Nafta është prodhimi më i famshëm, në Lindjen e Mesme, që lakmohet nga mbarë bota e që ka sjellë në rajon pasuri përtej çdo ëndrre. Mirëpo uji është një mjet në dukje i rëndomtë por që sot ka shumë më rëndësi se nafta për banorët atje. Sepse pa të do të përballen me detyrimin e tmerrshëm për të braktisur shtëpitë nëse nuk duan të vdesin bashkë me to.
Kjo zgjedhje tingëllon si hiperbolike por kërcënimi është real. Egjypti dallohet mes të gjithëve sepse ka popullsinë më të madhe dhe rrezikon të bëhet vendi i tretë pas Irakut dhe Jemenit, që përballet me një problem jetik hidrologjik.
Grafik i "The Washington Times" për këtë artikull. |
Ashtu siç mëson në shkollë çdo fëmijë, Egjipti është dhuratë e Nilit dhe Nili është me një diferencë të madhe, lumi më i gjatë në botë. Ajo që dihet më pak është volumi i Nilit, 90 përqind vjen nga malësitë e Etiopisë dhe gjarpëron nëpër 11 vende. Që kur s'mbahet mend uji i tij është derdhur në Egjipt në sasi të panumërueshme.
Në 1929, qeveria britanike, duke përfaqësuar territoret Afrikano Lindore, nënshkroi një marrëveshje me qeverinë e Egjiptit që garantonte një prurje vjetore prej 55.5 miliardë metra kubikë (bcm) në Egjipt. Duke llogaritur një minimum prej 1,000 metrash kubikë për kokë në vit (mesatarja botërore është 7,230 metra kubikë),* sasia mëse mjaftonte për 15 milionë egjiptianët e asaj kohe.
Në 87 vitet që vijuan, popullsia e Egjiptit u rrit gjashtë herë dhe sot numëron rreth 90 miliardë vetë. Përveç 55,5 bcm që vijnë nga lumi, Egjipti përfton edhe rreth 5 bcm nga burime të parinovueshme të nëntokës si dhe 1,3 bcm nga shiu, që e lë me gjithësej vetëm rreth 62 bcm në vit, apo e thënë ndryshe, vetëm me një të tretën e nevojave minimale që ka vendi. Përveç kësaj, egjiptianët riciklojnë rreth 10 bcm të ujit nga kullimet bujqësore, natyra tepër e ndotur e të cilit (me mbeturina fertilizuese dhe insekticidesh) në fund e vret tokën duke e kripëruar atë. Sikur të mos mjaftonin prurjet e ulëta, Egjipti vuan edhe nga temperature të larta, të cilat sjellin ritme të larta të avullim-transpirimit, që rrit kërkesat për më shumë ujë për bujqësinë sesa në vendet me temperature më të ulëta.
Kjo pamjaftueshmëri e ujit përkthehet në nevojë për importim të ushqimeve dhe sot, Egjipti duhet të hyjë në borxhe që të mund të importojë një sasi alarmuese prej 32% të sheqerit që përdor, 60 përqind të misrit të verdhë për ushqim, 70 përqind të grurit, 70 përqind të fasuleve, 97 përqind të vajit ushqimor si dhe 100 përqind të thjerrëzave. Kjo varësi nga importi vetë do të përkeqësohet me kalimin e kohës; bazuar në parashikimet që popullsia e Egjiptit do të arrijë në 135 milionë, në 2050 dhe do të ketë nevojë për 135 bcm në vit, ndërsa në bazë të llogaritjeve të sotme, defiçiti i ujit do të rritet më humë se dyfish në 75 bcm.
Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, etiopianëve u ka dalë gjumi dhe kanë vënë re sasitë e mëdha të ujit që po dalin nga territoret e tyre pa asnjë përfitim për ta. Për këtë arsye ata kanë krijuar një rrjet digash, që janë kurorëzuar me atë të cilës i kanë vënë emrin e stërfryrë Diga e Madhe e Rilindjes Etiopiane (GERD).
Diga e Madhe e Rilindjes Etiopiane (GERD), në ndërtim e sipër, por pothuajse e përfunduar, ka krijuar shumë shqetësime në Egjipt. |
Siç është planifikuar për momentin, liqeni mbrapa kësaj dige do të mbajë 74,5 bcm, plus 5 bcm që do të humbasin rrugës nga kullimet e pikimet si dhe 5 bcm që do të humbasin nga avullimi. Katër diga të tjera ndihmëse sipër përgjatë rrjedhës do të sigurojnë pakësimin e fundeve të baltës do të mbajnë rreth 200 bcm. Duke pasur parasysh se 86 përqind e ujit të Egjiptit buron Etiopia, Specialistët egjiptianë, jo pa arsye, kanë përfunduar se 55,5 bcm të ndara për këtë vend, nuk do të vijnë. Nader Noureddin, një profesor i shkencave të ujit dhe dheut, në Universitetin e Kairos, mendon se digat po vënë në rrezik "jetën e 90 milion egjiptianëve". (Shumica e statistikave në këtë analizë rrjedhin nga puna e Noureddinit.)
Etiopians përgjigjen: Nuk ka asgjë për t'u shqetësuar, gjithshka do të jetë në rregull, sasia e caktuar është e garantuar dhe mbase më shumë do të shkojë në Egjipt. Kur Kairo gjithësesi proteston, atëhere Addis Ababa pranon studim pas studimi ndonëse vijon të ndërtojë me furi GERD-in, që parashikohet të jetë gati për t'u vënë në punë në 2016, duke rezervuar si fillim 14 bcm.
Potenciali për çoroditje është shumë i madh; në bitin 2013, gjatë epokës së Mohamed Morsiit, politikanët egjiptianë zbuluan padashje në publik planet e tyre ushtarake për forca speciale, avionë luftarakë dhe grupe rebele për të zgjidhur punën e GERD-it (hije të operës Aïda). Sot, Morsi ndodhet në burg por ide të tilla përsëri ofrojnë një ide të dëshpërimit egjiptian lidhur me këtë problem.
President Morsi duke drejtuar një mbledhje të qeverisë, e transmetuar drejtpërdrejt në television, në qershor 2013, ku politikanët egjiptianë diskutuan mjete agresive për ndalimin e digave të Etiopisë. |
Në themel, përplasja për lumin Nil vjen nga kuptime të ndryshme të pronësisë mbi ujin. Shtetet tëposhtë rrjedhjes nënvizojnë natyrën historike të lumejve që rrjedhin pa pyetur për kufij. Por shtetet në pjesën e sipërme të rrjedhës si Etiopia këmbëngulin se uji i takon atij që ka burimin, ashtu si nafta u përket arabëve. Asnjëra palë nuk e ka mirë ose keq këtu: zgjidhja mund të vijë vetëm nga kompromisi krijues (për shembull, duke ulur lartësinë e digave ndihmëse të GERD-it), duke lejuar etiopianët të përfitojnë nga ujërat e tyre pa i shkaktuar kataklizmën Egjiptit.
Në plan afatshkurtër, nevojiten burrështetas për të parandaluar katastrofën. Në plan afatgjatë, egjiptianët duhet të mësojnë sesi të administrojnë ujërat më me aftësi.