"Risia dhe përmasat e shqetësimit të Europës e bëjnë të vështirë që ta kuptosh, të joshin që ta injorosh, dhe gati të pamundur që ta parashikosh. Europa po na marshon të gjithëve drejt një terra incognita". Kështu e mbylla një artikull rreth dhjetë vjet më parë mbi temën e të ardhmes së Islamit në Europë. Tani, falë zgjedhjeve në Francë dhe Austri, një përgjigje është duke dalë në pah; Europianët duket se nuk janë gati "për të shkuar butësisht drejt asaj natës së mirë" por do të "egërsohen, egërsohen kundër dritës që po vdes".
E vërtetë, elitat, ato që simbolizohen nga Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, vazhdojnë të gënjejnë veten për çështjet e emigracionit, Islamizmit, dhe të identitetit. Ajo që quaj 6 P-të (politikanët, shtypi i printuar, policia, prokurorët, profesorët dhe priftërinjtë) refuzojnë të pranojnë ndryshimet themelore shoqërore dhe tensionet e jashtëzakonshme që po krijojnë politikat e tyre. Mirëpo – dhje kjo është e reja në këtë histori – masat kanë filluar të ngrenë zërin e tyre dhe jo thjesht me protesta të kota, por duke ndryshuar në mënyrë dramatike rrugën e vendeve të tyre.
Partia politike e qendrës së djathtë franceze, Republikanët, sapo zhvilloi primaren e saj të parë, në histori, sipas stilit Amerikan, për karriken e presidentit të vendit. Në të parin prej dy raundeve, shtatë kandidatë, dukë përfshirë edhe një ish-president (Nikolas Sarkozi) si dhe dy ish-kryeministra (Alen Zhype dhe Fransua Fijon), konkurruan për dy vendet e para.
Për muaj me radhë, Zhype dhe dhe Sarkozi ishin në krye të anketimeve, kurse Fijon një i tretë i largët. Fillon ishte kaq i padukshëm, sa për shembull, një koment për zgjedhjet paraprake franceze nga i shklqyeri Christopher Caldwell nuk e mori fare në konsideratë.
Zhype dhe Sarkozi udhëhoqën për muaj me radhë, kurse Fijon ishte një i tretë i largët – deri në ditët e fundit. |
Mirëpo, ashtu si ka ndodhur shpesh në vitet e fundit (Benjamin Netanyahu dhe David Cameron në 2015, Brexit dhe Donald Trump në 2016), opsioni më konservator doli shumë më mirë sesa pritej. Surpriza shokuese ishte që Fijon mori 44 përqind të votës, shumë përpata Zhypesë me 29 përqind dhe Sarkozisë me 21 përqind. (Katër kandidatët e tjerë morën 7 përqind.)
Fijon pastaj shpartlloi Zhypenë, në raundin e dytë, 66-34 përqind. Fijon, sipas të gjitha gjasave, do të fitojë edhe raundin e parë të zgjedhjeve të përgjithshme dhe pastaj do të fitojë një balotazh me ose me kandidatin e Partisë Socialiste, ose me Marinë Lë Pen të Frontit Nacional. Ai do të ketë ofruar kështu një rrugë të ndërmjetme për të ecur përpara mes nocionit budalla të një "identiteti të lumtur" (seriozisht!) të parqitur nga Zhype dhe kryengritjes së Lë Penit, e cila dëshiron të shtetëzojë "përkohësisht" bankat.
Nëse Fillon nuk devijon nga platforma e tij, zgjedhja e tij si president ka rëndësi epokale për Europën. Për herë të parë, një politikan centrist përqafon një vizion tradicionalisht patriotik, duke mbajtur qendrim në mbrojtje të kulturë dhe zakoneve indigjene europiane ndërsa kundërshton emigracionin në shkallë të gjerë dhe përshtatjen ndaj Islamizmit. Kjo e dëmton rëndë Frontin Nacional kryengritës, një parti pa përvojë e mbushur me pikëpamje eksentrike dhe shpesh të krahut të majtë.
Zakonisht njihet si hijerëndë, mirëpo Fransua Fijon mbaron pas makinave të shpejta dhe të bujshme. |
Fijon ka thyer tabunë mbarë-europiane kundër trashëgimisë së një partie, duke i marrë bujën një partie kryengritëse. Nëse vijon të luajë me të njëjtën taktikë drejt fitores, ai do të shtrojë rrugën për politikanë të tjerë të qendrës së djathtë, nga Greqia në Norvegji; qysh tani Merkel ka ndjekur shembullin e tij duke bërë një kthesë dramatike me thirrjen për të ndaluar përdorimin e burkës.
Këto ngjarje nuk kanë ardhur rastësisht tani; ato vijojnë dy zhvillime: aktet e përsëritura të dhunës xhihadiste në Francë dhe vendimin e Merkelit në 2015 për të lejuar hyrjen në numra të mëdhenj të emigrantëve të paverifikuar. Vendimi i Merkelit që ka mundësi të shihet si një pikë kthese në historinë europiane, ka ndihmuar edhe në ngjitjen spektakolare të Norbert Hoferit të Partisë së Lirisë në Austri (FPÖ) që gati mori presidencën e atij vendi, me 49.7 përqind të votës në prill dhe pastaj 46.2 përqind në dhjetor, të dy herët përballë ish-udhëheqësit të Partisë së Blertë.
Alexander van der Billen dhe Norbert Hofer, kandidatë për presidencën e Austrisë, debatuan ballë për ballë. |
Sigurisht, rëndësia e Austrisë nuk është e madhe dhe presidenca e saj është më shumë ceremoniale, mirëpo fakti që një parti kryengritëse si FPÖ-ja, dy herë me radhë për pak sa nuk arriti kufirin 50 përqind sfidon bindjen mbizotëruese se partitë rebele nuk marrin dot kurrë më shumë se një të tretën e votave. Ato munden. Hofer për pak fitoi dhe kjo do të ketë pasoja të mëdha, duke dëshmuar se nëse partitë tradicionale nuk do të vjedhin argumentet dhe kauzën e kryengritësve, këta të fundit do të ngjiten vetë në pushtet një ditë.
Se bashku, pra, zgjedhjet franceze dhe austriake, sugjerojnë se europianët kanë dy rrugë alternative për të refuzuar multi-kulturalizmin, Islamizmin, dhe emigracionin e pandalshëm: ose duke transformuar partitë tradicionale ose duke mbështetur partitë kryengritëse.
Ajo që do të zgjedhin varet kryesisht nga dy zhvillime kyçe: vullneti i partive të qendrës së djathtë për të adoptuar idetë e partive kryengritëse; dhe frekuenca dhe numri i viktimave të sulmeve xhihadiste.
Terra po bëhet gjithnjë e më cognita.