Daniel Polisar i Kolegjit Shalem në Jeruzalem. |
Daniel Polisar i Kolegjit Shalem në Jeruzalem shkundi debatin mbi marrëdhëniet palestineze-izraelite në nëntor 2015 me esenë e tij, "Çfarë duan palestinezët?" Aty, pasi kishte studjuar 330 anketime për "të kuptuar perspektivën e palestinezëve të zakonshëm" ndaj Izraelit, izraelitëve, hebrejve, si dhe vlerën e dhunës kundër tyre, ai përfundoi se sulmuesit palestinezë "adhurohen" nga shoqëria e tyre — me gjithshka që nënkupton një gjë e tillë.
Ai e bëri përsëri me "A e duan palestinezët Zgjidhjen me Dy Shtete" Këtë herë, ai analizoi rreth 400 anketime të opinionit palestinez për pikëpamjet e tyre, duke gjetur dëshmi të dukshme kontradiktore në temën e mënyrave për zgjidhjen e konfliktit me Izraelin. Nga kjo masë konfuze të dhënash, Polisar shpjegon në mënyrë bindëse se kolektivisht palestinezët ndajnë tri pikëpamje të ndërlidhura për Izraelin: nuk ka të drejtë historike apo morale për të ekzistuar, është nga natyra i pangopshëm dhe ekspansionist, dhe se është i destinuar që të zhduket. Të gërshetuara me njëra-tjetrën, këto qendrime shpjegojnë dhe justifikojnë kërkesën nga mbarë palestinezët për një shtet "nga lumi në det", Palestina e madhe që fshin Izraelin nga hartat e tyre.
Me këtë analizë. Polisar e ka shpalosur në mënyrë elegante të vërtetën për atë që quaj rexheksionizmin palestinez. Kjo është politika e zbatuar fillimisht nga muftiu monstruoz i Jeruzalemit, Amin al-Husseini, në 1921 dhe e ndjekur përputhshmërisht për gati një shekull. Rexheksionizmi kërkon që palestinezët (dhe përtej tyre arabët dhe myslimanët në përgjithësi) të hedhin poshtë çdo aspect të Zionizmit: të mohojnë lidhjet hebraike me tokën e Izraelit, të luftojnë pronësinë hebreje mbi atë tokë, të refuzojnë njohjen e fuqisë politike të hebrejve, të refuzojnë tregëtinë me Zionistët, të vrasin Zionistët kudo që të jetë e mundur, dhe të bëjnë aleancë me çdo fuqi të huaj, përfshi edhe Gjermaninë naziste apo Rusinë Sovietike për të çrrënjosur Zionizmin.
Amin al-Husseini duke inspektuar ushtarët SS boshnjakë. |
Vazhdimësitë janë të habitshme. Të gjithë udhëheqësit kryesorë palestinezë -- Amin al-Husseini, Ahmad al-Shukeiri, Yasir Arafat, Mahmoud Abbas, dhe Yahya Sinwar (udhëheqësi i ri i Hamasit në Gaza)—kanë pasur eliminimin e pranisë zioniste si qëllimin e tyre kryesor. Po, për arsye taktike, ata kanë bërë kompromise të rastit (rasti më i njohur, Marrëveshjet e Oslos në 1993), por pastaj i kanë përmbysur këto përjashtime sap o u është dhënë mundësia.
Me fjalë të tjera, "procesi i paqes" izraelo-palestinez që filloi në 1989 ka qenë një maskaradë masive. Ndërsa izraelitët debatuan me sinqeritet bërjen e "lëshimeve të dhimbshme" pala palestineze lëshoi pa problem premtime të cilat as që kishte ndërmend t'i mbante, diçka që Arafati ua sinjalizoi pa pikë turpi vartësve të tij edhe kur po nënshkruante Marrëveshjet e Oslos dhe shumë herë të tjera më pas.
