Të gjitha 177 ambasadat e huaja që gjenden në Washington, D.C. janë pa dyshim duke u përpjekur të lexojnë fundin e filxhanit të kafes, për të marrë me mend se si mund të jetë politika e jashtme e President-të zgjedhur Donald Trump. Mirëpo, paqendrueshmëria dhe kontradiktat e tij po e bëjnë këtë gati të pamundur.
Prandaj, në vend që të spekuloj, do të përqendrohem në atë se si duhet të jetë politika e e SHBA-së, në një rajon, Lindja e Mesme, duke filluar me disa udhëzime të përgjithshme dhe pastaj do të kthehem te specifikat.
Duke qenë se kjo është vazhdimisht një nga zonat më të trazuara të botës, synimi është modest: të minimizohen problemet dhe të shmangen katastrofat. Dy presidentët e mëparshëm dështuan në arritjen e kësaj, duke vepruar në dy mënyra të kundërta. George W. Bush u përpoq të bënte më shumë se sa duhej në Lindjen e Mesme: kujtoni synimet e tij për shtetndërtim në Afganistan, sjelljen e lirisë dhe begatisë në Irak, vendosjen e demokracisë në Egjipt, dhe zgjidhjen e konfliktit arabo-izraelit – secila prej të tyre u zhurrit në mënyrë spektakolare. Si reagim kundër "stërmundimit imperialist" të Bushit, Barack Obama bëri të kundërtën, duke u tërheur para kohe nga konfliktet, duke vendosur vija të kuqe të cilat më vonë i braktisi, duke dekaruar "një kthim" imagjinar "drejt Azisë", dhe duke u dhënë gati liri të plotë ambicjeve të Kremlinit.
George W. Bush dhe Barack Obama dështuan të dy në Lindjen e Mesme. |
Politika e ardhshme amerikane duhet të gjejë një rrugë të esme ndërmjet këtyre dy teprimeve: të mbrojë amerikanët. Të përparojë interesat amerikane, dhe t'u qendrojë përkrah aleatëve të Amerikës. Të mos aspirojë që të ndreqë rajonin, por as të mos tërhiqet në izolacionizëm. Të bëjë premtime me kujdes, por kur t'i bëjë t'i përmbushë pa munguar. Mendo përpara se të kërcesh.
Kur e zbatohet ndaj Lindjen e Mesme, si përkhethet ky qendrim i matur dhe me mend ndaj problemeve kryesore si ato që përfshijnë Iranin, Arabinë Saudite, Turqinë, Sirinë, Egjiptin, dhe konfliktin arabo-israelit?
Irani është padiskutueshmërisht shqetësimi më i madh. Administrata e re duhet që në mënyrë të menjëhershme dhe të plotë, të anullojë mosmarrëveshjen e çuditshme të njohur si Plani i Përbashkët e i Gjithanshëm i Veprimit, apo "marrëveshja me Iranin". Presidenti mund të ndërmarrë në mënyrë të njëanshme këtë hap dhe duhet ta vijojë me një ultimatum: që nëse iranianët nuk e mbyllin tërësisht projektin e tyre të armëve bërthamore, brenda një date të caktuar, do të jetë qeveria e SHBA-së që do ta mbyllë në vend të tyre. Vetëm në këtë mënyrë mund të pengohet me siguri Republika Islamike e Iranit që të mos krijojë armë bërthamore, diçka imperative jo vetëm për Izraelin dhe vendet e tjera të Lindjes së Mesme, por edhe për amerikanët sepse Teherani besohet se po ndërton një kapacitet pulsi elektromagnetik që mund të shkatërrojë rrjetin elektrik të SHBA-së dhe të çojë në vrasjen e 90% të popullsisë.
Marrëveshja e Iranit: çmenduria më e madhe diplomatike në histori? |
Mbretëria e Arabisë Saudite ka qenë prej një kohe të gjatë tashmë një aleate armiqësore e Shteteve të Bashkuara, duke shërbyer njëkohësisht si furnizues kyç i energjisë për ne, por edhe si financues i një version të turpshëm të Islamit. Kohët e fundit, Riadi ka ndërmarrë një rol të ri, si një fuqi udhëheqëse rajonale në rezistencën kundër Iranit, duke e bërë sigurinë e mbretërisë më të rëndësishme se kurrë për Uashingtonin. Për fat të mirë, brezi i ri i udhëheqjes saudite duket i gatshëm për të moderuar agresivitetin tradicional islamist, nëse qeveria amerikane do të iste më këmbëngulëse.
