Ndërkohë që qeveritë europiane ua kanë plasur në fytyrë dyert emigrantëve ilegalë nga Lindja e Mesme, ku mund të shkojnë sirianët dhe të tjerët, pa qenë shumë larg atdheut, për të gjetur strehim dhe punësim? Përgjigjia është e qartë por çuditërisht e injoruar: në Arabinë Saudite dhe në sheikomet e tjera të pasura arabe.
Më shumë se një milionë të arratisurit që mbërritën me varka, trena, autobusë dhe me këmbë në Europën e veriut, në vitin e kaluar, i shterruan kapacitetet si dhe vullnetin e mirë të kontinentit për t'i pritur. Bashkë me këto numra kaq të mëdhenj erdhën rritja e krimit dhe sëmundjet, mungesa e dëshirës për t'u asimiluar, prirja për të imponuar ligjet islamike dhe zemërata të tilla si taharrush (sulmi masiv seksual) në Këln apo sulmet në Paris dhe Bruksel.
Si përgjigje, partitë populiste dhe fashiste (të tilla si, përkatësisht, Fronti Nacional në Francë dhe Jobbik në Hungari) u forcuan shumë. Ndenjat e publikut europian kanë ndryshuar thellësisht – si u duk edhe nga zgjedhjet e marsit në Gjermani – sa që numra shumë më të vegjël ilegalësh kanë shumë pak shanse për të hyrë, pavarësisht çfarë rrugësh të reja mund të provojnë, si për shembull nga Italia.
Kjo ka lënë një masë shumë të madhe migruesish që dëshirojnë të hyjnë në Europë. Një komisioner i Bashkimit Europian (BE), Johannes Hahn, llogarit "20 milion refugjatë që presin në pragun e Europës. ... Dhjetë deri në 12 milionë në Syria, 5 milionë palestinezë, 2 milionë ukrainas dhe rreth 1 milion nga Kaukazi jugor". Mirë, po ky është vetëm fillimi; unë do të shtoja edhe numrat e mëdhenj të libianëve, egjiptianëve, jemenasve, irakianëve, iranianëve, afganëve dhe pakistanezëve – dhe jo vetëm refugjatët politikë, por edhe migrant ekonomikë. Në tërësi, numrat e myslimanëve që janë të gatshëm të emigrojnë mund të barazojnë 510 milionë banorët e BE-së.
Për ku pra duhet të nisen ata? Një alternativë e dëshirueshme ndaj Europës ekziston; vërtet, është një destinacion kaq tërheqës saqë të huajt që tani përbëjnë gjysmën e popullsisë: ky do të ishte Këshilli gjashtështetësh i Bashkëpunimit të Gjirit, ku bëjnë pjesë: Bahrein, Kuvajt, Oman, Katar, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Le të përqendrohemi në Mbretërinë e Arabisë Saudite (KSA), më e madhja prej tyre në hapësirë toke, popullatë dhe ekonomi.
Mbretëria ka shumë pika tërheqëse për myslimanët sunitë. Së pari zotëron që tani rreth 100,000 tenda prej xhami fibër, të cilësisë së lartë që nuk janë në përdorim. Vetëm këto mund të strehojnë 3 milionë njerëz në Mina, jo larg në lindje të Mekës. Rezistente ndaj zjarrit dhe me ajër të kondicionuar, të plotësuara me banjo dhe kuzhina, kjo pasuri unike përdoret vetëm 5 ditë në vit nga pelegrinët e haxhit.
Disa nga 100,000 tendat prej xhami fibër në Mina, Arabia Saudite. |
Kur krahason Mbretërinë Saudite me shtetet e veriut të Europës, dallohen shumë nga avantazhet të saj.
Kulturalisht, shumë sunitë janë më të përshtatshëm ,me kufizimet e rrepta të sauditëve sesa me mjedisin laik të Perëndimit. Në Arabi Saudite, myslimanët mund të gëzojnë një shoqëri që lejon poligaminë, martesat e fëmijëve, dhunën ndaj grave, copëtimin e gjenitaleve femërore si dhe prerjet e kokave, ndërkohë që janë deri diku tolerantë ndaj skllavërisë dhe vrasjet në emër të nderit.
Sauditët gjithashtu japin që myslimanët të shmangin gjëra që janë haram (të ndaluara) si përkëdhelja e qenve, mishi i derrit dhe alkoholi; huatë me pagesa interesi; llotaritë dhe kazinotë; Ditën e Valentinit, gratë me veshje zbuluese, takimet e dashurisë, klubet e striptizmit; baret dhe martesat e gejve; nënkultura e drogës; dhe shprehja publike e pikëpamjeve anti-islamike.
Nuk ka rrezik që papritmas të përfundosh në një paradë të krenarisë së gejve, si kjo, në Arabinë Saudite. |
Vendet e Gjirit Persik janë kritikuar ashpër që nuk kanë marrë "qoftë edhe një të vetëm" refugjat nga Siria. E megjithatë, autoritetet saudite pretendojnë se kanë marrë 2 milionë e gjysëm sirianë. Si shpjegohet kjo mospërputhje?
Nga një anë, sauditët janë duke gënjyer. Po nga një anë tjetër, vendet e Gjirit dhe htete të tjera arabishfolëse si Iraku, Jordania, Libani dhe Siria nuk e kanë nënshkruar asnjëherë Konventën për Refugjatët të vitit 1951 (sepse nuk e pranojnë synimin e konventës për risistemimin e refugjatëve për mënyrën se si do të zbatohej në rastin e palestinezëve). Në mënyrë të ngjashme, ata shmangin përdorimin e fjalës refugjat, se nënkupton diçka të përhershme. Në vend të kësaj u referohen si mysafirë, të cilët nuk kanë sesi të rijnë përveçse përkohësisht deri sa t'u vijë mundësia që të kthehen në shtëpi.
Atëhere sa sirianë janë lejuar të hyjnë në Arabinë Saudite? Një studim, nga Lori Plotkin Boghardt e Institutit të Uashingtonit për Politikën e Lidnjes së Afrët, llogarit numrin e tyre në "pak më shumë se njëqinmijë" po e zëmë 150.000. Ky është një fraksion i vogël nëse e krahason me katër milionët në Turqi, Liban dhe Jordani – dhe vetëm 5 përqind e numrit të migrantëve që mund të ishin strehuar në tendat e mrekullueshme të Minës.
Që shtetet e pasura arabe janë kaq koprace kur vjen puna për të hapur krahët për myslimanët sunitë në fatkeqësi dëshmon një oqean egoizmi dhe hipokrizie. Mungesa e ndihmës prej tyre nuk duhet shpërblyer. Ka ardhur prej kohësh koha që qeveritë dhe organizatat e refugjatëve të mos përqendrohen më në Europë, por të kthehen nga ato vende arabe që i kanë mundësitë, që me lehtësi të madhe, të pranojnë, të strehojnë dhe të punësojnë vëllezërit dhe motrat e tyre në dëshpërim.
Shtesë e datës 18 maj, 2016: Lexuesit kanë pyetur pse kam pritur kaq gjatë për të botuar këtë ide (rreth migrantëve sirianë dhe të tjerë që duhet të shkojnë në Arabinë Saudite). Përgjigjia ime: Nuk kam pritur, por kam botuar një version më të hershëm të këtij argumenti pothuajse tre vjet më parë në "Lërini refugjatët të mbeten brenda sferës së tyre kulturore", në "Washington Times", më 24 shtator 2013.