Republika e Turqisë po përjeton krizën më të madhe që prej themelimit të këtij shteti, rreth një shekulli më parë. Siç e ka nisur rrezikon që gjendja do të vazhdojë të përkeqësohet, nëse ky vend që ka qenë aleat për kohë të gjatë i Perëndimit shndërrohet në një diktaturë armiqësore.
Kriza ka ardhur kryesisht nga ambicja e një individi shumë të aftë, por të djallëzuar, presidentit 61-vjeçar të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan. Një politikan karriere që në të kaluarën ka shërbyer për katër vite si kryetar bashkie i megaqytetit të Turqisë, Stambollit dhe pastaj për 11 vite si kryeministër i Turqisë, ai ka pasur dy synime deri tani të papara në këtë republikë: vendosjen e diktaturës dhe zbatimin e plotë të ligjit islamik të Sherihatit.
Gjatë tetë viteve të tij të para në pushtet, 2003-11, Erdogan ka qeverisur me kaq finesë saqë askush nuk mund të dyshonte në këto dy aspirata të tij; dëshmitë nuk ishin bindëse. Edhe autori i këtij shkrimi, për shembull, shkroi një artikull në 2005 që peshonte dëshmitë kontradiktore në avor dhe kundër që Erdogan ishte një Islamist. Gërshetimi i respektimit të rregullave të lojës, kujdesit në skenën islamike dhe suksesit ekonomik bëri që partia e Erdoganit, Drejtësia dhe Zhvillimi (Adalet ve Kalkınma Partisi, ose AKP), të rriste përqindjen e votës në zgjedhjet parlamentare duke shkuar nga 34 përqind në 2002, në 46 përqind in 2007, te 50 përqind në 2011.
Ajo fitore zgjedhore e vitit 2011, suksesi i tij i tretë radhazi, bëri që më në fund, Erdogan të fitonte besimin e nevojshëm për të nxjerrë forcat e armatosura jashtë politikës. Ushtria kishte shërbyer për një kohë shumë të gjatë në Turqi si ndërmjetësuesja përfundimtare. Ishte ironike që ky ndryshim e ndaloi në vend që ta shtonte demokratizimin e dekadave të mëparshme, sepse lejoi që Erdoganit t'i fryej egoja përtej çdo kufiri, të nxirrte dhëmbët, të frynte muskujt e tij despotikë dhe të kërkonte hapur që të arrinte dy synimet e tij: tiraninë dhe Sherihatin.
Vërtet, Erdogan bëri që pushteti i tij të ndjehej në çdo fushë oas vitit 2011. Bankat filluan t'u japing hua biznesmenëve që i paguanin rryshfet AKP-së. Media kundërshtare u përball me gjoba t mëdha apo sulme fizike. Qytetarët e zakonshëm që kritikonin udhëheqësin papritur u përballën me paditje në gjyq, gjoba dhe burgime. Politikanët nga partitë rivale u përballën me hile të ndryra. Si një sultan i një kohe të harruar, Erdogan shkelte haptas ligjin dhe ndërhynte ku dhe kur i tekej, duke vënë dorë në proceset ligjore, vendime të pushtetit lokal dhe hetime të policisë. Për shembull, në përgjigje të evidencës së qartë të korrupsionit prej tij dhe familjes së tij, ai reagoi duke mbyllur thjesht hetimin e nisur.
Grupi Doğan, botues i gazetës "Hürriyet" (këtu në fotografi) u godit me një gjobë prej 2.5 miliardë dollarësh amerikanë në 2009. |
Rendi Islamik gjithashtu mori formë. Mësimi në shkolla u bë shumë më islamik, ndërsa shkollat fetare u shtuan. Numri i nxënësve, në këto të fundit, kërceu nga 60,000 në 1,600,000, një rritje 27-herë më shumë. Erdogan i këshilloi gratë që të rrinë në shtëpi dhe të pjellin fëmijë, duke kërkuar nga tre fëmijë prej secilës prej tyre. Burkat u shtuan ndërsa hixhabet u bënë vjeshje të ligjshme në ndërtesat qeveritare. Alkoli u bë më i vështirë për t'u gjetur dhe më i shtrenjtë për t'u blerë. Më gjerësisht, Erdogan u kthye te fryma e Perandorisë Otomane (1299-1922), gërreu themelet laike të republikës së themeluar në 1923 nga Kemal Atatürk dhe shpalli veten si anti-Atatürku.
Erdogan u përball gjithashtu me disa problem serioze pas 2011. Rritja ekonomike që i ngjante asaj të Kinës, u ngadalësua ndërsa borxhi u ngjit në hava. Një politikë shkatërrimisht e paaftë ndaj Sirisë ndihmoi në rritjen e Shtetit Islamik, shfaqjen e zonave autonome armiqësore kurde dhe miliona refugjatë të të paftuar që vërshuan nëpër Turqi. Marrëdhëniet e jashtme u keqësuan me të gjitha vendet fqinje: Teheranin, Bagdadin, Damaskun, Jeruzalemin, Kajron, Athinën, Republikën (Greke) të Qipros, madje edhe me Qipron Veriore (Turke). Lidhjet u tendosën edhe me Uashingtonin, Moskën dhe Pekinin. Marrëdhëniet e mira u kufizuan vetëm me të tillat si Doha, Kuala Lumpur dhe – si është vënë në dukje nga shumë tregues deri tani të mbështetjes turke për Shtetin Islamike – Raka.
