Këtë të dielë, miliona turq do të votojnë për të pranuar ose rrëzuar amendamentet kushtetuese të aprovuara në janar nga parlamenti i Turqisë. Në një opinion të botuar nga agjensia gjermane e lajmeve "Deutsche Welle" shpjegohet se amendamenetet "kyçe" "ia japin të gjithë pushtetin një personi të vetëm, pa asnjë kërkesë llogarie" duke zhdukur kështu çfarë ka mbetur nga demokracia në Turqi. Pothuajse të gjithë vëzhguesit bien dakord se nëse referendumi fiton, Turqia do të shndërrohet në një shtet autoritarian.
Por, unë (dhe disa të tjerë) nuk jemi dakord. Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan prej vitesh i ka praktikisht në dorë këto pushtete që gjoja do t'ia dhurojnë ndryshimet kushtetuese të referendumit. Ai është tashmë zot i çdo gjëje që i zë syri për aq kohë sa dëshiron, duke i siguruar herë me mjete demokratike e herë duke manipuluar rezultatet e zgjedhjeve. Nëse referendum ka sukses, thjesht do të zbukurojë pak realitetin ekzistues.
Hidhini një sy me kujdes natyrës së pushtetit të zotit Erdogan. Kryeministri i nënshtruar, Binali Yıldırım, mbaron pa u lodhur ndryshimet kushtetuese që në fund të fundit do të eliminojnë vetë potin që ka e që historikisht është posti më i fuqishëm në historinë e vendit. Çdo kritikë për presidentin e plotëfuqishëm mund të çojë në burg edhe një fëmijë. Lidhja edhe më e pabesueshme me grushtin e shtetit (që mund të ketë qenë një farsë) që dështoi në korrikun e kaluar të kushton vendin e punës— apo shumë më keq. Shteti në mënyrë të rregullt burgos gazetarët me akuzat false të terrorizmit ndërsa botimet vërtet të pavarura janë mbyllur.
A është Erdoğan (djathtas) duke i kujtuar Yıldırımit se duhet të eliminojë postin e tij? |
Po, në qoftë se Zoti Erdoğan nuk ka nevojë për ndryshime kushtetuese, të cilat janë tani thjesht një kotësi legjislative, atëhere pse po i kërkon me kaq obsesion? Ndoshta si një siguri më tepër kundër hedhjes në gjyq për veprimet e tij të paligjshme. Ndoshta për të siguruar se njeriu që në fund do të zgjedhë për ta zvendësuar të vazhdojë programin e tij. Ndoshta thjesht për të kënaqur egon vet.
Cilido që të jetë burimi që ndikon veprimet e Erdoganit, ai është duke e dëmtuar rëndë pozitën e Turqisë në botë. Kur ndihmësit e tij nuk u lejuan në mitingjet e turqve në Gjermani për ndryshimet kushtetuese, ai i akuzoi gjermanët se "po ndërmarrin masa naziste". Ai krahasoi Hollandën me një republikë bananesh pasi ministrat turq u penguan që të mos flisnin në Roterdam. Ky ngrysje në marrëdhënie që tani ka dëmtuar lidhjet ushtarake me Gjermaninë.
Kërcënimet e tërthorta për hakmarrje me sume në rrugë ndaj europianëve nuk ka se si ta kenë ndihmuar namin ndërkombëtar të zotit Erdogan e aq më keq thirrja e një aleati të afërt që Turqia të zhvillojë armët e saj bërthamore. Akoma më dëmtues ishte fillimi i një lufte civile me kurdët në korrik 2015 si një taktikë për të fituar mbështetjen e një partie nacionaliste në parlament, lëvizje kjo që tashmë ka sjellë pasoja të tmerrshme njerëzore.
Kjo këmbëngulje për t'i bërë gjërat sipas kokës së tij nuk është ndonjë gjë e re. Zoti Erdogan mund të kishte fituar për urqit statusin e lëvizjes pa viza në Europë, por ai refuzoi të bënte një ndryshim fare të vogël në përcaktimin e terrorizmit në kodin penal të Turqisë. Ai dëmtoi marrëdhëniet me Uashingtonin për hir të fiksimit personal të ekstradimit të klerikut turk Fethullah Gylen. Ai mund të ketë rrezikuar marrëdhëniet me 35 vende duke detyruar agjensitë e tij të inteligjencës për të spiunuar turqit që kanë simpati për Gylenin. Ish-këshilltari i presidentit Trump, Michael Flynn përbalti reputacionin e vet duke fshehur angazhimin si agjent i huaj, përfaqësues i Turqisë.
Ky narcisizëm diktatorial e rrit çmimin e diktaturës duke i shkaktuar zotit Erdogan që të bëjë gabime të panevojshme. Dikur një udhëheqës i kujdesshëm dhe kalkulues, tani ai kapet pas gjërave sipërfaqësore duke krijuar armiqësi të kota. Kjo ka dëmtuar rritjen ekonomike që dikur përndizte popullaritetin e tij. Zoti Erdogan është kthyer në një vetë-parodi me pallatin e tij me 1,100 dhoma dhe me gardën e ij ruritaniane të mbrojtjes.
Erdoğan duke pritur Mahmud Abazin me një gardë historike ushtarësh turkiçë. |
Ku do të marrë fund kjo? Presidenti ka dy synime të dukshme. Së pari, Zoti Erdoğan po kërkon të përmbysë reformat perëndimorizuese të Kemal Atatürkut dhe të rikthejë mënyrat islamike të Perandorisë Otomane. Së dyti, ai kërkon që të ngjitet në pozitën e bujshme dhe antike islamike të Kalifit, një perspektivë shumë e debatueshme tani që Shteti Islamik e ringjalli këtë poztë të vdekur në 2014.
Këto dy ambicje mund të shartohen së bashku, rreth një qind vjet pas Ataturkut, ose në 10 mars 2021 (sipas kalendarit islamik) ose në 4 mars 2024 (sipas kalendarit të krishterë). Secila prej këtyre dy dative ofrojnë një rast të përkryer për Zotin Erdogan që të zhbëjë sistemin që qendisi laiku Ataturk dhe ta shpallë veten kalif të të gjithë myslimanëve.
Askush brenda Turqisë nuk t'i rezistojë me sukses ambicjeve të stërmëdha të zotit Erdogan. Kjo e lë atë të lirë që të vazhdojë rrugën e tij erratike, duke shkaktuar trazira në brenda dhe jashtë vendit. Sigurisht, nëse nuk rrëzohet nga ndonjë krizë e jashtme. Ndërkohë turqit dhe miliona të tjerë do të paguajnë një çmim gjithnjë e më të madh për sundimin pompoz të Erdoganit.
Erdoğan është zot i gjithshkaje që i zë syri dhe për aq kohë sa të dojë. |