Kohët e fundit, Gary Johnson, kandidati libertarian për president, tha diçka befasuese në mbrojtje të injorancës së shfaqur prej tij ndaj çështjeve të politikës së jashtme: "Fakti që dikush e njeh me dhëmbë e dhëmballë një udhëheqës të huaj apo një pozitë gjeografike i krijon këtyre njerëzve mundësinë për ta vënë ushtrinë në rrezik." Me fjalë të tjera, të mos dish se ku gjendet një vend i caktuar është diçka e mirë, sepse, siç thotë në përmbledhjen e saj shpotitëse Alice Ollstein, "nuk mund të hysh dot në luftë me një vend të cilin nuk e di se nga bie".
Gary Johnson u tall masivisht për pyetjen: "Çfarë është Aleppo?" |
Si student i politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara e gjithë sa më lart ngjalli një lloj reagimi brenda meje – jo sepse bëhet fjalë për një deklaratë të pazakontë prej të krisuri, por pikërisht sepse është pjesë e një fryme mbizotëruese. Dhe është vërtet kështu. Ja tre raste të mëparshme që vlen të përmenden, të marra nga shekulli i kaluar:
Në vitin 1919, presidenti WoodroW Wilson dërgoi Komisionin Ndërkombëtar të Hetimit (që njihet me emrin Komisioni King-Crane) në Palestinë dhe Siri për të konstatuar dëshirat politike të banorëve aty. Udhëheqësve të këtij komisioni, që i kishin të gjitha mundësitë për të ushtruar influencë, u mungonte në shkallë të konsiderueshme kualifikimi për detyrën që kishin ndërmarrë. Henry C. King ishte filozof dhe president i kolegjit Oberlin; Charles R. Crane ishte një ngatërrestar, antisemit dhe trashigimtar i pasurisë së firmës së instalimeve hidraulike në pronësi të familjes së tij. Çuditërisht, injoranca e tyre u pa si një lloj avantazhi; një ndihmës pranë zyrës së presidentit shpjegoi se presidenti ëilson "mendoi që këta dy burra ishin në mënyrë të posaçme të kualifikuar për të shkuar në Siri, sepse nuk dinin asgjë për të."
Sekretari i Shtetit Robert Lansing, që ishte i mendimit që presidenti Wilson e kishte gabim, shpjegoi se presidenti nuk donte të caktonte "njerëz që e njihnin temën" e çështjeve politike dhe territoriale. ëilson-i ishte i mendimit që "një mendje bosh e kap më mirë të vërtetën sesa një mendje nën ndikimin e përvojës dhe të studimeve." Dhe me të vërtetë, padija është një "kualifikim thelbësor për një hetues."
Komisioni King-Crane, në korrik 1919, në hotelin "Royal" në Bejrut. Ulur nga e majta në të djathtët: Henry C. King dhe Charles R. Crane. Në këmbë nga e majta në të djathtë: Sami Haddad (mjek dhe përkthyes), William Yale, Albert H. Lybyer dhe George R. Montgomery (këshilltarë teknikë), Donald M. Brodie (sekretar) si dhe Laurence S. Moore (manaxher biznesi). |
Raporti i hartuar nga komisioni King-Crane, jo më kot, ishte (thënë me fjalët e historianit Elie Kedourie) "po aq i keq-informuar sa qe i papërfillshëm ndikimi që pati në politikë".
Në vitin 2003, administrata e Bushit shpalli John S. Wolf-in si të dërguarin e ri të presidentit në Lindjen e Mesme (titulli në mënyrë më zyrtare ishte: kryetar i Misionit të Koordinimit dhe Monitorimit të Procesit të Paqes në Lindjen e Mesme, të SHBA-së). Gazeta "ëashington Post" (në një artikull për t'u admiruar me titull "Për të Dërguarin në Lindjen e Mesme, Statusi prej Fillestari Mund të Jetë një Avantazh") citonte një zyrtar me vjetërsi pune në administratë të kishte thënë se "është gjë e mirë që ai ka aftësi të jashtëzakonshme për të negociuar dhe shumë pak përvojë direkte në zonën në fjalë."