Erdogan është përgjigjur me ashpërsi ndaj kësaj gjendjeje duke deklaruar: "Nuk shqetësohem prej izolimit nga bota" dhe madje ka sugjeruar se udhëheqësit e vendeve të tjera janë "xhelozë" ndaj tij. Po askush nuk e ha këtë. Slogani i vjetër i AKP-së, "Zero problem me fqinjët" është kthyer rrezikshmërisht në "Vetëm probleme me fqinjët."
Nga një anë, baza e Erdogan e pëlqen për shkak të cilësive të tij si udhëheqës me autoritet, mirëpo nga ana tjetër, dështimet në politikat dhe veprimet agresive ia kanë larguar blloqe votuesish sidomos Kurdët (një pakicë etnike), Alevët (një komunitet fetar që ka dalë nga Islami) dhe laikët. Vota e AKP-së si rrjedhim, ra nga 50 përqind (2011) në 41 përqind në zgjedhjet e qershorit 2015, një zvogëlim që solli humbjen më në fund të shumicës në parlament si dhe numrin e nevojshëm të deputetëve për të qeverisur vetëm.
Rezultati i dobët i qershorit 2015 ia bllokoi Erdoganit realizimin e ëndrrës për t'u bërë president ekzekutiv. Mirëpo, duke qenë se ky është po ai politikan që tha ka thënë, kohë më parë, kur ishte kryetar bashkie i Stambollit se demokracia është si një tramvaj, "do udhëtosh deri sa të arrish në destinacion, pastaj zbret", është e parashikueshme, që ai nuk do të linte diçka kaq të parëndësishme sa rezultatet e zgjedhjeve që t'ia prishin planet. Prandaj, filloi menjëherë manipulimin për t'i injoruar ato.
Fillimisht, zgjodhi nja-dy taktika: E para, refuzimin për të ndarë pushtetin me partitë e tjera, duke shpallur zgjedhje të reja për datën 1 nëntor; pra, praktikisht u dha turqve një mundësi të re për të votuar siç dëshiron ai që të votojnë. E dyta, pas vitesh negociatash me Partinë Punëtore të Kurdistanit (Partiya Karkerên Kurdistanêý, ose PKK), grupit më të madh kurd të kryengritjes së dhunshme, ai iu rikthye luftës kundër tij. Më këtë, ai shpreson të fitojë zemrat e mbështetësve të partisë etniko-nacionaliste anti-kurde, Aksioni Nacionalist (Milliyetçi Hareket Partisi, ose MHP).
Këto taktika duket se janë të kota; anketimet tregojnë se AKP po humbet po aq vota nga kurdët sa po fiton nga nacionalistët turq, kështu që mund të dalë në zgjedhjet e nëntorit me po atë rezultat që pati në qershor. Mirëpo, taktikat janë me pasoja të rënda, sepse po rrënojnë intitucionet politike, por nxisin tensione dhe shkaktojnë dhunë. Seria e re e dhunës filloi në korrik me hedhjen e bombës kundër një marshimi për paqe, duke lënë 33 të vrarë dhe që u pasua nga një kundërpërgjigje e PKK-së ndaj përfaqësuesve të shtetit. Më tej një qytezë kurde u vendos nën rrethim dhe dy shpërthime binjake në kryeqytetin turk, Ankara (për të cilat po fajësohet gjerësisht Erdogani) vranë 105 manifestues paqësorë. Dhe të mendosh se ka edhe dy javë deri sat ë vijë dita zgjedhjeve...
Rezultatet e anketimeve të opinionit politik në Turqi që prej 7 qershorit, 2015 |
Me fjalë të tjera, obsesioni i Erdoganit për të fituar një shumicë të madhe parlamentare është duke dëmtuar në mënyrë themelore vendin, një dëmtim që mund ta çojë drejt luftës civile.
Ajo që e bën disi absurde situatën është që çfarëdo rezultati që të dalë në 1 nëntor, Erdogan do të vijojë me vendosmëri fushatën e tij për t'u bërë diktator. Nëse nuk e bën dot në mënyrë ligjshme, do ta provojë në mënyrë të paligjshme. Duke përsëritur atë që shkrova përpara zgjedhjeve të qershorit, "ka pak rëndësi sesa deputetë fiton AKP-ja. Erdogan do të shkojë përpara në rrugën e tij, me breshëri, buldozier apo me rul, duke shpërfillur etiketën tradicionale dhe ligjore me ose pa ndryshime të Kushtetutës. Sigurisht, nëse do të kishte fuqi të plotë dhe të ligjshme kjo do t'ia zbukuronte rezymenë, por ai në thelb është tashmë një tiran dhe perspektiva e Turqisë është e përcaktuar".
