Ishte diçka që pritej. Kolegët e mi dhe unë në Forumin e Lindjes së Mesme (Middle East Forum) për dy dekada me radhë kanë kritikuar rënien e studimeve të Lindjes së Mesme; mirëpo tani sindikata e tyre, Shoqata e Studimeve të Lidnjes së Mesme (MESA), për herë të parë në 14 vite është përgjigjur me të njëjtën gjuhë. Breshëria kishte formën e një letre nga Leslie Wong, presidente Universitetit Shtetëror në San Francisco (SFSU).
Logoja e Universitetit Kombëtar të An-Naxhah. |
Roja e Kampusit e krijuar nga MEF ka dokumentuar lidhjet shqetësuese ndërmjet SFSU dhe Universitetit Kombëtar të An-Naxhah, një institucion radikal në Bregun Perëndimor, të cilin Hamas e ka lavdëruar si "serrë për martirë" dhe i përshkruar nga Instituti i Uashingtonit për Lindjen e Mesme si një vatër për "rekrutimin terrorist", indoktrinimin, dhe radikalizimin e studentëve". Ne besojmë se e kaluara e gjatë dhe e njollosur e Naxhahs duhet të mjaftojë që të mos ketë vend në botën akademike.
Veçanërisht, siguruam një kopje të Memorandumit të Mirëkuptimit (MOU) të SFSU-së me Naxhah, i cili zbulon planet për të vendosur shkëmbime pedagogësh dhe studentësh. Duke e konsideruar këtë marrëveshjeje me "serrën e martirëve" si skandaloze, MEF njoftoi një fushatë mbarëkombëtare në 15 shtator për t'i bërë thirrje SFSU-së që të anullojë MOU-n me Naxhah.
MESA, gjithnjë e gatshme për të shpalosur kredencialet e veta anti-Zioniste, vrapoi të përgjigjej: në 19 shtator, dyshja drejtuese e saj, Beth Baron dhe Amy W. Newhall i dërguan Wong një letër, e cila duhet lexuar e gjitha për të vlerësuar si duhet pasaktësinë në fakte dhe konfuzionin e saj moral. Ajo bën tri gjëra: maskon historinë e vërtetë të Naxhah, mbron një anëtare të fakultetit të SFSU, gjoja prej abuzimit që po i bëjmë, dhe hedh baltë mbi motivet e MEF.
(1) Me stilin modern injorues të fakteve, që përdorin shumë prej anëtarëve të saj, MESA as që përpiqet që të vërtetojë se akuzat tona (të dokumentuara gjerësisht) se historia e gjatë e Naxhahs në akomodimin dhe promovimin e terroristëve e bën atë të papërshtatshme si partner të çfarëdo universiteti amerikan. Në vend të kësaj, letra hedh poshtë përciptazi argumentet tona faktike si "të parthemelta" dhe "të cekëta" pa u bezdisur që të tregojë dëshmi se ku paskemi gabuar.
Rabab Abdulhadi jep lëndën "Studimet e Racës dhe Rezistencës" në Universitetit Shtetëror të San Franciscos. |
(2) Ne vumë në dukje se Prof. Rabab Abdulhadi, një profesoreshë në SFSU, kishte qendisur këtë MOU dhe dhamë shembuj të veprimtarive të saj të dyshimta. MESA u përgjigj duke akuzuar MEF se kishte ndërmarë një fushatë "ngacmimi ndaj Rabab Abdulhadi ... për shkak të pikëpamjeve të saj politike". Mirëpo, kritika e MEF ndaj Abdulhadit, nuk përqendrohet në pikëpamjet e saj politike, porn ë përpjekjet e saj për të zbatuar regjimin racist të bllokadës BDS ndaj Izraelit dhe ato për të çimentuar marrëdhënien e SFSU me një universitet radikal dhe miqësor ndaj terroristëve. Sipas kësaj llogjike, të kritikosh rezultatet e dobëta të një aktori apo atleti përbën "ngacmim". Kjo është një histori e vjetër tashmë, që akademikët kërkojnë një imunitet unik nga gjykimi i të tjerëve, a thua se zotërojnë ndonjë dijeni kaq ezoterike saqë ne ignorami e tjerë duhet të pranojmë se çfarë thonë pa asnjë diskutim.
(3) Duke kaluar në një fazë xhihadi, MESA e ofendoi MEF-in si një prej shumë "organizatave joakademike, të motivuara politikisht, që kërkojnë të kufizojnë perspektivat mbi konfliktin Izraelo-Palestinez... shpesh duke akuzuar se kjo lloj kritike [ndaj politikave të Izraelit] është anti-Semite". Duke mos i duruar këto fjalë, nuk mund të rri dot më pa u përgjigjur, së pari për të përshëndetur nënkuptimin e guximshëm të MESA-s se ata – një vatër përçarjesh politike (si ato mes faksioneve pro-Teheranit dhe pro-Riadit) – kanë ndonjë superioritet moral; dhe për mënyrën se si e hedhin në koshin joakademik Doktoratën time në Histori nga Universiteti i Harvardit.
Logoja e Shoqatës së Studimeve të Lindjes së Mesme për vitin 2016. |
Sa për klishenë e stërmunduar se kërkojmë të mbysim të tjerët, po shpluhuros një argument të dukshëm nga arkivi i lashtë: si një organizatë e vogël dhe private, MEF nuk mund t'ia mbyllë gojën askujt edhe sikur të dëshironte (dhe rastis që as nuk dëshiron që ta bëjë). Sa herë vallë duhet që ta përsërisë njeriu këtë fakt të dukshëm?
Së fundi, aludimi ynë se Naxhah është një organizatë që inkurajon studentët "drejt anti-Zionizmit, anti-Semitizmit, anti-Amerikanizmit, dhe dhunës" nuk është aspak një zakon nga ne, por hap i rrallë dhe i menduar mirë përpara se ta bënim e për të cilin mbetemi të vendosur. E thënë thjesht, në qoftë se mbështetja e Naxhah për BDS dhe intifadën, si dhe e kaluara e vet e prodhimit të xhihadistëve që kanë vrarë njerëz vetëm se janë hebrenj, nuk përbën anti-Semitizëm, atëhere ky term nuk do të kishte më kuptim.
Forumit të Lindjes së Mesme i vjen keq që SFSU nënshkroi një marrëveshje me Naxhah dhe që MESA është future në debat me këtë letër hileqare dhe sofiste. Mirëpo, i sigurojmë me gëzim të dy institucionet se Roja e Kampusit dhe Raportet e Konsumatorit të studimeve të Lindjes së Mesme do të vazhdojnë t'ua ndjekin veprimtarinë, sa kohë që të ekzistojë nevoja për shërbimet e tyre.