Historiani Bernard Lewis feston sot 100-vjetorin e lindjes.
Tre citate përcaktojnë karrierën e tij. Martin Kramer, një ish-student i Lewis, i përmbledh kështu arritjet e mësuesit të tij:
Bernard Lewis u dallua si historiani më me ndikim pasluftës i Islamit dhe Lindjes së Mesme. Sintezat e tij elegante e bënë historinë islamike të prekshme për një publik të gjerë në Europë dhe Amerikë. Në studime më të specializuara, ai shtroi rrugën për historinë sociale dhe ekonomike dhe përdorimin e arkivave të gjera otomane. Puna e tij me bortën myslimane paramoderne zbuloi si pasuritë e saj të shkëlqyera ashtu edhe vetëkënaqësinë mendjemadhe. Studimet e tij në historinë moderne kanë hedhur dritë mbi dialogjet e brendshme të myslimanëve në përballjen e tyre me vlerat dhe fuqinë e Perëndimit.
R. Stephen Humphreys nga Universiteti i Kalifornias vë në dukje "diapazonin e jashtëzakonshëm të studimeve të tij [dhe] kapacitetin e tij për të zotëruar tërësinë e historisë islamike dhe të Lindjes së Mesme, nga Muhameti deri në ditët tona". Dhe si e tha i ndjeri Fouad Ajami, nga Johns Hopkins University, me rastin e 90-vjetorit të Lewis, ai është "një orakull i kësaj ere të re Amerikanësh në tokat e botëve arabe dhe islamike".
Karriera e Lewis ka zgjatur monumentalisht për 75 vite, që nga artikulli i tij i parë ("Shoqatat e Zejtarive Islamike" – The Islamic Gilds) në 1937 deri te autobiografia e tij në 2012. Diku në mes të udhës, në 1969, ai hyri në jetën time. Në Izrael, në verën mes vitit tim të dytë dhe të tretë në kolegj, kur me aspiratat e mia për t'u bërë matematicien tashmë në dyshim, po mendoja që të kaloja në fushën e studimeve të Lindjes së Mesme. Për të marrë një ide për këtë fushë të re, vizitova librarinë e famshme "Ludvig Majer" në Jeruzalem dhe bleva "Arabët në histori" (The Arabs in History), libër nga Lewis, botuar në 1950.
Ai startoi karrierën time. Në 47 vitet që vijuan, Lewis vazhdoi të uhstronte një ndikim të thellë në studimet e mia. Ndonëse, kurrë nuk kam qenë zyrtarisht student i tij, kam absorbuar pikëpamjet e tij, kam lexuar gati të gjitha shkrimet e tij dhe kam recesionuar në mënyrë pozitive shtatë prej librave të tij (në 1982, 1986, 1988, 1989, 1994, 1996 dhe 2000), shumë më tepër se të çdo autori tjetër. Emri i tij shfaqet në 508 faqe të uebsajtit tim. Përtej numrave, ai më shumë se kushdo tjetër ka influencuar botëkuptimin tim të Lindjes së Mesme dhe Islamit.
Pavarësisht nga këto, të dy kemi debatuar ashpërsisht gjatë viteve të George W. Bush, sidomos për politikën ndaj Irakut (unë isha më skeptik ndaj përpjekjeve për SHBA-së) dhe gjerësisht për temën e sjelljes së lirisë në Lindjen e Mesme (po ashtu).
Për herë të parë u takoba me Profesor Lewis, në 1973, në Londër, kur ai më ftoi me bujari në shtëpinë e tij dhe më ofroi këshilë për studimet e mia të doktoraturës. E kam takuar së fundi dy herë në apartamentin e tij të vogël në rrethinat në Philadelphia.
Bernard Lewis (djathtas) me babain e autorit, Richard Pipes, në Londër, në maj 1974. |
Ai të lë mbresa se sa i mbajtur është me trup dhe me mendje, ndërsa shpenzon kohë në kompjuter dhe mbetet mjeshtër i muhabetit ("Çfarë është një barcaletë hebreje? Ajo të cilën ata që s'janë hebrenj nuk e kuptojnë, kurse hebrenjtë gjithnjë kanë dëgjuar një variant më të bukur) dhe herë pas here na tregonte anekdota nga një kohë kur ne nuk kishim lindur ende. (Si për shembull diskutimi i tij në 1946 me Abba Eban për karrierën që do të zgjidhte ky i fundit). Është mrekullueshme të shohësh se vazhdon të jetë mirë, ndonëse për fat të keq, porn ë mënyrë të kuptueshme, nuk përfshihet më në studime dhe nuk jep më opinione për ngjarjet e ditës.
Bernard Lewis me autorin në New York City, in maj 2008. |
I lindur vetëm 15 ditë përpara marrëveshjes Sykes-Picot që përcaktoi Lindjen e Mesme modern, 100-vjetori i tyre i përbashkët, e gjeti Sirinë dhe Irakun të bërë copa por Bernard Lewis mbetet më shumë se kurrë një frymëzim për shumë dishepuj të tij të vetëdeklaruar, duke përfshirë edhe autorin e këtyre radhëve.