Palestinezët kanë hyrë në rrugën e gabuar dhe nuk do të dalin prej saj deri sa bota e jashtme të kërkojë më shumë prej tyre.
Tashmë çdo vit, ose çdo dy vjet, fillon një fushatë dhune e nxitur nga udhëheqës politikë dhe fetarë palestinezë që shpërndajnë teori konspirative syzgurdulluese (një e preferuar: Xhamia Al-Aksa në Jeruzalem ndodhet nën rrezik). Një spazëm e paprovokuar dhune kundër izraelitëve që ndiqet pastaj nga: sulme me raketa nga Gaza, shkelje me makinë brenda në Izrael, gjuajtje me gurë në Bregun Perëndimor, therrje me thikë në rrugët e Jeruzalemit. Në fund paroksizmi shuhet, por vetëm për të rifilluar përsëri, jo shumë kohë më vonë.
Amin al-Husseini mbeti në majë të pushtetit për dekada. Ai përfaqësonte "Palestinën" në Konferencën e Bandungut në prill 1955, kur po lutej (i fundit poshtë në këtë fotografi) së bashku me Mbretin Faizal të Arabisë Saudite (lart me kokë të mbuluar), Gamal Abdul Naserin e Egjiptit (në mes, përballë kamerës), dhe Imam Ahmed nga Jemeni (djathts, duke parë nga kamera). |
E vërtetë që këto raunde dhune sjellin disa përfitime për palestinezët, në Kombet e Bashkuara, në salla fakultetesh dhe në rrugët e qyteteve perëndimore ku ata korrin mbështetje kundër Izraelit. Mirëpo, çdo raund përfundon duke lënë palestinezët në një gjendje më të keqe, nëse llogarit të vdekurit dhe të plagosurit, ndërtesat e shkatërruara dhe ekonominë përtokë.
Për më tepër, veprimet e tyre pamoralshme dhe barbare ngurtësojnë opinionin izraelit, duke e bërë perspektivën e lëshimeve dhe kompromisit akoma edhe më pak të mundshme. Shpresat entuziaste të Izraelit, të dy dekadave më parë, për një "partner për paqe" dhe një "Lindje të Mesme të re" është zëvendësuar prej shumë kohësh tashmë nga dëshpërimi për të pranuar realitetin. Si rezultat, gardhet e sigurisë janë ngritur anembanë, madje edhe në Jeruzalem, për të mbrojtur izraelitët, të cilët gjithnjë e më shumë po besojnë se ndarja dhe jo bashkëpunimi është rruga që të çon përpara.
Kush e di sesa lumturuese është për palestinezët kur shohin sesi UNESKO dënon Izraelin për këtë apo atë, si bëri edhe pak kohë më parë, mirëpo veprimet e saj shërbejnë më shumë si teatër sesa si hapa praktikë drejt zgjidhjes së konfliktit.
Po nga vjen kjo këmbëngulje për taktika vetëshkatërruese?
Gjurmët ua gjen pothuajse një shekull më parë, në vitet themelore 1920-21. Në prill 1920, me një gjest miratues ndaj zionistëve, qeveria britanike krijoi rajonin e quajtur "Palestine" të skicuar për t'u bërë "atdheu i mundshëm për popullin hebre"; më vonë, në Maj 1921, emëroi si myfti të Jeruzalemit imamin Amin al-Husseini (1895-1974), një vendim i tmershëm pasojat e të cilit ndihen edhe sot.
Husseini ziente nga një armiqësi monstruoze ndaj hebrenjve; siç shkruan Klaus Gensicke në studimin e tij të rëndësishëm të vitit 2007, "Myftiu i Jeruzalemit dhe Nazistët", urrejtja e Husseinit " për hebrenjtë nuk njihte mëshirë dhe ai gjithmonë ndërhynte me zell të veçantë kurdo që druhej se disa hebrej mund t'i shpëtonin shfarosjes". Për këtë synim, ai nisi një fushatë pa kompromis mospajtimi– qëllimi ishte të eliminohej çdo shenjë e pranisë hebreje në Palestinë –– dhë përdori çdo taktikë të mundshme për ta realizuar këtë qëllim.
Kupola e Shkëmbit, para myftiut, rreth 1875. Vini re braktisjen dhe mungesën e kujdesit. |
Për shembull, ai mban një pjesë të madhe të fajita për antisemitizmin e pashërueshëm të Lindjes së Mesme, për shkak se përhapi fantazinë anti-semite të Protokollëve të Pleqve të Zionit, gënjeshtrën e gjakderdhjes të të krishterëve dhe mohimin e Holokaustit në mbarë rajonin. Trashëgimitë e tjera të tij përfshijnë edhe kthimin e Jeruzalemit në pikën e nxehtë që është edhe sot; përhapjen e shumë teorive anto-zioniste të konspiracionit që gërryejn Lindjen e Mesme; dhe të qënit një prej islamistëve të parë që bëri thirrje për xhihad.
Ai nxiti dhe organizoi dhunë pa asnjë provokim kundër britanikëve dhe hebrejve, duke përfshirë edhe një intifada trevjeçare në 1936-39. Më pas bashkëpunoi me nazistët duke jetuar në Gjermani, gjatë viteve 1941-45, ku u tregua kaq i dobishëm saqë fitoi një audiencë me Hitlerin. Kjo nuk ishte një vizitë kortezie siç vuri në dukje me saktësi kryeministri i Izraelit, Binjamin Netanjahu në 20 tetor, në të vërtetë, Husseini luajti një rol qendror në formulimin e Zgjidhjes Finale që solli në fund vrasjen e gjashtë milionë hebrejve.
Haxhi Amin al-Husseini duke inspektuar trupat e Boshtit. |
Husseini u bë mësuesi i një kushëriri të ri në moshë, që do të njihej në të ardhmen me emrin Yasir Arafat dhe Arafati vazhdoi me besnikëri programin e myftiut për 35 vjet, i ndjekur nga aparatçiku i tij, Mahmoud Abbas, i cili poi a mban gjallë trashëgiminë. Me fjalë të tjera, mospajtimi i Husseinit ende është tipari mbizotërues i Autoritetit Palestinez. Më vonë, ai kaloi vitet e pasluftës në Egjipt, ku pati ndikim të thellë mbi Vëllazërinë Myslimane, një degë e të cilës është edhe Hamasi, që gjithashtu ka trashëguar mospajtimin. Pra, që të dy krahët kryesorë të lëvizjes palestineze ndjekin metodat e tij vrasëse dhe vetëshkatërruese.
Vetëm kur palestinezët të arrijnë të dalin nga hija e trashëgimisë së errët të Husseinit, do të mund të fillojnë bashkëpunimin me Izraelin në vend që të luftojnë kundër tij; do të ndërtojnë qeverisjen e tyre, shoqërinë, ekonominë dhe kulturën në vend që të përpiqen të shkatërrojnë ato të Izraelit; dhe do të bëhen një ndikim pozitiv, ndryshe nga forca nihiliste që janë sot.
Po si do të ndodhë kjo? Nëse bota e jashtme, e simbolizuar për shembull nga UNESKO, nuk do të inkurajojë sjelljen e turpshme të palestinezëve dhe nuk do të pengojë përpjekjen e Izraelit për t'u mbrojtur prej saj. Vetëm kur palestinezët ta kuptojnë se nuk do të shpërblehen për sjelljen vrastare, ata do të ndalojnë fushatën e tyre të dhunës dhe do të fillojnë të pajtohen me shtetin hebre.