Parashikoj që shteti i ISIS-it në Siri dhe në Irak do të rrëzohet po aq shpejt sa edhe u ngrit. Në fakt, po vë një bast këtu dhe po them se do të ketë ikur nga fundi i vitit 2016.
Është e pritshme që Shteti Islamik (i njohur gjithashtu si ISIS, ISIL, apo Daesh) të zhdukej sepse të gjitha shtetet totalitariane vjen një dotë dhe zhduken për shkak të tre zhvillimeve: kuadrot deziluzionohen, popullatat e sunduara vuajnë ndërsa armiqtë e jashtëm shtohen në numër. Nga të gjitha këto probleme vuajtën edhe shtetet fashiste të Luftës së Dytë Botërore si dhe blloku sovietik.
ISIS do të rrëzohet shpejt sepse vuan nga një formë e skajshme e këtyre problemeve.
Kuadro të zhgënjyer: Parajsa në tokë, që ISIS u premtoi vullnetarëve të tij, i ngjau në fakt më shumë ferrit, duke bërë që shumë rekrutë të merrnin arratinë ndërsa shumë të tjerë që kanë mbetur aty duan të bëjnë të njëjtën gjë. Një numër në rritje i luftëtarëve të ISIS-it nuk janë besnikë ndaj grupit dhe qendrojnë aty vetëm për para ose nga frika. Arsyet mund të jenë të ndryshme dhe variojnë nga banale si ushqimi i keq deri te më të lartat si problem me teologjinë e gabuar, por pakënaqësia zhgënjyese është një temë e përbashkët nga radhët e anëtarëve të ISIS-it. Ideologët radikalë shndërrohen në të penduar; luftëtarët e ndezur nga droga përfundojnë gati si zarzavate.
Gazeta "Express" e Britanisë shkruan për pakënaqësitë në ISIS. |
Popullata e sunduar që vuan: ISIS shtyp miliona fatkeqë që jetojnë nën regjimin e tij në një territor që për nga madhësia është gati sa Britania e Madhe. Ndërsa një numër njerëzish përfitojnë nga sistemi, shumica e gjerë e njerëzve vuajnë nga ndërhyrje mendjeshkurtra, varfërimi, rregulla arbitrare, brutaliteti dhe sadizmi që karakterizojnë zotërimet e ISIS-it. Këta njerëz, që ndodhen nën të, do të ngrenë krye sapo t'u jepet mundësia.
Armiqtë e jashtëm: ISIS-it duket se i shtohet krenaria kur bën sa më shumë armiq që të jetë e mundur, gjë që çimenton namin se nuk bën kompromise, mirëpo që i krijon më shumë dobësi. Pa qenë fare nevoja, armiqësoi jordanezët duke djegur të gjallë një pilot të forcës ajrore; agërsoi turqit duke vënë bomba në qytetet kryesore; aktet e tij të dhunshme në Paris, Bruksel e më tej e kanë kthyer në Armikun Numër 1 në shumicën e Perëndimit (duke përfshirë edhe islamistët që jetojnë aty); i ka armiqësuar të gjithë me shkatërrimin e antikiteteve, përdorimin e gazit helmues dhe prerjet e filmuara të kokave. Të vetmet aleanca që ka janë me grupe të të njëjtës mendje si Boko Haram në Nigeria.
Si rezultat, ISIS urrehet si askush tjetër. Për shembull, në një takim të paparë, Këshilli i Sigurimit në OKB, në dhjetor 2015 votoi në mënyrë unanime për t'i imponuar sanksione të jashtëzakonshme ekonomike ISIS-it. Në një nivel tjetër, një hetim i shkallës së gjerë, i kryer së fundi, zbuloi se arabishtfolësit 18 deri 24 vjeçarë thonë se ISIS është "problem më i madh, që kanë në Lindjen e Mesme", shumë më tepër se papunësia, Izraeli apo Irani.
Nga Anketimi i Rinisë Arabe, i kryer nga ASDA'A Burson-Marsteller, në 2016. |
Në tërësi, ISIS po humbet në numër njerëzish (25,000 vetë janë vrarë sipas një burimi në SHBA) po ashtu edhe në fuqi ekonomike dhe territor. Krerët po ia mbathin në qoshet më miqësore të Libisë. Dezertorët po nxjerrin skedarët me adresat dhe kontaktet personale të anëtarëve të ISIS-it. Bombardimet nga shumë forca të armatosura, të gërshetuara me përpjekjet kurde dhe atyre të përkrahura nga Bagdadi po sjellin pasoja mbi ISIS-in sidomos në financat e tij. Në 2015, ISIS humbi qendra si Baixhi, Kobani, Sinxhar dhe Tikrit, që së bashku përbënin 20 përqind të territorit të tij në Siri dhe 40 përqind në Irak. Këto humbje vazhduan në 2016, me Ramadin dhe Palmirën që tashmë janë jashtë kontrollit të tij. Një analist egjiptian, Abdel-Moneim Said, e ka krahasuar ISIS-in tani me vitin e fundit, të dëshpëruar dhe fatal të Rajhut Nazist.
Mirëpo, nëse shteti i ISIS-it në Siri dhe Irak nuk e ka të gjatë, ISIS do të vazhdojë të jetojë në mënyra të tjera. E para, është shteti pasardhës i tij në Libi dhe mbase edhe të tjerë në Nigeri, Somali, Afganistan e më tej. E dyta është vetë ideja e kalifatit, një koncept mesjetar i supremacizmit mysliman me pasoja dashakeqëse për jetën moderne.
Kështu që le ta përshpejtojmë rrëzimin dhe pastaj të festojmë rrëzimin e afërt të Shtetit Islamik me qendër në Raka të Sirisë, pa gënjyer veten se ISIS ka marrë fund tërësisht. Për të arritur atë do të duhet, për fat të keq, të mposhtet dhe të kufizohet, e gjithë lëvizja islamiste. Edhe kjo mund