Diskutimi filloi dhjetorin e kauar, kur Donald Trump bëri thirrje për një "një ndalim total dhe të plotë të hyrjes së myslimanëve në Shtetet e Bashkuara deri sa përfaqësuesit e vendit tonë të marrin vesh se çfarë është duke ndodhur". Kjo proklamatë ndezi kaq shumë kundërshtime saqë Trump ndryshoi qendrimin e tij – disa herë, në fakt. Si qendrojnë punë tani lidhur me këtë çështje jashtëzakonisht të debatueshme dhe çfarë mund të presim nëse ai zgjidhet president?
Trump filloi ta shndërrojë qendrimin e tij në 14 korrik, kur bëri thirrje për një "verifikim ekstrem" të emigrantëve: "nëse një njeri nuk mund të provojë që nuk vjen nga një zonë dhe nëse një person nuk mund të provojë atë që kanë qenë në gjendje të provojnë, ata nuk do të pranohen në këtë vend". Asgjë për myslimanët këtu, përveçse për identifikimin e saktë.
Në një intervistë të përbashkët me kandidatin republikan për zëvendës-president Mike Pence, në 17 korrik, Pence u pyet që të shpjegojë mospërputhjet mes denoncimit të tij të mëhershëm të ndalimit të myslimanëve nga Trump dhe mbështetjes së tij të tashme për të. Mirëpo, përpara se Pence të mund të përgjigjej, Trump kërceu duke thënë: "Domethënë ju po e quani territore. Okej, do të rrimë me territore. Ne nuk do të lëmë njerëz që të vijnë nga Siria, të cilët askush nuk i njeh se kush janë". Ai sqaroi më tej lidhur me pengimin e nënshtetasve nga ato që ai i quajti "shtete të terrorit dhe kombe të terrorit" nga hyrja në Shtetet e Bashkuara.
Donald Trump dhe Mike Pence me Leslie Stahl në CBS News. |
Duke pranuar kandidaturën republikane në 21 korrik, Trump ofroi një formulim më të artikuluar dhe më autoritativ të këtij qendrimi të tij të ri: "Ne duhet që menjëherë të ndërpresim emigrimin nga çdo vend që është komprometuar nga terrorizmi derisa të jenë krijuar dhe bërë funskionale mekanizmat e verifikimit. Nuk i duam në vendin tonë".
Më 24 korrik, Trump specifikoi dy prej këtyre "vendeve të terrorit": "Flas për territore dhe jo për myslimanë. ...Kemi disa shtete dhe do të nxjerrim ... në javët e ardhshme një numër vendesh. Dhe është shumë e ndërlikuar. Kemi problem në Gjermani dhe kemi problem në Francë. Kështu që nuk është vetëm për vendet me... " (besohet që do të thoshte me "një shumicë myslimane" por u ndërpre dhe nuk e vazhdoi fjalinë.)
Ato javët kaluar dhe në 15 gusht, Trump nuk ka treguar cilat jnë këto vende të tjera. Përkundrazi, ai ka bërë thirrje për "një provim verifikimi" për të përjashtuar të gjithë ata "me qendrime armiqësore kundrejt vendit tonë apo parimeve të tij – ose të atyre që besojnë se ligji i Sherihatit duhet të zëvendësojë ligjin amerikan. Ata të cilët nuk besojnë në Kushtetutën tonë, apo ata që mbështeësin diskriminimin dhe urrejtjen, nuk do të pranohen për emigracion në vendin tonë – ndërsa ata që përqafojnë një shoqëri amerikane tolerante – do të marrin viza". Ai bëri përsëri thirrje për pezullim të përkohshëm të emigracionit, por këtë herë "vetëm nga disa nga rajonet më të rrezikshme dhe të trazuara të botës që kanë një histori eksportimi të terrorizmit".
Kjo paçavurre luhatjesh dhe kontradiktash të çon në disa përfundime.
Qartësisht, Trump nuk është ndonjë mjeshtër për politika të detajuara, por një amator që përpunon mendimet e tij në një skenë të ndriçuar nga prozhektorët më të mëdhenj të botës. E thënë ndryshe, ai mund të ndikohet nën presionin e kritikave, madje duke ndryshuar në mënyrë themelore edhe një prej politikave të tij më karakterizuese. Në të vërtetë, Trump ka shkuar edhe më larg dhe në muajin maj sinjalizoi fleksibilitet të plotë: "Shiko, çdo gjë që them tani – unë nuk jam presidenti – çdo gjë është vetëm sugjerim". Pra, ai paralajmëroi amerikanët se ruan të drejtën që të ndryshojë pikëpamjet e tij për çdo temë, në çdo kohë.
Islanda – origjina e numrit më të madh të të huajve që vijnë në Shtetet e Bashkuara? |
Së dyti, ndryshimi i tij nga ndalimi i myslimanëve në atë të qytetarëve nga vende të "komprometuara nga terorizmi" e çoi nga një qendrim koherent, ndonëse të shëmtuar, te një që është qartësisht i pazbatueshëm. Nëse gjermanët dhe francezët nuk do të jenë të mirëpritur për shkak të xhihadistëve të tyre, kush mbetet që të hyjë në Shtetet e Bashkuara? Dyert e kufijve do t'u mbyllen në fytyrë të gjithëve me përjashtim të disa vendeve fatlume si Islanda dhe Kosta Rika. Izraeli, "aleati ynë më i madh", i bie të jetë në krye të listës së Trump për ndalim-hyrje.
Ndryshimi më i fundit, njëkohësisht edhe ka kuptim edhe është për t'u përgëzuar; vërtet, në mënyrë të kënaqshme përputhet me këshillën time të tetë muajve më parë, që sugjeronte që Trump "të ndalonte islamistët, jo myslimanët". Ai nuk është duke kërkuar më ndalimin e të gjithë myslimanëve por po bën dallime mes miqve dhe armiqve, një dallim kyç që mund të realizohet vërtet nëse ka kohë dhe mjete të mjaftueshme si dhe inteligjencë.
Kjo sekuencë dëshmon se Trump mund të jetë në gjendje të mësojë– me ngadalë, në mënyrë erratike, pa dyshim – prej gabimeve të tij. Gjithashtu tregon se, sikur të zgjidhej president. Do të kishte mandat të adoptonte çdo politikë që dëshiron mbi bazën se "çdogjë është vetëm një sugjerim".