Donald Trump, që udhëheq mes kandidatëve republikanë për president, bëri thirrje në 7 dhjetor, për një ndalim total dhe të plotë të hyrjes së myslimanëve në Shtetet e Bashkuara deri sa përfaqsuesit e vendit tonë të marrin vesh se çfarë është duke ndodhur". Ndrysho vetëm një fjalë nga ky formulim dhe mund të shndërrohet nga skandaloz në të shkëlqyer.
Duke reguar ndaj masakrave të myslimanëve në Paris dhe në San Bernardino, Trumpi vuri në dukje një urrejtje myslimane "përtej arsyes" ndaj Perëndimit. Prandaj, përfundoi ai: "Deri sa të përcaktojmë dhe të kuptojmë këtë problem dhe kërcënimin e rrezikshëm që paraqet, vendi ynë nuk mund të bëhet viktimë e sulmeve të tmerrshme nga njerëz që besojnë vetëm në xhihad".
Përgjigjet negative, brenda dhe jashtë vendit, nga myslimanë dhe jomyslimanë, erdhën me stuhi dhe vrull – dhe me plot të drejtë për arsye se shpërthimi pa takt i Trumpit ishte antikushtetues, i papranueshëm, i parelizueshëm dhe jostrategjik.
Antikushtetues: Çdo ligj bazë në Perëndim është sekular, që nuk lejon diksriminimin në bazë feje për emigracionin, pra deklarata e Trumpit më shumë se një ushtrim i politikës praktike është një ngacmim provokues.
E papranueshme: Përtej anës ligjore, sekularizmi përfaqëson një vlerë kyçe perëndimore, po aq të rëndësishme sa liria e fjalës, një vlerë që pothuajse askush nuk pranon ta sakriikojë për shkak të interesave të çastit.
E parealizueshme: Islami nuk është një identitet i pandryshueshëm si ngjyra e lëkurës. Myslimanët fare lehtë mund të heqin dorë nga Islami apo të konvertohen në një fe tjetër. Përveçse Trump e shtrin ndalimin e tij "total dhe të plotë" për të përfshirë edhe ish-myslimanët – që do të ishte akoma edhe më antikushtetues – ai thjesht do t'i nxisë edhe më shumë dukurinë ekzistuese të konvertimit për interesa afatshkurtra të myslimanëve (të simbolizuar nga një kishë në Berlin).
Jostrategjike: Fushata presidenciale e Trumpit edhe njëherë po bëhet e dëmshme; nga një anë ai i bën konservatorët që të duken si idiotë dhe nga ana tjetër u bën qejfin atyre që kundërshtojnë pikëpamjet e tij, si në rastin e grupeve radikale të tilla si Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano Islamike (të njohur kryesisht me inicialet CAIR), që ka gëzuar një vëmendje të paparë nga mdia duke e shtrytëzuar për të shpërndarë mesazhin e tyre djallëzor.
Pavarësisht nga këto, Trump ka ngritur një çështje kritike dhe urgjente me të cilën duhet të merren të gjithë perëndimorët, të simbolizuar nga cunami i emigracionit të paligjshëm drejt Europës dhe tensionet e mëdha që ka krijuar. E thënë thjesht, myslimanët paraqesin burimin më të madh të problemeve, sib ëhet e qartë nëse e krahason me emigrantët hindusë që janë të njëjtë në numër por që integrohen qetësisht në Perëndim.
Dhuna është kryetitulli i ngjarjeve që vijnë nga bota myslimane, qoftë kur bëhet fjalë për komplote të shkallës së gjerë (Parisi) apo për sindromën e xhihadit të "ujqërve të vetmuar" (San Bernardino). Mirëpo, problem nuk është vetëm dhuna. Armiqësia e muslimanëve ndaj jomyslimanëve merr forma të tjera si mësimi i supremacisë islamike në xhamira, vreri antisemit në rrugë, apo kërcënimi ndaj kujtdo që guxon të kritikojë publikisht Islamin. Çështjet që kanë të bëjnë me gratë janë sakatimi gjenital i femrave, vrasjet për nder, poligjinia dhe martesat me detyrim. Zakonet islamike çojnë edhe në antipatitë ndaj qenve që u shërbejnë të verbërve, pishinat e përbashkëta të notit, dhe homoseksualët.
Anketimet tregojnë shqetësim të gjerë – dhe ligjitim – për këto çështje dhe një padurim në rritje ndaj injorimit qeveritar të këtyre shqetësimeve. Kur Angela Merkel e Gjermanisë mirëpret një numër të pakufizuar emigrantësh të paligjshëm apo kur Barack Obama përqesh shqetësimet për emigrantët sirianë, është e pashmangshme që zërat populistë si ai i Donald Trumpit do të gjejnë pasues.
Në fakt, ai është vetëm politikani i radhës anti-emigrant, që ka gjetur një mesazh i cili rezonon në popull. PVV e Geert Wilders, në Hollandë, do të fitojë 39 nga 150 vende në parlament, sipas një anketimi të fundit, nga vetëm 15 që ka tani dhe pothuajse dy herë më shumë se çdo parti tjetër. Në zgjedhjet rajonale francize të javës së kaluar, Fronti Nacional i Marine le Pen udhëhoqi në 6 nga 13 distrikte. Ky prirje që shkon duke u rritur do të vazhdojë deri sa një nga këto parti kryengritëse dhe të mënjanuara të fitojë mbi 50 përqind të votave dhe të marrë në dorë qeverinë. Në këtë kontekst, Trump është një dukuri e kohës.
Po si duhet vepruar me emigracionin mysliman në një mënyrë të përgjegjshme dhe të përmbajtur? Unë ofroj dy propozime. Së pari, zëvendësoni shprehjen "hyrjen e myslimanëve në Shtetet e Bashkuara" në formulimin e Trumpit me "hyrjen e islmistëve në Shtetet e Bashkuara". Islamistët janë ata myslimanë që kërkojnë të zbatojnë ligjin islamik, të shtypin gratë dhe jomyslimanët dhe të vendosin një kalifat mbarëbotëror. Ata përbëjnë rreth 10-15 përqind të popullatës myslimane; ata dhe jo myslimanët në përgjithësi, janë barbarët që "besojnë vetëm në xhihad.
Së dyti, përfshini në një kontroll serioz të të gjithë vizitorëve dhe emigrantëve të ardhshëm, jo me kontrollet sa për formë që zbatohen sot. Për ta realizuar këtë nevojiten para dhe kohë, si dhe shqyrtime me fantazi për të dalluar dhe mënjanuar ekstremistët ideologjistë, por çdokush që hyn në vend duhet të kontrollohet për t'u siguruar që asnjë islamist nuk do të pranohet, asnjëherë madje as për vizita të shkurtra, duke rritur qartë sigurinë tonë të për