"Jemi në pikë të hallit". Kështu tha Mbreti Abdullah i Jordanisë, gjysëm viti më parë. Pas përfundimit të një jave udhëtimesh dhe diskutimesh intensive anembanë Jordanisë, nuk gjeta dot asnjë që të kishte ndonjë mendim tjetër. Jordania mbase nuk është super e brishtë apo në rrethim, si ka qenë në dekadat e kaluara, por ajo po përballet me probleme mbase të papara deri tani.
E krijuar nga asgjëja prej Winston Churchill në 1921 për të rehatuar interesat perandorake britanike, Emirati i Tranjordanisë, tashmë e njohur si Mbretëria Hashemite e Jordanisë, ka qenë në rrezik ekzistencial gjatë gjithë jetës prej gati një shekulli. Momente veçnërisht të rrezikshme erdhën në 1967, kur presionet pan-arabiste bënë që Mbreti Hussein (që qeverisi në vitet 1952-1999) të hynte në luftë kundër Izraelit dhe të humbiste Bregun Perëndimor; në 1970, kur një revolt palestineze pothuajse e rrëzoi nga pushteti; si dhe në 1990-91, kur adhuruesit e Saddam Husseinit e shtynë që të bashkohej me një kazuë sa të pashpresë po aq edhe të poshtër.
Winston Churchill (i 6-i nga e majta) menjëherë pas themelimit të Transjordanisë, në 1921. |
Rreziqet e sotme jashtë të shumëfishta. ISIS vërtitet në Siri dhe Irak, vetëm pak përtej kufirit, tërheqës për një pakicë të vogël por reale jordanezësh. Pothuajse asgjë nuk ka mbetur nga tregëtia dikur e fuqishme me këto dy vende – dhe bashkë me të edhe roli përfitues i Jordanisë si vend tranzit. Në një rajon të pasur me naftë dhe gaz, Jordania është një nga ato vendet e pakta ku nuk ka asnjë burim petroleumi. Banorëve të qyteteve u vjen uji vetëm një ditë në javë, ndërsa atyre në fshat akoma edhe më rrallë. Turizmi ka rënë falë paqendrueshmërisë famëkeqe të Lindjes së Mesme. Ndërsa, veprimet e fundit të mbretit për të përforcuar autoritetin e tij kanë shqetësuar ata që kërkojnë më shumë demokraci në vend.
Çështja themelore e identitetit mbetet e pazgjidhur. Si një vend i emigracionit masiv dhe të përsëritur për më shumë se njëqind vjet (duke ia kaluar edhe numrit të atyre që janë vendosur në Izrael), Jordania ka strehuar valë palestinezësh (në 1948-49, 1967, dhe 1990-91), irakenësh (2003), dhe sirianësh (që nga 2011). Palestinezët, sipas shumë studimeve, përbëjnë shumicën masive të popullsisë së vendit; ata përfaqësojnë gjithashtu ndarjen më të thellë. Është e zakonshme që të flitet për "jordanezë" dhe "palestinezë" ndonëse këta të fundit nënshtetas dhe nipër nënshtetasish. Kjo të bën të mendosh se ndjenja e të qenit ndryshe dhe e të qenit superiorë ndaj popujve farefisnorë të Bregut Lindor nuk është zvogëluar me kalimin e kohës e sidomos jo tashmë kur palestinezët dallohen për suksesin ekonomik.
Mbreti Abdullah II i Jordanisë viziton Presidentin Donald Trump në 3 shkurt. |
Përparësitë e vendit janë po ashtu të jashtëzakonshme. Të rrethuar nga krizat, popullata shquhet si realiste dhe i shmang trazirat. Mbreti gëzon një pozicion të padiskutueshëm autoriteti. Martesat e përzjera po ndihmojnë në shuarjen e ndarjes historike mes palestinezëve dhe fiseve autoktone – diçka që ndihmohet edhe më tej nga prurjet e irakenëve dhe sirianëve. Popullata shquhet për nivelin e lartë të arsimimit. Jordania ka reputacion të mirë nëpër botë.
Pastaj është Izraeli. "Ku janë frytet e paqes?" është një refren i njohur për traktatin e Jordanisë në 1994 me Izraelin. Politikanët dhe shtypi mund të mos e thonë me gojën e tyre, por përgjigjia është aq e dukshme sa të nxjerr sytë: qoftë në përdorimin e Haifas si rrugë alternative për Sirinë, te blerja e lirë e ujit, apo te furnizimi i bollshëm me naftë (që po dërgohet aktualisht), Jordania përfiton drejtpërdrejt dhe në mënyrë thelbësore nga lidhjet e saj me Izraelin. Pavarësisht prej kësaj, një presion pervers social kundër "normalizimit" me Izraelin është rritur me kalimin e kohës, duke i shtirë frikën kujtdo dhe duke mos lejuar që lidhjet me Izraelin të arrijnë potencialin e tyre.
Ambasada e Izraelit në Amman është e izoluar nga ndërtesa të tjera dhe e mbrojtur nga forcat e sigurisë jordaneze që e pamjet e tyre të fusin frikën. |
Një jordanez më pyeti se përse izraelitët pranojnë që të trajtohen si një dashnore. Përgjigjia është e qartë: sepse mirëqënia e Jordanisë zë një vend parësor për Izraelin kështu që qeveri mbas qeverie, nga një herë duke shtrënguar dhëmbët, kanë pranuar poshtërsitë dhe gënjeshtrat që thuhen për të në shtyp dhe rrugë. Ndonëse janë tepër të sjellshëm për të thënë Jo, ata sigurisht që do të donin që mbreti të mos lejonte më këtë situatë dhe të pranonte hapur të mirat që vijnë nga paqja.
Diçka nga vetja: që prej 2005, kam argumentuar në favor të "Jordania të marrë Bregun Perëndimor, Egjipti Gazën: Zgjidhja Tri-Shtetëshe" si një rrugë për të zgjidhur problemin palestinez. Në përputhje me këtë, pyeta të 15 bashkëbiseduesit e mi (të cilët përfaqësonin një diapason të gjerë pikëpamjesh) lidhur me kthimin e sovranitetit jordanez mbi Bregun Perëndimor. Për fat të keq, më duhet të tregoj se të gjithë e hodhën poshtë me zhurmë këtë die. "Pse", duket se po thonin të gjithë, "do t'ia hapnim vetes atë punë?" Pranimi i verdiktit të tyre negativ do të thotë që Izraeli nuk ka zgjidhje praktike për enizgmën e Bregut Perëndimor, kështu që sovraniteti i tij nga halli dhe i detyruar mbi palestineët duket se do të vazhdojë në të ardhmen e largët.
Për të përmbledhur vizitën: Jordania ia ka dalë të çajë rrugën mes shumë krizash, e mund t'ia dalë mbanë përsëri, mirëpo janë mbledhur kaq shumë rrezike kësaj here saqë sfida mund të jetë shumë e madhe për Jordaninë dhe ata që ia duan të mirën. A do të arrijë Mbreti Abdullah të dalë përtej këtyre "ujërave të turbullt"?