Nëse AKP nuk i fiton votat e nevojshme që do t'i jepnin ligjoërisht pushtetin e fuqishëm Erdoganit, si do të mund ta realizonte ai në mënyrë të paligjshme? Viti i kaluar, kur ai u bë president, n aka dhënë një sinjal: Erdogani ia ka pakësuar pushtetin zyrës dikur të plotfuqishme të kryeministrit. Sipas të gjitha gjasave, ai do ta zgjerojë këtë proces, në gjithë qeverinë turke, duke krijuar një burokraci alternative në pallatin e tij të ri e gjigand, me operativë që kontrollojnë që aty ministritë e shtetit. Në dukje struktura do të mbetet formalisht siç është, por urdhërat do t'i marrë nga autokratët e pallatit.
Në mënyrë të ngjashme, parlamenti do të mbetet i paprekur në sipërfaqe, por fuqia e tij ligjvënëse do të nutralizohet Edhe shoqëria civile do ta gjejë veten një ditë nën kontrollin e pallatit, që do të shfrytëzojë levt e tij financiare dhe ligjore, ndërsa Erdogan do t'ua mbyllë gojën zërave kundërshtues në sistemin juridik, media, akademira dhe arte. Sipas të gjitha gjasave, radhën do ta ketë pastaj ankesa në biseda private, duke lënë Padishah Rexhepin e Parë, zot të gjithshkaje që i zë syri.
Po çfarë do të bëjë me gjithë këtë pushtet? Nga një anë, nuk do të ngopet dot së shijuari, për shkak të egos dhe etjes së pangopshme për pushtet. Përtej kësaj, ai do ta përdorë pushtetin e tij për të zbatuar agjendën e tij islamiste, që vjen nga trashëgimia e dikurshme perandorake otomane, duke shpërbërë edhe më tej revolucionin e Ataturkut dhe duke mbivendosur zakonet dhe ligjet islamike sunite. Ashtu si autokracia u vendos në Turqi, me etapa, ashtu edhe Sherihati do të vihet i gjithi në zbatim me kalimin e kohës. Proceset, të clat kanë filluar qysh tani – përmbajtja islamiste në shkolla, gratë që këshillohen të rrinë në shtëpi, zhdukja e alkolit, do të vazhdojnë të përshpejtohen.
Duke supozuar se sëmundjet misterioze të Erdoganit, mbahet nën kontroll, ky idil islamist ka vetëm një të metë: marrëdhëniet ndërkombëtare, që ka shumë mundësi që të bëhen edhe shkaku i fundit të tij. Ndryshe nga diktatorë të tjerë si Hugo Chávez në Venezuelë, që e kishte vendosur fati në mjedisin e qetë të Amerikës Latin, Erdogani është i rrethuar nga rajoni më në krizë i botës. Suksesi i tij brenda vendit shton mundësinë të një gafe të shkaktuar nga egoja që do të sillte fundin e pushtetit të tij. Marrëdhëniet e tensionuara me Iranin dhe Rusinë, mbi luftimet në Siri, ofron vetëm një nga prirjet e mundshme. Të tilla janë përplasja me Rusinë për shkak të fluturimeve në dukje të qëllimshme ruse mbi hapësirat qiellore turke, me Izraelin për shkak të Jeruzalemit ose Gazës, apo me Qipron për shkak të fushave të gazit të zbuluara së fundi.
(Me këtë perspektivë më mendje, vetë djali i Erdoganit, Bilali është zhvendosur kohët e fundit, në Bolonjë, të Italisë, me pretendimin se po punon për një tezë të doktoratës; mirëpo një informator ka akuzuar publikisht se Bilali është dërguar për të menaxhuar që aty pasurinë e madhe që ka vënë familja.)
Babai Rexhep dhe djali Bilal Erdogan. |
Kur të mbyllet epoka e Erdogani, vendi do të jetë më i përçarë sesa kur filloi në mars 2003, ndërmjet turqve dhe kurdëve, ndërmjet sunitëve dhe alevët, ndërmjet sunitëve besimtarë dhe atyre laikë, mes të pasurve dhe të varfërve. Do të ketë miliona refugjatë sirianë me vështirësi asimilimi dhe zona kurdësh të shpallura të pavarura prej shtetit. Do të jetë i izoluar nga bota. Do të ketë mbetur me një strukturë boshe qeveritare. Do të ketë humbur traditën e paanshmërisë ligjore.
Një arrijtje më e madhe e Erdoganit do të jetë përmbysja e politikave perëndimorizuese të Ataturkut. Ndërsa Ataturku dhe shumë breza udhëheqësish deshën që Turqia të ishte në Europë, Erdogani e solli atë me bujë mbrapsh në Lindjen e Mesme dhe në tiraninë, korrupsionin, nënshtrimin e gruas dhe tipare të tjera të një rajoni në krizë. Ndërsa turqit do të mundohen për vite që ta rregullojnë këtë dëmtim, ata do të kenë plot mundësi që të shqyrtojnë më mirë të këqiat që u solli Erdogani.