Kur Donald Trump, në dhjetor, bëri thirrje për "një ndalim të plotë dhe të gjithanshëm të hyrjes së myslimanëve në Shtetet e Bashkuara", unë u përgjigja se duke ndryshuar vetëm një fjalë - "Islamistët, në vend të myslimanëvea" - do ta shndërronte shpërthimin e tij ofendues dhe pa rrugë e krye, në një ide politike të realizueshme.
Deklarata nga Trump, e postuar në faqen e tij të internetit. |
Kjo solli këtë pyetje me vlera nga lexuesit: Po si mund të dallohet se kush nga myslimanët është Islamist dhe kush jo? Kjo është një punë shumë e bëshme, ndonëse e kushtueshme, që të merr shumë kohë dhe që kërkon aftësi të mëdha.
Me Islamistë (që janë e kundërta e të moderuarve), nënkuptoj ata rreth 10-15 përqind e myslimanëve që kërkojnë zbatimin e Ligjit Islamik (Sheriatit) në formën e tij të plotë. Islamistët, jo të gjithë myslimanët, janë barbarët modernë; ata, jo të gjithë myslimanët, duhet të nxirren menjëherë jashtë nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet perëndimore.
Si kërkime të thella ashtu edhe intervista intensive janë të nevojshme përpara se të huajt të lejohen në Shtetet e Bashkuara. Procesi duhet të fillojë me një hetim mbi familjen, shokët, shoqatat, punësimin, anëtarësitë dhe veprimtaritë e kandidatit për emigrant. Shërbimet e emigracionit duhet të kontrollojnë për anomalira, periudha pa informacion, veprimtari të diskutueshme dhe marrëdhënie të dyshimta; nëse gjejnë të tilla, duhet t'i shqyrtojnë.
Nuk janë vetëm figura publike tani si intelektualë, aktivistë dhe imamë, mendimi i të cilëve mund të ndiqet, por pothuajse kushdo, në sajë të përhapjes së gjerë të rrjeteve sociale (Facebook, Twitter, etj) plus ftesa e hapur e internetit për këdo që të shkruajë po të bëjë një video që do të jetë aty përgjithmonë për ta gjetur publiku.
Në raste të xhihadistëve të egër, të hapur dhe deklarativë, ky kërkim zakonisht mjafton për të zbuluar dëshmitë se pse duhen lënë jashtë. Edhe disa islamistë që në fakt nuk janë të dhunshëm deklarojnë me bujë ekstremizmin e tyre. Por shumica e islamistëve përdorin një ton shumë të butë dhe të tërthortë. Kërkimet shpesh janë të pmjaftueshme në kësi rastesh sepse islamistët e kujdesshëm i fshehin qëllimet e tyre dhe i bien rrotull me dredhi. Duke e ditur se islamistët e ligjshëm, i fshehin rregullisht pikëpamjet e tyre të vërteta, një intervistë (vullnetare) ballë për ballë është e nevojshme dhe duhet të jetë shumë rigoroze. Që të jem më konkret, intervista duhet të jetë:
E regjistruar: Me lejen e personit që merret në pyetje, shkëmbimi duhet të jetë videoregjistruar qartazi, në mënyrë që procedimet të jenë të kontrollueshme, ndërsa fjalët, toni, mënyrat e të folurit, shprehjet e fytyrës dhe gjuha e lëvizjeve të trupit të të intervistuarit të jenë aty për studim të mëtejshëm. Forma ka rëndësi: a buzëqesh i intervistuari, a i pulit sytë, a të shesh në sy, a përsërit veten, a djersitet, a kërkon ndërprerje të përsëritura për të shkuar në banjo, apo edhe a shprehet me mënyra joverbale?
Me Poligraf: Duke e lidhur të intervistuarin me një aparat zbulues gënjeshtrash mund ta shtyjë që të anojë nga thënia e të vërtetës edhe nëse makina, në fakt, nuk siguron informacion të përdorshëm.
Pak poligraf nuk prish ndonjë punë. |
Specifike: Pyetjet e shpërndara të tipit "A është Islami një fe e paqes?", "A dënon terrorizmin?" "Cila do të ishte përgjigjia juaj ndaj vrasjes së të pafajshmëve", ka të bëjë më shumë me atë se sa munden fjalët si paqe, terrorizëm dhe të pafajshëm ndihmojnë për të përcaktuar pikëpamjet e dikujt dhe duhen mënjanuar. Në vend të kësaj pyetjet duhet të jenë të përqendruara dhe të përpikta: "A mund të konvertohen myslimanët duke lënë Islamin, duke marrë një fe tjetër apo duke u bërë ateistë?"
Të shumta: Një pyetje e vetme nuk mund të nxjerrë përgjigje që përcakton qendrimin islamist; intervistimi efektiv kërkon një bateri hulumtimesh në shumë çështje, nga homoseksualizmi te kalifati. Përgjigjet duhet të vlerësohen në tërësinë e tyre.
Të shumëllojshme: Që dalë në shesh të vërtetën, duhet parë për divergjencë dhe paqendrueshmëri në përgigje që realizohet duke bërë të njëjtën pyetje me fjalë të tjera, duke zhvendosur theksin në to.
Të përsëritura: Pyetjet duhet të ribëhen herë pas here dhe në periudha të shkëputura me javë, muaj madje edhe më gjatë. Kjo është kyçe: gënjeshtrat janë më të vështira për t'u mbajtur mend se e vërteta, mundësitë që përgjigjësi të ndryshojë ato që thotë rritet si me volumin e pyetjeve ashtu edhe me kohën që kalon ndërmjet bërjes së pyetjeve. Sapo vë re një mospërputhje, intervistuesi mund të përqendrohet aty dhe të shqyrtojë natyrën, thellësinë dhe origjinën.
Ky protokoll intervistimi është shumë i gjerë, duke përfshirë bërjen e shumë pyetjeve specifike për një periudhë thelbësore duke përdorur formulime të ndryshme, për të kërkuar të vërtetën dhe mospërputhjet. Nuk është i shpejtë, as i lehtë apo i pakushtueshëm, ndaj dhe kërkon oficerë që kanë dijeninë e duhur për personat që intervistohen, shoqëritë nga vijnë dhe fenë islamike; ata janë si marrësit në pyetje në polici që e njohin si personin e akuzuar ashtu edhe krimin. Secila prej këtyre pyetjeve mund të bëhet në një mënyrë të dryshme duke u zgjeruar pastaj me pyetje vijuese lidhur me linjën e arsyetimit dhe thellësinë e ndjenjave të të intervistuarit. Ky proces nuk mund të merret lehtë. Nuk mund t'i biesh shkurt.
Me pak fjalë, që të mbrosh vërtet vendin nga islamistët nevojitet njëangazhim madhor talentesh, burimesh dhe kohe. Mirëpo, nëse realizohen siç duhet, këto pyetje mund të ofrojnë një mekanizëm për të ndarë armikun nga miku, mes myslimanëve.