I dërguari amerikan në Lindjen e Mesme John S. Wolf (L) takohet me udhëheqësin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas në qershor 2008. |
Wolf-i vetë pranoi që nuk kishte as përvojën më të vogël në [çështjet] e Lindjes së Mesme dhe më vonë pranoi që pati treguar habi kur i caktuan atë detyrë: "E pyeta Sekretarin [Colin] Powell, Këshilltaren e Sigurisë Kombëtare [Condoleezza] Rice si dhe presidentin [George W.] Bush - "Përse pikërisht mua?" Sepse donin "dikë me perspektivën e atij që i sheh gjërat për herë të parë." Wolf-i ra dakort me këtë arsyetim, duke thënë "Mungesa e përvojës nga ana ime ishte një avantazh. Ajo që mësova ishte që në Lindjen e Mesme, njerëzit janë gjithnjë të prirur të hedhin vështrimin nga e kaluara, kurse unë po u kërkoja të hidhnin vështrimin drejt së ardhmes."
Nuk është për t'u habitur që ashtu si Komisioni King-Crane dhe ndërmarrja diplomatike e Wolf-it pati një ndikim të papërfillshëm; në jo më shumë se 14 muaj pasi nisi misioni i tij, ai u largua për t'u bërë president i Eisenhower Fellowships, një organizatë jo fitimprurëse.
Raporti i paraqitur nga Grupi i Studimit të Irakut tërhoqi më shumë vëmendje, por nuk pati ndonjë ndikim të madh. |
Në vitin 2006, qeveria amerikane krijoi Grupin e Studimit të Irakut i përbërë nga dhjetë anëtarë të cilët mishëronin të njëjtën taktikë të të mos paturit dijeni për gjërat. James A. Baker, III dhe Lee H. Hamilton shërbyen si bashkë-kryetarë, kurse Robert Gates, Rudy Giuliani, Vernon E. Jordan, Jr., Sandra Day O'Connor, Leon E. Panetta, William J. Perry, Charles S. Robb dhe Alan K. Simpson si anëtarë. As edhe njëri prej tyre nuk solli kurrfarë ekspertize në tryezën e bisedimeve për Irakun, duke garantuar praktikisht që raporti i hartuar nga komisioni në fjalë do të kishte nuanca politike, por do të ishte i padobishëm nga pikëpamja strategjike.
Dhe me të vërtetë, raporti i Grupit të Studimit të Irakut rezultoi një raport edhe më i keq se sa pritej, ndikimi i të cilit qe minimal. Siç kam shkruar në atë kohë, [raporti] "po zhgropos politikat e mëparshme të dështuara amerikane në Lindjen e Mesme dhe do t'i ngulisë ato në kujtesë si politikë e të sotmes. Më konkretisht, lidhur me rolin e Amerikës në Irak, raporti bën një kompromis pamend mes numrit të trupave që duhet të rrinë dhe atyre që duhet të largohen.
Përgjatë një shekulli, presidentët amerikanë dhe udhëheqës të tjerë ngrenë në qiell mendësinë prej "të padjallëzuarve nëpër botë" të Mark Twain-it, një mendësi kjo që Gary Johnson sapo na e riserviri. Si dikush që ka kaluar një karrierë thuajse 50-vjeçare duke punuar për këtë çështje, nocioni që injoranca është një mjet i mirë diplomatik, është një nocion tepër i trishtueshëm; çfarë paskam bërë unë atëherë gjithë këtë kohë dhe pse?
Gjithsesi, duke patur parasysh gjendjen e mjeruar të studimeve mbi Lindjen e Mesme si dhe historinë për të ardhur keq të arritjeve të punonjësve të shërbimit të jashtëm si dhe ekspertëve të botës dhe kulturës arabe, më duhet të pranoj që taktika e shmangies së specialistëve mbase nuk është fare pa gjë. Por sigurisht kjo nuk do të thotë që duhet t'u drejtohemi injorantëve.