Elliott Abrams e filloi bisedën duke pyetur se çfarë i kishte bërë amerikano-hebrenjtë që të distancoheshin nga Izraeli dhe zbuloi se arsyeja kryesore për 50-60 përqind të rasteve lidhej me martesat e përziera të hebrejve me johebrej.
Martin Kramer, pastaj, shtoi edhe një faktor të dytë: ndryshimin e raportit të pushtetit ndërmjet hebrejve të Amerikës dhe atyre të Izraelit. "Kur shteti i Izraelit u themelua në 1948, kishte 6 milioë amerikanë dhe 700,000 izraelitë: një raport gati nëntë me një... sot, raporti mes hebrejve amerikanë dhe izraelitë është një me një — rreth gjashtë milion në secilin vend. Në njëzet vitet e ardhshme, do të ketë mbi tetë milionë hebrenj në Izrael dhe mbase më pak se 6 milionë në Amerikë". Po puna nuk është vetëm te këto numra: "këta izraelitë janë ekonomikisht të begatë dhe ushtarakisht të fuqishëm" ndonëse "ndikimi politik hebre" po venitet në Shtetet e Bashkuara. Si rrjedhim, izraelitët nuk e vrasin mendjen me edhe aq shumë për opinionin e hebrejve amerikanë, gjë që ka sjellë krijimin e një distance nga hebrenjtë amerikanë.
Jam dakord me të dy argumentet e tyre dhe do të doja të shtoja një perspektivë të tretë.:
Mbështetja e hebrejve për Izraelin është dobësuar së pari sepse hebrenjtë janë qartazi në krahun e majtë apo liberal të spektrit politik (këto ditë këta simbolizohen nga Bernie Sanders), që është ana më kritike ndaj Izraelit.
Senatori Bernie Sanders është një kritik i vjetër i Izraelit. |
Nga pikëvështrimi i Izraelit, fakti që hebrenjtë amerikanë po e humbasin zellin e tyre për Izraelin është një humbje rëndë. Mirëpo, ajo barazpeshohet nga mbështetja e konservatorëve amerikanë për shtetin hebre.
Spektri konservatoro-qendroro-liberal i opinionit mbetet i qendrueshëm anketim pas anketimi (unë kam të arkivuara punën e më shumë se një dhjetëvjeçari këtu) dhe ai paraqet një mbështetje të madhe dhe në rritje të konservatorëve për Izrelin. Për shembull, anktimi i Gallupit për shkurtin 2016 tregon se 79 përqind e Republikanëve janë më shumë me Izraelin dhe vetëm 7 për qind janë me Palestinën (apo me një raport gati 11 me 1). Me një mbështetje kaq të madhe, hebrenjtë e Amerikës nuk janë më faktori kryesor që nxit qeverinë e SHBA-së për një politikë më favorizuese ndaj Izraelit.
Sigurisht që edhe kjo mbështetje mund të venitet një dië por për momentin duket fortë dhe një nga parimet bazë të vizionit konservator. Për të sjellë një provë, shikoni sesi një politikan Republikan (Charles Boustany) që ka lidhje me "J Street" u detyrua të kërkonte falje publikisht për këtë hap ("Më kanë keqinformuar me qëllim").
Kongresisti Charles Boustany (djathtas) gjatë një konference të "J Street" në 2009. |
Mbështetja konservatore përfshin edhe të krishterët e vetëshpallur Zionist, sigurisht, por ajo përbëhet edhe nga shumë të tjerë si (skifterët në fushën e mbrojtjes apo ata që kanë shqetësimin e islamizmit) të cilët nuk kanë motive fetare.
Zionistët e krishterë përbëjnë vetëm një pjesë të mbështetjes konservatore për Izraelin. |
Matematikisht, a është më mirë që të kesh mbështetje gati unanime të hebrejve, që përbëjnë 1,8 përqind të popullatës në SHBA, apo mbështetjen thelbësore të konservatorëve që përbëjnë 38 përqind? Pyetja e ka vetë përgjigjen brenda. E megjithatë, ky ndryshim ka disavantazhet e veta për Izraelin. Një prej tyre është që konservatorët dinë shumë më pak gjëra për Izraelin. Një tjetër është që Izraeli është bërë një çështje partiake.
Duke i lënë mënjanë nënkuptimet, mbetet e vërtetë se mbështetja e hebrejve po dobësohet ndërsa po zëvendësohet nga mbështetja konservatore. Pra opinion i hebrejve amerikanë tani ka më pak peshë krahasuar me të kaluarën. Konservatorët, mburoja e re e Zionizmit, janë ata që meritojnë tani atë vëmendje dhe kujdes.