Nju Delhi – Ndonëse ka kaluar një çerekshekulli që kur India u shkëput nga epoka e saj e ekonomisë socialiste dhe politikës së jashtme pro-sovietike, në diskutimet e fundit që kam pasur me intelektualë në Nju Delhi dhe tjetërkund më kanë treguar se specialistët e politikës së jashtme në këtë fuqi në ngjitje janë në thelb ende duke e menduar se çfarë roli do të kenë në botë, sidomos në raport me Shtetet e Bashkuara, Kinën dhe atë që ata e quajnë Azi Perëndimore (lexo Lindja e Mesme).
Kryeministri i Indisë Narenda Modi (qendër) duke bërë një "selfie" në gusht 2015 me Ministrin e Arsimit të :artë dhe Kërkimit Shkencor në EBA Sheikh Hamdan bin Mubarak Al Nahyan (majtas) gjatë vizitës në Xhaminë e Madhe "Sheikh Zayed" në Abu Dhabi. |
Ndonëse dy vendet e para të lartpërmendura me të drejtë tërheqin vëmendjen më të madhe, Lindja e Mesme paraqet sfida akute për Indinë – por edhe një shans të madh. Më poshtë vijon një rishikim i lidhjeve kryesore me këtë rajon të trazuar.
Islamizmi: Ndikimi islamik është përhapur historikisht nga Lindja e Mesme në rajone të tjera, duke përfshirë edhe Azinë Jugore dhe pothuajse kurrë në drejtim të kundërt. Sot, kjo po përsëritet me doktrinën islamiste– argumenti se që të bëhen të pasur dhe të fuqishëm, myslimanët duhet t'i kthehen modelit mesjetar dhe të zbatojnë në mënyrë të plotë ligjet islamike – siç gjëmohet më së forti nga Arabia Saudite dhe Irani për audiencat myslimane Sunite dhe Shiite, në mbarë botën. Ndikimi i tyre radikalizon popullatat tradicionalisht të moderuara myslimane në shumë rajone (si në Ballkan dhe Indonezi) dhe sjell pasoja të jashtëzakonisht të rrezikshme për Indinë, komuniteti mysliman gjigand i të cilës prej 177 milionë vetësh përfaqëson me një diferencë shumë të madhe pakican më të madhe fetare në botë. (Në vend të dytë, renditet shumë më larg Kina, me 67 milionë të krishterët e saj).
Agresioni iranian: Dy faktorë frymëzojnë një qendrim të favorshëm indian ndaj Iranit dhe shpjegojnë përpjekjet e palodhura të Nju Delhit për marrëdhënie të mira me Teheranin: lidhje të thella historike kulturore dhe shteti armiqësor i Pakistnit që qendron mes tyre. Në rregull, po nëse mbahet nën kontroll, duke siguruar që qeveria e Indisë nuk sakrifikon interesat dhe të drejtat e saj, përndryshe ky predispozicion mund të degjenerojë në përulje. Regjimi iranian tashmë ka zbarkuar dhunën në Indi, prirja e tij për luftënxitje kërcënon furnizimin me energji nga i cili varet India, duke lënë Gjirin Persik ndërsa këmbëngulja për të ndërtuar armë bërthamore destabilizon të gjithë rajonin. Pikërisht për këtë, India ka bërë një hap në drejtim të duhur duke nënshkruar marrëveshjen e saj të parë të mbrojtjes, në histori, me Katarin në 2008 dhe të dytën me Arabinë Saudite në 2014 (të dyja shtete të rrezikuara nga Irani) po që mund të dëmtohet nga thellimi i investimit në zonën e Portit Chabahar të Iranit.
Agjentë iranianë i vunë bombën makinës së një diplomati izraelit në Nju Delhi, në shkurt 2013, duke plagosur dy vetë. |
Nxitja e Pakistanit: Paratë e Riadit mbështesin përplasjen e Pakistanit me Indinë në dy mënyra kyçe: duke financuar masivisht shkollat islamike (medresetë) të cilat prodhojnë student të radikalizuar, që mësojnë përmendsh Kuranin por mbeten të paaftë për jetën e përfundojnë në mish për top të xhihadistëve; dhe e dyta duke ndihmuar bujarisht në shpenzimet për krijimin e bombës bërthamore "islamike" që me synimin e vet indiano-centrike, kërcënon këtë vend që prej 1998-s.
Tregëtia dhe mërgimtarët: Si importuesi i tretë më i madh në botë i naftës së papërpunuar, India varet nga Lindja e Mesme dhe kjo e fundit varet prej saj. Tregëtia 150 miliardëshe vetëm me gjashtë prej vendeve të Gjirit përbën një të pestën të të gjithë tregëtisë vjetore të Indisë edhe pse indianët janë mes investitorëve më të mëdhenj të drejtpërdrejtë në pronat e patundshme të Gjirit Persik. Punëtorët indianë në vendet e Gjirit Persnik numërohen të jenë rreth 6,5 milionë dhe janë një burim i rëndësishëm për Indinë si në planin e remitancave financiare (të përllogaritura rreth 35 miliardë dollar amrikanë në vit) ashtu edhe i ndikimit uahabist.
Aleanca me Izraelin: Rritja e marrëdhënieve me shtetin hebre jep një shenjë të rrallë pozitive. Popullsia e Indisë mund të jetë më shumë 150 herë më e madhe se e Izraelit (1,300 milionë në krahasim me 8 milionë) por dy vendet kanë shumë cilësi të rëndësishme të përbashkëta. Më e thella është ajo që të dy popujt besojnë në një fe të lashtë e cila nuk synon të zgjerohet. Që të dy praktikojnë demokracinë dhe sekularizmin, janë aleatë me Shtetet e Bashkuara si dhe zotërojnë armë bërthamore. Që të dy kanë pakica të rëndësishme myslimane (14 përqind in Indi, 19 përqind në Izrael), besnikëri e të cilëve mbetet e dyshimtë në një kohë kur të dy vendet përballen me kërcënim të mundshëm jetik nga një shtet mysliman (Pakistani, Irani).
Përtej këtyre vijave të përgjithshme, secili vend sheh përfitime të caktuara te tjetri: Të dy shtetet mund të shkëmbejnë informata nga shërbimet e tyre sekrete. Jeruzalemi mund të ndihmojë me lidhjet që ka në Uashington, ndërsa Nju Delhi mund të ndihmojë me lidhjet në pjesën e mbetur të lëvizjes së vendeve të paangazhuara. Në fushat ku Izraeli udhëheq botën, sin ë teknologjinë e ujit, mjekësi, sigurim dhe inovacion të teknologjisë së lartë, indianët kanë nevojë pikërisht për atë çfarë ofron Izraeli ndërsa izraelitët kanë nevojë për tregun gjigand indian. Vërtet, qeveria e Indisë është duke blerë mjete ushtarake nga Izraeli në vlerën 3 miliardë dollarë amerikanë, shitja më e madhe në historinë e Izraelit.
Lidhja tashmë e rëndësishme Indi-Lindje e Mesme po rritet me kalimin e kohës duke sjellë me vete si rreziqe ashtu edhe mundësi të mëdha. Çështja që kërkon përgjigje është se si do të arrijë India të nxjerrë përfitime nga Azia Perëndimore, duke mënjanuar pasojat toksike. Duke ditur sesa shumë ndërlikime vijnë me këtë lidhje, kjo nuk do të jetë e lehtë.