990 "Myslimanët po vijnë! Myslimanët po vijnë!" ndodhi vetëm sepse isha unë në sallë. Në mënyrë të ngjashme urdhëri i përsëritur që konferencat të mos regjistroheshin me audio apo video tingëllonte pikërisht sikur më thuhej mua. Është një kërkesë e çuditshme për një institut akademik, që nga natyra dëshiron që të tërheqë sa më shumë publik, mirëpo e kuptueshme duke pasur parasysh sesa shpesh "Roja Universitare" ka ekspozuar teprimet në studimet e Lindjes së Mesme duke ua regjistruar veprimtaritë. Nuk besoj se ky ndalim është i zbatueshëm ligjërisht.
Unë jam rritur afër një universiteti (im atë, Richard, është profesor emeritus) dhe vetë përfundova një Doktoraturë në historinë mesjetare, kështu që fillimisht mendoja se kampuset do të ishin qendrorë në jetën time. Më vonë, për shkak se ato u radikalizuan kurse unë jo, lidhja ime me botën akademike u venit. Tani, në rikthimet e rastësishme në të, vazhdimisht ndihem i huaj nga majtizmat, zhargoni, dhe vogëlsia arrogante. Ndonëse jam i gëzuar që i shpëtova kthetrave të saj, shqetësohem për të ardhmen e arsimit të lartë amerikan (përsëri kjo fjalë). Kështu që, po, Roja e Kampusit ka të drejtë.
Kanali Fox News ka zbuluar se gjysma e amerikanëve janë gati për një media alternative. Kur do ta kuptojnë edhe arsimtarët se e njëjta llogjikë luan rol edhe për universitetet?