Revista "Foreign Affairs" ka botuar një deklaratë shumë të rëndësishme nga ishministri i Mbrojtjes i Izraellit, Moshe Ya'alon, një kandidat i mundshëm për kryministër në të ardhmen, lidhur me pikëpamjen e tij se si t'i jepet fund konfliktit Izraelo-Palestinez, të titulluar "Si të vendosim paqen në Lindjen e Mesme: Pse nga poshtë-lart është më mirë se nga lart-poshtë" (Janar-Shkurt 2017).
Moshe Ya'alon (b. 1950). |
Ya'alon ofron një analizë mbresëlënëse se pse dekada të diplomacisë kanë dështuar dhe pse ajo vazhdon të mbetet në vend-numëro për një kohë të gjatë. Zgjidhja e tij nga "poshtë-lart" përmban katër elementë, tre prej të cilëve janë njëfarësoj gjëra të stërthëna por ku i katërti është një ide eksituese dhe e paprovuar – zgjidhja tripalëshe për të cilën do të flas më poshtë.
Nëse e zhesh në thelb, artikulli i Ya'alon-it bën thirrje për (theksimi me të zeza është i imi):
- "promovimi i zhvillimit ekonomik dhe infrastrukturor palestinez"
- "përmirësimi i qeverisjes palestineze, përpjekjet antikorrupsion dhe ndërtimi i institucioneve në përgjithësi"
- "bashkëpunimi për siguri izraelo-palestinez"
- "një nismë rajonale që do të sillte në tavolinë shtetet arabe të interesuara për të ndihmuar në menaxhimin deri në zgjidhje të konfliktit izraelo-palestinez – pavarësisht nëse ato shtete kanë apo jo marrëdhënie zyrtare me Izraelin"
Tre të parat janë provuar në mënyrë të përsëritur përgjatë dekadave dhe nuk kanë arritur të afrojnë zgjidhjen:
Lindja e Mesme e Re e Shimon Peres-it nuk pati ndonjë sukses. |
- Shimon Peres në 1993 botoi "Lindja e Mesme e Re", vizioni i tij i dashur për një popullsi të begatë palestineze që ishte fqinjë e mirë për Izraelin. E keqja është, se si atëhere ashtu edhe tani, shpresat e tij u shembën nga rexheksionizmi, instigimi, dhe kultizmi i vekjes mes palestinezëve. Sigurisht, askush nuk beson më seriozisht në 2017 se pasurimi do të moderojë palestinezët.
- George W. Bush u përqendrua në përmirësimin e qeverisjes në 2002 por pesëmbëdhjetë vjet më vonë gjërat janë më keq se kurrë, me anarki, korrupsion dhe përçarje të dhunshme. Akoma më keq, historia tregon me vendosmëri se qeverisja e mirë thjesht do të shërbejë për ta bërë më efikase makinën palestineze të luftës për të sulmuar Izraelin.
- Bashkëpunimi për siguri është një zonë – virtualisht e vetmja – ku Izrael dhe Autoriteti Palestinez punojnë së bashku: më saktë, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) mbrojnë AP-në dhe AP ndihmon IDF-në që të shmangë sulmet. Ndonëse me përfitime reciproke, ky bashkëpunim ka treguar zero potencial që të zgjerohet për të zgjidhur mbarë konfliktin.
Përkundrazi, propozimi i katërt, sjellja në tavolinë e shteteve arabe është një nismë e rëndësishme që nuk është provuar ende në mënyrë serioze; këtu, plani që sjell Ya'alon përmban shpresën e vërtetë.
Kjo për shkak se një simetri e hatashme ekziston ndërmjet asaj që palestinezët duan prej Izraelit dhe asaj çfarë Izraeli do prej shteteve arabe plus Turqisë dhe Iranit, më saktë njohjen dhe legjitimitet. Duke vënë re këtë paralele, kam propozuar në "Wall Street Journal" që të dy aspiratat të trajtohen së bashku, duke lidhur "lëshimet ndaj Izraelit të shteteve arabe me lëshimet e Izraelit ndaj palestinezëve". Prej kësaj fitojnë të gjithë: "Shtetet arabe sigurojnë atë që thonë se është qëllimi i tyre kryesor, drejtësi për palestinezët. Izraeli sigurojnë paqen. Palestinezët sigurojnë shtetin e tyre".
Për shembull, nëse sauditët i japin fund bojkotit ekonomik ndaj Izraelit, izraelitët do e rrisin pjesëmarrjen e palestinezëve në tregjet ndërkombtare. Nëse egjiptianët do t'i ngrohin marrëdhëniet, palestinezët do të kenë pjesëmarrje më të gjerë në tregun izraelit të punës. Nëse pjesa më e madhe e shteteve arabe i firmosin traktatet e paqes me shtetin hebre të Izraelit, palestinezët e sigurojnë shtetin e tyre.
Administrata e Obamës e bëri një lëvizje mashtruese të vogël, por të fortë në këtë drejtim në vitin 2009, por sauditët e refuzuan dhe gjithshka u shua si fishekzjarr. Në vitin 2016, presidenti egjiptian Sisi e ringriti idenë në fjalë, por sërish pa ndonjë pasojë. Më një fjalë, zgjidhja tripalëshe mes shteteve arabe, Izraelit dhe palestinezëve nuk është ndjekur asnjëherë seriozisht apo në mënyrë të vazhdueshme.
As përkulja përpara mbretit saudit Abdullah nuk i siguroi Obamës bashkëpunimin lidhur me Izraelin. |
Me Sisin dhe Ya'alonin nga njëra anë, tashmë zyrtarisht në favor të zgjidhjes tripalëshe dhe me shtetet arabe nga ana tjetër, të shkundura nga dremitja pas bashkëpunimit të çuditshëm të administratës së Obamës me Teheranin, udhëheqësit e Lindjes së Mesme mund të tregojnë një vullnet për bashkëpunim me Shtetin Hebre të cilin nuk e patën as në vitin 1990 dhe as në vitin 2009. Sigurisht, kjo është diçka që ia vlen të provohet nga administrata e sapoardhur e Trumpit.
Përparimi në diplomacinë arabo-izraelite nuk do të vijë duke iu rikthyer ideve të vdekura të Peresit apo Xhorxh W. Bushit; as bashkëpunimi për çështjet e sigurisë nuk mund të çojë drejt suksesesh të papara politike. Ajo çfarë preferoj unë mbetet një fitore e Izraelit e mbështetur nga ShBA-ja; por nëse diçka e tillë është si shumë [për t'u kërkuar] tani për tani, atëherë përfshirja e e shteteve arabe ofron të paktën një rrugëdalje nga seria e bajatosur, e izoluar dhe madje jofrytdhënëse e bisedimeve izraelito-pales