Që nga krijimi i Izraelit, Palestinezët, Arabët dhe Myslimanët kanë përbërë shtyllën kryesore të anti-Zionizmit, kurse e Majta, që nga Bashkimi Sovietik te profesorët e letërsisë, ndihmësja e tyre kryesore. Mirëpo, rolet mund të jenë duke ndryshuar: ndërsa myslimanët dalëngadalë, pa shumë dëshirë dhe jo në të njëjtën kohë, po e pranojnë shtetit hebre si një realitet, e Majta po bëhet gjithnjë e më e zëshme dhe e fiksuar në refuzimin e Izraelit.
Shumica e dëshmive të çojnë në këtë drejtim: Anketimet në Lindjen e Mesme tregojnë thyerje në opozitën ndaj Israelit ndërsa një anketim madhor amerikan tregoi për herë të parë më shumë demokratë liberalë kundër Izraelit sesa por Izraelit. Qeveritë saudite dhe egjiptiane kanë marrëdhënie reale sigurie me Izraelin, ndërsa një figure (hebreje) si Bernie Sanders deklaron se "nëse vërtet [Izraelitët] dëshirojnë që ne të kemi një marrëdhënie positive me ta, mendoj se do t'ju duhet të përmirësojnë marrëdhënien e tyre me palestinezët".
Por unë do të doja të përqendrohesha te një shembull i vogël domethënës nga një institucion i Kombeve të Bashkuara: Organizata Botërore e Shëndetësisë botoi raportin A69/B/CONF./1 më 24 maj, me titullin kureshrar, "Kushtet shëndetësore në territoret e pushtuara palestineze, duke përfshirë Jeruzalemin Lindor dhe në Golanin e pushtuar sirian: Projekt-vendim propozuar nga delegacioni i Kuvajtit, në emër të Grupit Arab dhe Palestinës".
Dokumenti trefaqësh bën thirrje për "një vlerësim në terren të kryer nga Organizata Botërore e Shëndetësisë" me një përqendrim të veçantë në tema si "incidente të vonesës apo refuzimit të shërbimit të ambulancës" dhe "mundësia për të marrë shërbimet e duhura shëndetësore nga të burgosurit palestinezë". Sigurisht, i gjithë dokumenti denoncon Izraelin si një mohues i të drejtës për përdorim të pacënuar të shërbimeve shëndetësore.
Ky është një absurditet i nivelit më të lartë, kur mendon se OBSH punësoi një konsulent nga Siria fqinje, i cili është i lidhur me vërtet majën e regjimit të Asadit, megjithëse ky i fundit po kryen masakra që llogariten deri në gjysëm milionë vetë të vdekur dhe 12 milionë të shpërngulur (nga 22 milionë që ka pasur gjithësej popullsia përpara luftës). Nga ana tjetër, si gruaja ashtu edhe kunati i Mahmud Abasit, udhëheqësit të Autoritetit Palestinez, statusi dhe pasuria e të cilit u sigurojnë atyre kurim kudo në botë, preferojnë që të kurohen në spitalet e Izraelit, siç ka bërë motra, vajza dhe mbesa e Ismail Haniyeh, udhëheqësit të Hamasit në Gaza, armikut të betuar të Izraelit.
Mahmoud Abbas (majtas) dhe Ismail Haniyeh (djathtas), të fotografuar në mars 2007, që të dy kanë dërguar të afërmit e tyre për trajtim mjekësor në Izrael. |
Megjithë këto fakte, OBSH votoi në 28 maj që të pranojë propozimin për një vlerësim në terren, me rezultatin e parashikuar të njëanshëm të 107 votave në favor, 8 votave kundër, 8 abstenimeve ndërsa 58 vende munguan në votim. Pra deri këtu, kjo ngjan e gjitha si një rutinë e mërzitshme.
Mirëpo përbërja e blloqeve të votimit e bën vendimin që t'ia vlejë shqyrtimi. Votat në favor përfshijnë çdo shtet të Europës, me përjashtim të dy prej tyre, (Bosnje-Hercegovinës që ka gjysmën e popullsisë myslimane) dhe San Marinon me një popullatë totalë: 33,000), të cilat munguan në votim për arsye që nuk i di.
E përsëris: Çdo qeveri tjetër europiane me përjashtim të këtyre të dyjave mbështeti një vlerësim të njëanshëm në terren që do të sillte dënimin e pashmngshëm të Izraelit. Që të jem më specifik, kjo përfshiu autoritetet në fuqi nga Shqipëria, Andorra, Austria, Belarusia, Belgjika, Bullgaria, Kroatia, Qipro, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Islanda, Irlanda, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Maaedonia, Malta, Moldavia, Monako, Mali i Zi, Hollanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, Rusia, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar.
Ajo që e bëri akoma më të habitshëm këtë unanimitet gati të plotë europian ishte mungesa e shumë qeverive me popullsi të madhe deri mbizotëruese myslimane: Burkina Faso, Çadi, Bregu i Fildishtë, Eritrea, Etiopia, Gaboni, Gambia, Kirgizstani, Libia, Mozambiku, Sierra Leone, Sudani, Taxhikistani, Tanzania, Togo dhe Turkmenistani.
Pra, Islanda (me praktikisht asnjë mysliman) votoi për amendamentin kundër Izraelit ndërsa Turkmenistani që ka mbi 90 përqind mysliman) nuk votoi. Qiproja dhe Greqia, të cilat kanë marrëdhënie kritike me Izraelin, votuan kundër Izraelit ndërsa libianët historikisht armiqësorë nuk shkuan të votojnë. Gjermania, me njollën e saj në histori, votoi kundër Izraelit, ndërsa Taxhikistani, një partner i regjimit Iranian nuk mori pjesë. Danimarka me historinë e saj fisnike votoi kundër Izraelit, ndërsa Sudani, që udhëhiqet nga islamist, jo.
Ky model i papritur sugjeron që armiqësia monolitike muslimane po thyhet ndërsa europianët, të cilët janë masivisht të majtë, deri në pikën sa edhe partitë e krahut të djathtë ndjekin politika të zbutura majtiste, gjithnjë e më shumë e përbuzin Izraelin. Më keq akoma, edhe ato që nuk kanë të njëjtin qendrim, bashkohen me turmën, edhe për një votë pa shumë rëndësi si kjo në OBSH.
Angela Merkel, kancelarja gjoja e krahut të djathtë në Gjermani, pranon që një refugjat në Berlin të bëjë një selfie me të. |
Myslimanët dhe jo majtistët, janë ata që kryejnë pothuajse të gjitha sulmet e dhunshme në Izrael; dhe Islamizmi e jo Socializmi, mbetet ideologjia mbizotëruese anti-Zioniste. Por këto ndryshime hedhin dritë mbi procesin e ftohjes së marrëdhënieve mes Izraelit dhe Perëndimit dhe ngrohjen e atyre me fqinjët në rajon.