Sa kohë që rexheksionizmi është jashtë kontrollit, të debatosh për zgjidhje me një, dy apo tri shtete, për ndarjen e Malit Tempull në zona të sovranitetit të dyfishtë apo për rrjeta elektriciteti apo ujësjellësa, është një punë e kotë. Nuk mund të ketë vërtet zgjidhje sa kohë që shumica e palestinezëve ëndërrojnë zhdukjen e shtetit hebre. Vërtet, kjo i bën negociatat të dëmshme. Marrëveshjet e Oslos dhe letra të tjera me firma i kanë përkeqësuar situatat. Prandaj, farsa e negociatave duhet të marrë fund menjëherë.
Po mirë, nëse braktisen negociatat, çfarë ndodh pastaj? Polisar, me të drejtë, rekomandon të merremi drejtpërdrejt me problemin kryesor, "politikat që mund të zvogëlojnë në mënyrë vendimtare mbështetjen popullore palestineze për një shtet maksimalist". Kjo zhvendosje përputhet me atë që unë e quaj një strategji izraelite për fitore: thyerjen e vullnetit palestinez për të luftuar duke i bindur që hebrenjtë kanë lidhje historike me këtë tokë, se Izraeli ka një popullsi të përcaktuar, një ekonomi dhe ushtri të fuqishme, si dhe aleatë të fuqishëm, se i respekton fqinjët dhe se do të jetë aty edhe në një të ardhme të largët. Për këtë, ëndrra e një Palestine të madhe është fantazi e pastër.
Me fjalë të tjera: Palestinezë, loja mbaroi. Pranoni shtetin hebre, bëni pazar me të, dhe përfitoni edhe vetë nga dinamizmi i tij.
Këtu, për fat të mirë, perspektiva nuk duket edhe aq e zymtë. Sipas kërkimeve të mia, që konfirmohen edhe nga Polisar, rreth 20 përqind e palestinezëve janë të gatshëm të jetojnë paqësisht me një shtet hebre. Sfida është që ky numër të ngrihet në 60 përqind apo më shumë, kështu që ky grup t'ia marrë rexheksionistëve nga dora kontrollin e lëvizjes kombëtare palestineze.
Ky proces nuk do të jetë as i lehtë dhe as i këndshëm, sepse nuk e shmang dot shijen e hidhur të humbjes. Autoriteti Palestinez dhe Hamasi do të shtypin me dhunë gatishmërinë për t'i bërë vend Izraelit, duke e bërë tranzicionin akoma edhe më të dhimbshëm. Mirëpo, ata nuk kanë çfarë t'i demoralizmit dhe pakënaqësisë së popullatave të tyre dhe nuk do të mund të ndalin lëvizjen që favorizon dhënien fund të armiqësisë. Ndërsa realiteti i humbjes do të bëhet më në fund i prekshëm, zëra të rinj do të dalin patjetër dhe do të forcohen, duke bërë thirrje për t'i dhënë fund katastrofës njëshekullore të rexheksionizmit.
Kur palestinezët të dalin nga kjo mynxyrë, do të përfitojnë shumë nga çlirimi prej barrës së anti-Zionizmit. Më në fund, ata do të kenë mundësi për të ndërtuar klasën e tyre politike, ekonominë, shoqërinë, dhe kulturën. Të gjithë do të fitojnë kur ky popull krenar të kthejë vëmendjen drejt krijimit të institucioneve të shoqërisë civile dhe nga mbrujtja e fëmijëve me aftësi profesionale dhe jo me urrjetje.
Mësimi i bujqësisë pikuese është një nga mënyrat e shumta që palestinezët mund të përfitojnë prej Izraelit. |
Mbështetja ndërkombëtare, sidomos ajo amerikane, do ta forconte shumë strategjinë izraelite për fitore dhe tranzicionin për një të ardhme më të mirë me palestinezët. Uroj që Administrata Trump ta mbyllë ciklin e dështuar të negociatave dhe në vend të tyre të ndihmojë "aleatin e dashur" që të fitojë luftën e tij.