Shënimi i redaktorit të HNN: Kontaktuam Profesor Green për një përgjigje. Ai zgjodhi të mos na i jepte.
Ja ku erdhëm përsëri: Një tjetër profesor që merret me Lindjen e Mesme apo Islamin, nuk kupton dot as faktet më themelore.
Kësaj here ishte njëfarë Todd H. Green, profesor i asocijuar për lëndën e fesë në Luther College të Decorah, në Iowa dhe autor "The Fear of Islam: An Introduction to Islamophobia in the West" (Frika nga Islami: Hyrje në Islamofobinë e Perëndimit - Fortress Press, 2015). Titulli i librit të jep idenë e përmbajtjes: dokrrat e zakonshme akademike ku islamistët janë dashamirës të pafajshëm kurse kritikët e islamizmit grykës dhe urryes viciozë.
Dhe më të këqinjtë mes këtyre kritikëve janë "islamofobët profesionistë" ku renditen "individë dhe organizata të njohura që në mënyrë të qëllimshme injorojnë larminë e zërave myslimane dhe në mënyrë të ndërgjegjshme fabrikojnë dhe shfrytëzojnë frikën nga Islami në një mënyrë të pashoqe në rrethet kryesore politike dhe mediatike". Këta janë "një kuadër politikanësh konservatorë, aktivistësh e blogistësh të krahut të djathtë, madje edhe myslimanë të pakënaqur apo ish-myslimanë", të cilët kanë në dispozicion "platforma të fuqishme politike, mediatike dhe botuese", të cilat i shfrytëzojnë "për të gjeneruar dhe fryrë ankthet perëndimore ndaj 'Tjetrit' mysliman". Dhe kjo kurorëzohet me përfitimin financiar që nxjerrin me punën e tyre të shëmtuar. (Patjetër, patjetër, ku janë këto çeqe 20 milionëdollarëshe.)
Profesor Green, më vjen keq t'ju them, më ka nderuar duke më gives me pride of place in this group, calling me "udhëheqësi kukull i islamofobisë profesioniste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës". Ai ma jep mua meritën, së bashku me dy të tjerë, se kemi "një ndikim të madh në keqinformimin për Islamin që qarkullon kaq lirisht në Internet, media, dhe në qarqet politike". (Vras mendjen se si mund të jesh një udhëheqës kukull dhe të kesh shumë një ndikim të madh?)
Todd H. Green ankohet për "ndikimin tim të madh në keqinformimin për Islamin që qarkullon kaq lirisht në Internet", e megjithatë më quan thjesht një udhëheqës kukull. Ec e merre vesh. |
Keqinformim? Miku ynë profesor më akuzon për këtë, mirëpo nuk jep asnjë detaj të vetëm se ku jam duke keqinformuar. Më lejoni të përmbys situatën dhe të vë në dukje se ai vetë kontribuon keqinfomim me govatë. Që të jem pak më i saktë, duke u përqendruar në tri faqet që më kushtohen mua, në shfryrjen e tij 362-faqëshe, zbulohen një tufë gabimesh, të vogla e të mëdha. Green shkruan se unë:
- Kam një Ph.D. nga Princeton University. (Jo, është nga Harvard.)
- Kam "një ndonjë përgatitje akademike për fenë" (Jo, nuk kam marrë kurrë ndonjë kurs të nivelit universitar për lëndën e fesë.)
- "Lashë botën akademike përgjithmonë në 1986". (T'ua thotë studentëve të mi në Pepperdine University.)
- Kam shkruar në "Militant Islam Reaches America" (Islami Militant Arrin në Amerikë) se "amerikanët myslimanë përfaqësojn një rrezik serioz për Shtetet e Bashkuara sepse janë simpatizues të synimeve të Al-Kaidës". (Jo, Shumë pak myslimanë amerikanë mbështetën 11 Shtatorin.)
- U ftova "për një takim në Institutin Amerikan të Paqes, nga Presidenti Bush, megjithë kundërshtimeve të shumta nga politikanë dhe organizata". (Jo, asnjë kundërshtim i vetëm nuk është dëgjuar kur u caktua takimi.)
- Paskam krijuar "Campus Watch" (Rojën e Kampusit ) "që të përgjoj të ashtuquajturit studjuesit aktivistë në kampuset e kolegjeve të SHBA-së pikëpamjet e të cilëve për Lindjen e Mesme nuk përputhen me perspektivën neokonservatore". (Jo, "Campus Watch" pranon perspektiva divergjente por argumenton kundër "dështimeve analitike, përzjerjen e politikës me bursat, intolerancën ndaj ideve alternative, dhe abuzimin e pushtetit ndaj studentëve".)
- Doja "të vija mbas murit studjues që janë kritikë të politikës së jashtme të SHBA-së në Lindjen e Mesme". (Jo, doja të informoja partnerët e universitetit për zhvillimet dëshpëruese në studimet e Lindjes së Mesme.)
- Fshiva dosjerët mbi ekspertë veçanërisht të shquar të Lindjes së Mesme për shkak se u akuzova për "angazhim në MekKartizëm". (Jo, akuza për "MekKartizëm" ka pasur përpara dhe mbas dosjerëve; Po i hoqa ato nga tetë dosjerë të mjerë se po përdoreshin që të devijonin misionin e Rojës së Kampusit.)
- Mendoj se "meqë myslimanët në mbarë botën paraqesin një rrezik ekzistencial për gjithë të tjerët, frika perëndimore ndaj myslimanëve është tërësisht e justifikuar". (Jo, gjithnjë kam bërë dallim mes frikës tërësisht të justifikuar nga islamistët dhe frikës së pajustifikuar nga të gjithë myslimanët.)
Princeton University, nga ku nuk kam marrë Ph.D. time. |
Me këtë ritëm – nëntë gabime faktike në tri faqe – Frika nga Islami duhet të ketë mbi një mijë gabime në libër, gabime të cilat simbolizojnë keqinformimin që shumë shpesh karakterizon pseudo-akademinë bashkëkohore amerikane dhe për rrjedhojë (duke cituar Green) "qarkullojnë kaq lirisht në Internet, media, dhe në qarqet politike".
Pse ndodhin kaq shumë gabime si këto të Green? Siç kam shkruar në "History News Network" në 2008, lidhur me dy akademikë të tjerë, shoh dy mundësi për gabime të tilla: ose
janë të bëra me qëllim; ose njëanshmëria e tyre ua ka ngjyrosur leximin. Nuk besoj se i bëjnë me qëllim– askush nuk do që të kapet në gabim e të përqeshet për gabimet e bëra. Intuita më thotë se, të etur për të diskredituar dikë pikëpamjet e të cilit ndryshojnë prej të tyret, ata i lexojnë analizat e mia me nxitim dhe me paragjykim.
Shumë po debatohet këto ditë për "lajmet e rreme"; unë shtroj mendimin se studimet e rreme nga Todd Green etj janë jo më pak kërcënim për demokracinë.
Në universin fiksional të Todd H. Green, unë jam një i diplomuar nga Princeton "me përgatitje akademike në fe" dhe që "kam lënë përgjithmonë botën akademike në 1986". |