Zonat e ndaluara pjesërisht, në hapësirave me shumicë myslimane janë pjesë e pejsazhit urbanistik, nga Mesdheu në Balltik, ku vetëm qeveria franceze ka numëruar 751 të tilla. Kjo shmangie nga përgjegjësia do të sjellë katastrofa dhe thirrje për përmbysje të menjëhershme të situatës.
I quaj këto pjesë të këqia të qyteteve të Europës "zona të ndaluara pjesërisht, sepse herë pas here njerëz të zakonshëm me veshje të zakonshme mund të hynë dhe të dalin, në orë të zakonshme. pa ndonjë shqetësim. Por ato mbeten zona të ndaluara, në kuptimin që përfaqësuesit e shtetit– sidomos policia, por edhe zjarrfikësit, lexuesit e aparateve matës, unëtorët e ambulancave dhe punëtorët socialë – mund të hyjnë vetëm në masë, me vrull dhe vetëm përkohësisht. Nëse nuk i binden këtij rregulli bazë (siç e mësova nga vetë përvoja ime në Marsejë), ata mund të rrethohen, fyhen, kërcënohen madje edhe sulmohen.
Ilustrim i "zonave të ndaluara" europiane të dominuara nga myslimanët – nga Linas Garsys, "The Washington Times". |
Kjo situatë nuk ka arsye të ekzistojë. Shoqëritë bujtëse nuk duhet të pranojnë që në mes të tyre të mbijnë zona të varfëra, të zhytura në krim, të dhunshme dhe rebele. Po nëse askush nuk i detyron qeveritë që të heqin dorë nga mbajtja e këtyre zonave nën kontroll atëhere pse e bëjnë këtë? Arsyeja është një shpresë e flaktë dhe gati e dëshpëruar për të shmangur kontrontimin. Politikat multikulturore ofrojnë iluzionin se po mënjanohet gjithshka që mund të perceptohet si "raciste" apo "islamofobe".
Kjo braktisje nuk është një devijim i vogël por një vendim me pasoja të rënda – pasoja madje shumë më të thella se, fjala vjen, dalja nga kontrolli i një qyteti amerikan me kriminalitet të lartë si East St. Louis. Kjo për arsye se zonat kuazi të ndaluara myslimane janë shembuj të një konteksti shumë më të madh politik, me përmasa të dyfishta perëndimore dhe islamike.
Ballina Pascal Bruckner në frëngjisht "Tirania e ndjenjës së fajit: Një ese për mazokizmin perëndimor". |
Perëndimor: Shmangia nga konfrontimi pasqyron një mëdyshje të fshehur thellë për vlerën e civilizimit tënd, madje edhe një veturrejtjeje për racën e bardhë. Intelektuali francez Pascal Bruckner vë në dukje në librin e tij të vitit 2006 "La tyrannie de la penitence" (Shqip: "Tirania e ndjenjës së fajit: Një ese për mazokizmin perëndimor") se të menduarit majtist "mund të reduktohet në denoncimin mekanik të Perëndimit, duke nënvizuar hipokrizinë, dhunën dhe paturpësinë e këtij të fundit". Europianët sillen si "i sëmuri i planetit", grykësia e të cilit dhe nocionet false të superioritetit kanë shkaktuar çdo problem që ekziston në botën joperëndimore: "Njeriu i bardhë ka mbjellë dhimbje dhe shkatërrim kudo që ka shkelur".
Në qoftë se triada vrastare e imperializmit, fashizmit dhe racizmit përfaqëson gjithshka që Perëndimi ka për të ofruar, padyshim që emigrantët në Europë, duke përfshirë edhe islamistët do të trajtohen si qënie superiore që meritojnë nderime të larta. Ata e shfrytëzojnë këtë duke u sjellë keq – nga marrja në dorë e tregëtisë së drogës, te përdhunimi i mbi 1,400 fëmijëve gjatë një periudhe 16-vjeçare te promovimi i ideologjive të dhunshme – pa pësuar pothuajse asnjë ndëshkim, sepse në fund të fundit, europianët gjithmonë e kanë vetë fajin.
Mysliman: Zonat pjesërisht të ndaluara janë gjithashtu fryt i prirjes islamiste për të përjashtuar dhe dominuar. Meka dhe Medina janë të vetmet zona zyrtare, sovrane dhe të përjetshme që janë ekskluzivisht vetëm për myslimanë. Për gati katërmbëdhjetë shekuj, këto dy qytete arabe kanë qenë zyrtarisht të pashkelshme për kafirët dhe mjerë kush prej tyre do të guxonte të hynte aty. Ka megjithatë plot literaturë për jomyslimanë që depërtuan në këto zona të shenjta dhe mbijetuan për të treguar historinë, një aventurë që është përsëritur në shekuj dhe vijon edhe sot e kësaj dite.
Por ka edhe zona të tjera të ndaluara islamike. Përpara se të humbnin pushtetin në 1887, sundimtarët myslimanë të Hararit, në Somali, kanë këmbëngulur për shekuj me radhë (sipas tregimeve të një oficeri britanik) për "përjashtimin e të gjithë udhëtarëve që nuk i përkisnin fesë myslimane". Me të njëjtën frymë, gra të veshura me hixhab u ulërasin vizitorëve jomyslimanë të Malit Tempull në Jeruzalem që t'i bëjnë të ndihen të paftuar dhe ta shmangin vizitën. Në Perëndim, enklava të ligjshme vetëm për myslimanët përfaqësojnë një përpjekje për autonominë dhe sovranitetin mysliman; organizata Myslimanët e Amerikës, me rreth 15 komplekse të tilla që gëlojnë nga armët dhe armiqësia janë krijuar në prona private anembanë Amerikës, përfaqëson një tjetër.
Një tabelë, që ua ndalon hyrjen në Mekë, atyre që nuk janë myslimanë. |
Ndryshe nga vendet si East St. Louis, zonat pjesërisht të ndalueshme me shumicë myslimane kanë një cilësi thellësisht politike dhe shumë ambicioze në vetëvete. Vërtet, nuk është edhe aq e tepruar të parashikosh kthimin e tyre një ditë në zona autonome myslimane ku zbatohet ligji islamik dhe sfidohen autoritetet. Përzjerja e qeverive të paguximshme europiane dhe ambicjes së fortë islamike për pushtet është tregues ise ardhmja do të sjellë trazira, kriza, rrëzime madje edhe luftë civile.
Disa besojnë se është shumë vonë tashmë për ta shmangur këtë fat. Nuk jam dakord, por nëse ka një mundësi për të hmangur katastrofat puna për shpërbërjen e zonave të pjesshme të pakalueshme duhet të fillojë sa më shpejt dhe të ekzekutohet me vendosmëri të qartë, bazuar në një ndjesi të rilindur për respektin ndaj vetes. Dy parime universal duhet të udhëheqin qeveritë europiane: mbajtja e monopolit të forcës dhe zbatimit të të njëjtit kod ligjor për të gjithë qytetarët.
Paqja e brendshme në Europë dhe ndoshta në rajonet e tjera, përfshi Australinë, Zelandën e Re, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara, kërkon asgjë më pak.