Lëvizja islamiste mund të ngjajë më e fortë se kurrë, mirëpo një shikim më nga afër nxjerr në pah dy dobësi që mund ta përmbysin, madje shumë shpejt.
Pikat e saj të forta dihen. Talibanët, Al-Shabaab, Boku Haram dhe ISIS e çojnë islamizmin – apo ideologjinë që kërkon zbatimin e Ligjit Islamik në gjithë tërësinë dhe ashpërsinë e tij – deri në skajet më të padurueshme, duke shtypur dhe dhunuar çdo gjë që u del përpara në rrugën e tyre drejt pushtetit. Edhe Pakistani mund të bjerë në duart e tyre. Ajatollahët e Iranit po gëzojnë një jetë të dytë si rezultat i marrëveshjes së Vjenës. Katari ka të ardhurat më të larta për kokë në botë. Recep Tayyip Erdoğan po bëhet diktator i Turqisë. Operativët islamistë po ia mëyjnë Europës përmes Mesdheut.
Marrevshja e Vienës në korrik 2015 u dha ajatollahëve një jetë të dytë. |
Mirëpo, dobësitë e brendshme janë aty, sidomos përçarjet dhe mosmarrëveshjet që mund ta përmbysin lëvizjen islamiste.
Lufta e brendshme u bë e pamëshirshme në 2013, kur islamistët ndaluan papritmas praktikën e tyre të bashkëpunimit me njëri-tjetrin dhe filluan luftën vëllavrasëse. Po, lëvizja islamiste, në tërësi, ka synime të përbashkëta, por është e përbërë nga intelektualë, grupe dhe parti të ndryshme me variante të përkatësisë etnike, taktike dhe ideologjike që nuk pajtohen me njëri-tjetrin.
Përçarjet e tyre të brendshme janë përhapur shepjt dhe thelluar shumë. Ato kanë vendosur sunitët kundër shiitëve, sidomos në Siri, Irak dhe Jemen; monarkistët kundër republikanëv, sidomos në Arabinë Saudite; metodat e dhunshme kundër të padhunshmëve, sidomos në Egjipt; modernizuesit kundër rilindasve mesjetarë, sidomos në Tunizi si dhe thjesht përçarje personale, sidomos në Turqi. Këto ndarje e pengojnë lëvizjen dhe bëjnë që islamistët t'ua kthejnë armët njëri-tjetrit.
Dinamika këtu është e lashtë: Sa më shumë i afrohen pushtetit, aq më shumë islamistët do ta luftojnë njëri-tjetrin për dominim. Se cilat janë dallimet mes tyre nuk kanë më shumë rëndësi kur egërsia bëhet tipari më i rëndësishëm tashmë që kanë shumë më tepër për të ndarë. Në Turqi, për shembull, politikani Erdoğan dhe udhëheqësi fetar Fethullah Gülen bashkëpunonuan për të dëbuar nga politika armikun e përbashkët, ushtrinë, por pastaj u kthyen kundër njëri-tjetrit.
Mungesa e popullaritetit, problemi i dytë, mund të jetë rreziku më i madh për lëvizjen. Pasi popullatat e provojnë më në fund pushtetin islamist, prirja është që ta refuzojnë. Tjetër gjë është të ëndërrosh në mënyrë abstrakte të mirat e ligjit islamik e krejt tjetër është të jetosh realitetin e tij, me pasojat që variojnë nga tmerret e shtetit totalitarian islamist, deri në diktaturën relativisht tolerante në Turqi.
Shenja të kësaj pakënaqësie janë shfaqur nga shumica e gjerë e iranianëve që nuk e duan më Republikën Islamike, dallgët e të mërguarve nga Somalia si dhe demonstratat masive egjiptiane në 2013 që protestuan pa mbaruar viti i parë i Vëllazërisë Myslimane në pushtet. Ashtu si për fashistët dhe komunistët, sovraniteti islamist i josh njerëzit për t'i votuar pa menduar mirë.
Egjiptianë të panumërt dolën në rrugë për t'i dhënë fund pushtetit islamist në qershor 2013. |
Nëse këto dy aspekte që përshkrova këtu do të thellohen, e ardhmja e lëvizjes islamiste do të jetë e turbullt. Disa analistë qysh tani mendojnë se era islamiste ka marrë fund dhe se diçka e re po lind nga gërmadhat e saj. Për shembull, studjuesi sudanez Haidar Ibrahim Ali argumenton se një epokë "post-islamizuese" ka nisur, ndërsa vitaliteti e islamizmit dhe joshja drejt "janë rraskapitur edhe mes mbështetësve dhe entuziastëve më të flaktë".
Armiqtve të islamizmit u mbetet shumë punë për të bërë. Myslimanëve u duhet nga njëra anë ta luftojnë këtë lëvizje kurse nga ana tjetër të zhvillojnë një alternativë bindëse ndaj synimit të saj për zbtimin e ligjit islamik si dhe të shpjegojnë në mënyrë konstruktive se çfarë do të thotë të jesh mysliman në vitin 2016. Jomyslimanët mund të shërbejnë si ndihms të jashtëm, duke ofruar çdo gjë, nga duartrokitjet deri te armët.
Problemet në rritje të islamizmit janë arsye për të pasur besim por jo për të fjetur mbi dafina, sepse përmbysje të realitetit mund të ndodhin në pasur besim por jo për të fjetur mbi dafina, sepse përmbysje të realitetit mund të ndodhin në çdo kohë. Mirëpo, nëse prirjet e sotme vijojnë në rrugën e nisur, lëvizja islamiste do të mbetet një dukuri jetëshkurtër si fashizmi dhe komunizmi përpara saj, duke e dëmtuar civilizimin perëndimor, por pa e shkatëruar atë.
Po çfarëdo që të shfaqet në horizont, mposhtja e islamizmit nuk do të jetë e lehtë.