Ndërkohë që romanca e dikurshme mes administratës Obama dhe Presidentit të Turqisë Rexhep Tayyip Erdoğan ka shkuar në rënie të plotë, Uashingtoni vazhdon të pretendojë se Ankaraja mbetet një aleat i fuqishëm, duke injoruar publikisht faktin që qeveria aty është kthyer në një diktaturë armiqësore me lidhje gjithnjë e më të afërta me Rusinë dhe Kinën. Shkolla diplomatike e marrjes me të mirë ka dështuar qartazi në ndalimin e ambicjeve të Erdoğanit, ka ardhur koha që t'u bëhet e qartë turqve se sa shumë do të humbasin në tregëti, ndihmë ushtarake, dhe mbështetje diplomatike në qoftë se nuk ndryshojnë rrugë me shpejtësi.
Xi i Kinës dhe Putini i Rusisë: miq përjetë në zemrën e Erdoğanit të Turqisë? |
Pavendosmëria e Obamës në Siri erdhi nga armiqësia dhe ndyrësia e tre nga faktorët kryesorë të vendit: Shteti Islamik në Irak dhe Siri (ISIS); rebelët sunitë arabë, kryesisht-islamistë, të mbështetur nga Turqia, Katari, dhe Sauditët; and regjimi i Assadit, i mbështetur nga qeveritë ruse dhe iraniane. Vetëm Forcat Demokratike Siriane (SDF), që konsistonin kryesisht në njësi të Mbrojtjes Popullore Kurde (YPG), janë njerëzorë dhe miqësorë. Në këtë gjendje gati hobesiane, ku të gjithë luftojnë kundër të gjithëve, (përveç ISIS dhe Assadit që nuk e ngacmojnë njëri-tjetrin), administrata Obama nuk gjen dot një politikë të cilës t'i qendrojë besnike. Meriton lëvdata që ndihmon SDF-në, mirëpo theksimi i tepruar i rëndësisë së shkatërrimit të ISIS-it çon në aleanca të gabuara me Ankaranë, Teheranin, dhe Moskën. Në vend të kësaj, Uashingtoni duhet të mbështesën vetëm aleatin e tij të vetëm, ndërsa duhet të inkurajojë tre faktorët e tjerë që të përleshen me njëri-tjetrin deri në shkatërrim.
Duke këmbëngulur në parimin e favorizimit të udhëheqësve demokratikë, edhe nëse të zgjedhur në mënyrë të dyshimtë apo armiqësorë, administrata Obama, duke bllokuar dërgimin e armatimeve dhe ndihmës, është përpjekur të ndëshkojë Abdel Fattah el-Sisi të Egjiptit sepse u ngjit në pushtet nëpëmjet një grushti-shteti. Ky distancim i panevojshëm duhet të ndryshojë sa më shpejt, në mënyrë që amerikanët të ndihmojnë një udhëheq jo shumë të aftë egjyptian që të ndalë urinë dhe të mposhtë islamistët, duke siguruar kështu që të qendrojë ai në pushtet dhe jo Vëllazëria Myslimane.
Konflikti arabo-izraelit, dikur pika e nxehtë më e rrezikshme e Lindjes së Mesme, është tërhequr (të paktën përkohësisht) në prapaskenë. Ndonëse dhuna e nivelit të ulët vazhdon pa u ndalur, ajo ka më pak potencial që të përshkallëzohet në këtë epokë lufte të ftohtë dhe të nxehtë të Lindjes së Mesme. Administrata e re duhet të sinjalizojë menjëherë se e sheh Izraelin si aleatin më të afërt dhe më të rëndësishëm të Amerikës në Lindjen e Mesme; ajo duhet gjithashtu të heqë dorë nga presioni i parreshtur ndaj Jeruzalemit që t'i bëjë lëshime Autoritetit Palestinez. Akoma më mirë, të heqë dorë nga pretendimi gati 25-vjeçar se palestinezët janë "partnerët për paqe" të Izraelit dhe në vend të kësaj të inkurajojë izraelitët që t'ua bëjnë të qartë palestinezëve se duhet ta njohin në mënyrë qartë dhe përfundimtare Izraelin si shtet hebre.
Një politikë e thjeshtë e mbrojtjes së amerikanëve dhe aleatëve të tyre ofron mundësi të mdha për të ndrequr një trashëgimi gabimesh dypartiake rrënuese.